
Ditën e djeshme, përmes një urimi emocionues në ditëlindjen e Mozzik- ut, Loredana konfirmoi atë çka dihej kohë më parë: reperja do të bëhet nënë!
Artistja është përpjekur të kamuflohet sa më shumë, nisur edhe nga klipi i fundit “Bonnie & Clyde” ku u shfaq me një pulovër me kapuç të gjerë, ndonëse herë pas herë ia dilnim ta dallonim barkun e rrumbullakosur.

Prive ka mundësuar publikimin e një videoje, ku paparacët kanë kapur dyshen duke bërë pazare në Zvicër. Në një moment Loredana kthehet dhe mund ta shihet fare qartë barkun, për herë të parë! Siç edhe duket nga videoja, reperja është në javët e fundit të shtatzënisë.