
Sapo përmendet fjala çantë me mijëra ide, koleksione, ngjyra, çmime, kombinime na vinë ndërmend. Ndoshta dikujt i kujtohen vitet 2000, atëherë kur shqiptarët sapo ishin njohur me markat e famshme dhe kishin një etje të pazakontë për t’i patur, qoftë edhe aspak origjinale. Mirëpo cila është çanta më e shitur në Shqipëri?
Duke qenë se po rritet gjithnjë e më tepër interesi i shqiptarëve për çantat origjinale, “Jo Vetëm Modë” iu drejtua “Via Anabel”, si një nga faqet më të besuara online dhe jo vetëm që tregton marka luksi me çmime shumë herë më të lira , për ta pyetur konkretisht mbi disa prej produkteve të jashtëzakonshme, si Hermes, Louis Vuitton, Channel etj, për të mbërritur tek çanta e preferuar në Shqipëri.
Vilma Bojaxhiu, administratore e “Via Anabel”, prezantoi disa prej çantave më të mrekullueshme - para jush: H-E-R-M-E-S. Kush nuk do donte një “Hermes Birkin” të vitit 1995, me lëkurë Courchevel dhe detaje prej floriri.
Ose një tjetër model ikonik të Hermes: “Hermes Herbag”, e ngjashme me modelin Kelly, në ngjyrë Blue De Galice.
Të mos flasim për "Hermes Verrou Chaine" në ngjyrën Rose Scheherazade, me lëkurë krokodili dhe shkëlqim të llojit Mississippiensis.
Tani pyetja 1 milion dollarëshe: Çanta më e shitur?
Siç pohoi edhe Vilma, çanta e preferuar e shqiptareve është “Louis Vuitton Neverfull”. Çanta, që është lëkurë canvas me printin Damier Ebene (Monogram), jo më kot është e preferuara e momentit, duke qenë se është krijuar për të mbajtur në të pothuajse çdo gjë, kudo që të shkosh: punë, përditshmëri dhe udhëtime. Një parajsë më vete.
Intervistën e plotë e gjeni këtu.