Celebrity

Lana Del Rey i kundërvihet Kanye West: ‘Ashtu si Trump-i, edhe ti ke nevojë për një kontroll’

1 Tetor 2018

Lana Del Rey i kundërvihet Kanye West: ‘Ashtu si Trump-i, edhe ti ke

Lana Del Rey i është vënë kundër Kanye West, i cili njihet për mbështetjen kundrejt qeverisjes Trump, përmes një komenti në Instagram. Reperi postoi një foto me kapelën MAGA - Make America Great Again (Ta bëjmë Amerikën për së mbari sërish), slogan ky i Donald Trump-it.

Lana komentoi tek postimi duke shkruar: “Zgjedhja e Trump-it si president ishte humbje për vendin, por mbështetja jote për të është humbje për kulturën. Ajo vazhdoi duke thënë se Trump dhe Kanye kanë probleme ekstreme me narcizmin.

“Nëse mendon se nuk ka problem të mbështesim një burrë që mendon se është OK të prekë një grua në vaginë thjesht sepse është i famshëm, atëherë ke nevojë për një kontroll po aq sa ai. Është diçka që shumë narcistë nuk do e kuptojnë”, shkruan ajo.

Lana Del Rey i kundërvihet Kanye West: ‘Ashtu si Trump-i, edhe ti ke

Në vitin 2014, Lana performoi në dasmën e Kanye-s me Kim Kardashian. Vitin e shkuar ajo iu bashkëngjit fushatës kundër presidentit Trump.

Lana Del Rey i kundërvihet Kanye West: ‘Ashtu si Trump-i, edhe ti ke

Në prill të këtij viti, një pjesë e mirë e amerikanëve u vunë kundër reperit që i doli në mbështetje presidentit. Më pas Kanye shkroi: “Ju nuk keni pse bini dakord me Trump-in, por turma nuk mund të më detyrojë të mos e dua atë. Ne të dy kemi energji të jashtëzakonshme. Ai është vëllai im. Unë i dua të gjithë. Unë nuk mund të bie dakord me çdo gjë që bën secili. Kjo na bën individë më vete. Dhe kemi të drejtë të kemi mendimin tonë personal.” Për më shumë informacion, mund të klikoni këtu.

Lana Del Rey i kundërvihet Kanye West: ‘Ashtu si Trump-i, edhe ti ke