
Tetori është muaj ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Si çdo vit, figura të njohura botërore ngrenë zërin e tyre për të inkurajuar gratë që t’i kushtojnë vëmendje shëndetit dhe të parandalojnë kështu sëmundjet e rrezikshme siç është kanceri i gjirit.
Ylli i tenisit, Serena Williams ka publikuar së fundmi një video ndërgjegjësuese ku shfaqet topless dhe mbulon gjoksin me duar. Në video, Williams këndon një pjesë të hitit “I Touch Myself” nga The Divinyls.
“E dua vetën, dua të më duash edhe ti. Po kërkoj veten, dua që t’i të më gjesh. Kam harruar veten, dua të më kujtosh ti!”- thuhet në një pjesë të tekstit.
Serena e postoi këtë edhe në llogarinë e saj të Instagram-it.
“Në këtë muaj të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, solla një version të hitit botëror, për t’i kujtuar grave të kontrrollohen rregullisht. Kjo më nxjerr jashtë zonës sime të komfortit, por doja ta bëja sepse është një fenomen që na prek të gjithave. Gratë e çdo ngjyre, kudo në botë. Zbulimi i hershëm është çelësi, shpëtohen kaq shumë jetë. Dua që gratë ta kujtojnë këtë.”- shkruan ajo.

Kënga në fjalë është shkruar për Chrissy Amphlett, këngëtaren e grupit në fjalë që humbi jetën si pasojë e kancerit të gjirit në 2013-ën.