Relationships

E dhj.va, por ne thelb jam i mire

Letra 1
Jam nje djal 28 vjc nga nje qytet verior shum pran tiranes..problemi im cendron se qe i vogel me ka ecur gjithmon ters theksoj dhe pse veq mir kam ber ne jet..jetoj ne nje familje me gjendje ekonomike te dobet dhe pse para 3-4 vitesh ishim shum mir ekonomikisht..po jo kot eshte ajo shprehja bota eshte e rrumbullaket dhe ateher ce dukesh me mir mund te coj ne zero..dhe me femra sme ka ecur pothujse kurr dhe pse njoh kam shum femra nk ka zgjatur shum lidhja me asnjeren..theksoj ce dhe un ne dy raste kam lenduar dy femra qe qanin per mua..kam jetuar jashta ..ka 2 vjet jetoj ne shqipri ..po ngaqe jetoj ne nje qytet te vogel te gjesh pun ktu eshte e pamundur dhe jasht shtetit sme lejojn me te ik..jam merzit tmerrsisht..sdi cte boj kemi ngel si familje pa pun dhe vetem sherr me te shpis perdit thjesht ..dua te them se me duket vetja njeriu me i pafat sdi cte boj ..por ndjehem shum i stresuar...ju lutem anonim


Letra 2
pershendetje.duke u motivuar nga te tjeret,vendosa te shkruaj edhe une ju lutem postoni mesazhin tim. 


pyetja:straigt apo gay? si mund tkem nje jet normale?
jam 19 vjec edhe akoma nuk kam kryer marredhenien e pare.do thoni pse? sepse nuk jam ndjere i sigurte.
mua ne pelqejne shume femrat edhe bota e tyre sepse femrat jane te shenjta edhe te adhurueshme kam dashuruar nje femer ama lidhja nuk zgjati.
nga ana tjeter me terheqin edhe meshkujt e bkr.ato qe mbajne veten edhe jane te sjellshem e te mire.
dua shume qe tw ndryshoj e te lidhem perseri me nje femer e ta dua e mos te mendoj me per meshkuj,por sa vjen rasti te lidhem me nje femer ndjehem i pasigurte nese kryej marredhenie.
edhe pse marturbohem duke imagjinuar femra. sepse me pelqejne.
ama dua te krijoj nje lidhje normale e ti harroj meshkujt,sepse e di qe nuk esht normale kjo gje edhe jam shume keq gjate gjithe kohes.
kam shume nevoje te flas ne dike por kam shume frike.
flm nese e postoni.anonim ju lute,

Letra 3
anabel ma publiko se plasa tu dergu letra.

njoha nje goc para 6 vitesh ne facebook.flitnim shum cdo dit.ajo jetonte ne itali,erdhi vera dhe u takuam.prap vitin tjeter ashtu.te dy ishim ber shok te mir dmth.por me kalimin e kohes un fillova te ndjeja per te,edhe ajo te njejten gje me tregonte gjithcka te gjitha sekretet e saj,nga se kishte frike,dmth gjithcka.por shum persona kishin mjaft opinion te keq per te.ajo kishte pas nje lidhje me nje djal dikur e cila ma kishte treguar edhe vete.fillova te behesha xheloz per te edhe pse nuk me takonte,isha xheloz sepse disa persona thonin qe ajo kishte shkuar me ate djalin por ajo me tha qe jo dhe un mendoja qe me genjente.kshu fillova te sillesha keq me te duke e shar etj.apo me lutej qe te ndryshoja dhe te isha prap ai djali qe njohi ne fillim.por nuk e degjova i mbylla te gjitha marrdheniet me te,por ajo prap me kerkonet duke me thene qe i mungoja.por dikur ajo u lodh me sjelljen time dhe thjesht u largua.un e doja dhe prap e dua por jam shum mendjemadh per ta pranuar.me mungon cdo dit.kete vere me kerkoi perseri dhe donte qe te pajtohemi,por e djallosa prap edhe pse pa dashje.por me mungon shum.edhe e mendoj cdo dit.sepse ajo esht engjellore.por un jam idiot.anonim e din ti

Letra 4
Kisha nje te dashur e cila kishte nje shoqe shume te mire.Sa here dilja me te dashuren shoqja e saj vinte me ne.Njehere mora guximin ta ftoja per kafe.Ajo pranoi menjehere.Kaluam nje dite te bukur dhe perfunduam ne nje nate te paharrueshme.Ishte dita me bukur per mua.
Por problemi qendronte si do t ja thoja te dashures.Pasi mora guximin ja thash.Ajo u habit,ne fillim se besoj kujtoi se po beja shaka por e pa qe e kisha seriozisht.Pasi me bertiti dhe me shau ajo u largua.Une u ndjeva vertet keq por brenda vetes nuk u ndjeva fajtor.Kur pas 2sek vjen e dashura dhe ma kercet nje shpull te fort.Harrova tha dhe u largua.Une ngela ne vend.Pasi mblodha veten pashe qe m ishte skuqur faqa.S ka gje thash.Shkova te ftoja ate vajzen qe kalova mbremjen vetem kur marr vesh ajo kishte ikur ne Greqi.Nuk kthehej me.
Varja thash,dy dite s dola nga shpia por mblodha veten dhe shkova i kerkova falje ish te dashures.Ajo me perplasi deren ne fytyr.
Sot ne jemi.nje cift.i lumtur.Ajo me do edhe une e dua motren e saj.C fare te bej?!

Letra 5
Mbr anabel sa x temen do them ate qe ndjej se jo e kam dh*** po jam pak a shum fajtor .. Ka 1 vit e gjys i lidhur .. Dhe kto 2 muaj jemi zen shpesh jo nga faktori ekenomi jo shkolla sps ajo esht me te larten e un jo kjo ka qen pasiguri ne te.. E dashurojm njeri tjt pavarsisht zenkave.. Dje arritem kulmin sa me tha qe kam pranu 1 kerkes fejese e brenda muajit do fejohem.. Ka tip te keq se kur mrz mbyllet ne vete tben bllok stle munci shpegimi.. Cf sugjero si eksperte .. Thnx Anonim pls me "G"

Letra 6
E dhjeva, por ne thelb jam i mire...

Ishim adoleshente te dy, jo se tani jemi te rritur por tani jemi me te pjekur. U njohem rastesisht, komente te njeri tjetri ne fb... Po, aq vulgare sa tingellon.

Ashtu pa e kuptuar, qe ne ditet e para perfunduam duke folur me njeri tjetrin ne cdo moment te dites, pa nderpreje. Ishte fantastike, vajza me e mire qe me kishte rastisur te njihja ne gjimnaz. U njohem goxha mire me njeri tjetrin, dilnim perdite bashke, shkonim ne cdo vend, e kemi shetitur Tiranen e bekuar ne cdo cep. E shoqeroja neper kurse se pregatitej per te studiuar jashte shtetit dhe duhej te mbronte gjuhen si kriter per shkollen. Te dy e dinim qe mbas nje viti ajo do shperngulej ne Europe, por ishim marrezisht te dashuruar sa vendosem ti dilnim kundra fatit. Ne ate vit qe patem, gjithcka ishte nje mrekulli, perralle. Ishte cdo gje e ndertuar aq mire, sa dhe tragjedia me e madhe ne bote sdo i lekundte themelet e dashurise sone. I premtuam njeri tjetrin boten, dhe une isha i kisha falur gjithcka qe kisha. Do i falja dhe jeten po te mundja...
Erdhi momenti qe ajo do ikte, u takuam per heren e fundit dhe u pershendetem shume normalisht, sikur te nesermen do takoheshim perseri ne te njejtin vend ne te njejten ore.
Gjithcka shkonte shume mire, ashtu sic shkonte kur ajo ishte ketu por e vetmja gje qe mungonte ishte prania fizike. Asnje nga ne se kishte problem, deri... Deri ne naten kur nje shoqja e motres erdhi per te kaluar naten nga ne. Ajo tip i shkathet, une me shume. U pershtatem si dy copa puzzle me njeri tjetrin dhe oret e vona te nates e humbem paksa kontrollin, por gjithcka mbeti te disa puthje te cmendura.
Qe nga ai moment une se doja me veten, thjesht mendimi qe putha nje femer tjeter me hante nga brenda me grryente me sa force kishte. Si munda une tja beja dicka te tille? Asnje se dinte ate qe ndodhi ate nate, por kjo skishte ndonje rendesi te madhe, e dija une. Nuk isha i qete.
Lidhja vazhdoi shume normalisht, une e mblodha veten dhe erdhi momenti qe mbasi mbaroi vitin e pare do vinte per 2 muaj vere ne Shqiperi. Ndihesha i lumtur sepse do e shikoja perseri, me kishte marre aq shume malli... Ajo erdhi dhe ne cdo mbazdite dilte me shoqet, kusherirat, apo kedo tjeter qe mund ti dilte para. Po une ku isha, dashuria e jetes se saj? Ku kisha mbetur une? Ditet kalonin dhe mes nesh lindi nje ftohtesi shume e madhe, e paimagjinueshme. Cdo gje na conte drejt ndarjes, por asnje moment se pranova. Mendoja me vete se te gjithe kte e nisa une me ato puthje... Ajo iku pa asnje shpjegim, pa asnje mesazh dhe kaq. "Dashuria me e bukur, dashuria e adoleshences, ajo me e pastra" u zhduk si pa gje te keqe... 2 vite te hedhura poshte si te ishin 2 dite... Ajo i beri te gjitha, por pse ndihem kaq ne faj? Per sa kohe do me ndjeki fantazma e saj nga mbrapa?
Pse duhej te isha nje burracak dhe ta humbisja veten ashtu?
E di, ishte faji im... gjithcka u shkaterrua ate nate dhe pse se pranoja.
E dhjeva, e dhjeva keq, por nuk do jem me kurre i mire...


Nuk do dua asnje sic te desha ty, vogelushja ime...
(Anonim)

Letra 7
Pershendetje ty dhe fansave te tu dua te them nje hall dhe te mar nje mendim . Jam I martuar dhe kam dy fmi problemin qe kam esht qe po me prishet familja . Ne familjen time vetem un punoj dhe te ardhurat qe marr mjaftojn per tu ushqyer nje familje . Problemi qe kam tani esht te vllai sepse nuk e ka pas qef punen me djers asnjeher . dhe punonte vetem me pislliqe deri si perfundim e kapen si te gjith ata qe merren me te tilla punesh . Dhe esht denuar 16 vjet nga keto ka kryer 4 vjet ku qendron problemi un me rrogen qe mar nuk ja dal dot se ai do rroba firmato duhan nuk I pelqejn gjellet e burgut dhe kush e di se ca pi atje brenda se nuk ngopet me lek po shkoj drejt fundit se nusja po me thot turp te kesh . Ai ate kok kishte atje perfundoi po shiko femijet qe si kam bler nje gje un I jap te drejt po ca te bej ? Cfar do thot bota ? Cfar ti them prinderve ? Cfar ti them shokeve dhe miqsis ? A hidhet posht vllai ? Kur ishte jasht me pati ndihmuar nga gjendja ekonomike por spati menduar per nje dit si kjo se I pati len te gjitha neper kazino me shoqeri dhe femra un ca me pati len ja dhash po ato qe pati len si dolen as per kruajtse dhembesh un sa ncjerr me djers nuk e mbaj dot dhe ate dhe familjen . Ca te bej apo te pyes 100 vet dhe te bej si di vet . Te faleminderit ne qoft se e poston mbase esht ndonje mendim qe me pelqen dhe veproj .

Letra 8
pershendetje po tregoj edhe un historin time , kur filloj unv kishte shum goca ne ate deg qe isha un (biologji qe mos te pyesin pastaj kush na qenka kjo deg ) edhe ishim shum pak cuna disa nga qyeteti ku jam un e pak te ardhur po ne ishim ne qytetin tone edhe ndiheshim disi superior ne fillim , nejse njoha nje vajz ne fillim me terhoqi pamja e saj por me pas pamja nuk me bente me pershtypje pasi e njoha ajo qe me terhiqte ishte ciltersia , thjeshtesia karakteri dhe intelekti i asaj vajze pak nga pak un rash brenda me te si i thon fjales por nga aroganca mashkullore kisha frik ta pranoja kte gje sepse shpesh sot ne shoqerin ton kur nje mashkull thot dua nje vajz beht objektiv per tu gacmuar , nejse ajo ishte goc fantastike edhe esht akoma nuk isha i sigurt nqs ajo me pelqente keshtu qe stepesha ti thoshja qe ndjeja per te por si i thon edhe durimi ka kufij edhe mora guximin e i thash isha ne ankth nga reagimi isaj por ama kur me kthu pergjigje ngela i hutuar pergjigja e saj ishte PO TE ISHE VONUAR EDHE CA DO TA KISHA THEN VET E PARA . nisi nje lidhje perfekte ne cdo aspekt ndihesha shum mir me ate sepse ishte ajo qe me rrembeu zemren edhe ndenjat edhe sot zemra ime i perket asaj dhe do ti perkas der ne fund .. do thoni ju clidhje ka kjo me temen ne faj doja tju thoja qe nqs do nje person ske pse e dhj...t fare sepse kur dikush te do edhe e do ske nevoj per asgje tjeter thjesht shijon ate qe ke ..... flm nqs e postoni

Letra 9
Mirembrema Anabel

Meqe sonte temen na e kushtove ne cunave vendosa te shkruaj.

Kisha pak kohe qe flisja me nje femer shume te bukur,per te cilen shume meshkujve ju vinte mendja verdalle kur e shikonin duke me perfshire edhe mua.me pelqente aq shum ajo femer saqe pa pasur asgje me te vetem se pse e ngacmoi njeri rruges kam bere sherr e kam ndejt 1 nate ne komisariat,me ne fund e gjeta rrugen sesi ti bija ne sy e ta kuptonte qe e doja aq shum nje takim me te,ne fakt nuk e kishte aq te veshtire per ta kuptuar ajo sepse ne cdo hap qe bente me kishte nga mbrapa edhe pse kurre nuk guxoja ti hidhja nje fjale rruges.nejse.me ne fund erdhi dita qe i mblodha forcat shpirterore edhe i dola perballe edhe ja bera te qarte qe e pelqej pamase e dua te komunikoj me te.filluam folem nje muaj rrjesht vetem duke chatu edhe pse pak kohe te dites,e me ne fund na u be e mundshme te dyve qe te takoheshim.e imagjinoja aq perfekt ate takim e aq fjale te bukura me vinin ne koke.ja ku u gjendem balle per balle,filluam te flsinim,gjith kohes nje ze i brendshem me thoshte ki kujdes se do e dhj...sh.edhe un sbera gje tjeter vecse nuk lashe me zerin e brendshem te dyshonte qe do e dhjes.se pari i thashe qe paske zerin cik burreror,sedyti i thashe qe me pelqejne brunet e jo bjondet sic ishte kjo,se treti i thashe qe un jam kokfort e fjale pas fjale vazhdova ta dhjes muhabetin aq sa u beme te dy per bebelina e i thashe troc cohu ikim se e dhjeva,qe ate dite uroja mos ta shikoja me se me vinte turp prej saj.

Anonim te lutem se me dhiu e dashura ndru...

Letra 10
E dhjeva dhe ne thelb jam i keq!
I dhash fund nje lidhje qe per shum e shum kohe me dhuroi emocione te ndryshme. Por largesia beri te veten, ne fakt qe ne fillim largesia ka patur ndikim te keq tek te dy. Xhelozia ne kulm dhe debatet per hiç gje ne kulm gjithashtu. Ajo studion ne nje nga universitetet e Torinos ndersa une ktu, dhe sikur te kalonte nje gjysem ore pa komunikuar idea ishte se une kam qene duke e tradhtuar, harronte zonjusha se per vete bashkjetonte me shum djem dhe vajza tjera ne konvikt dhe arsyet me te medha i kisha une per tu bere xheloz. I keq jam une, kokfort jam une kur vjen puna per te me ulur, oh kjo po nuk kam pare qe mos te kaloj nje dite pa u kapur per dicka pa bere debat per dicka. Fundi normalisht nuk kishte si te dilte hajer, une mora ca mallkime te mira jo per gje por vetem per faktin qe nuk arrita ti nenshtrohem cdo dite te jetes time ashtu sic donte ajo, mora fryme thelle dhe i dhashe fund. Nje fund i vonuar por qe do te me rikthej vetvehten shpresoj
Chees too everyone!

Letra 11
Pershendetje. Gabimi im eshte fakti qe kam tradhetuar te dashuren. Por, kam qene nen efektin e alkoolit. Ndodhi vetem nje here. Une u deha dhe me pas e tradhetove. Gjithesesi mendoj se kur nje mashkull eshte nen efektin e alkoolit, i falet ky gabim. Kjo nuk do te thote se ai nuk e do te dashuren e tij. Thjesht e ben per te provuar eksperienca te reja. Por e do..Anonim ju lutem

Letra 12
ckemi anabel? te lutem postoje pasi e dashua ime ju ndjek aq shum saqe kam filluar te jem xheloz ndaj teje !

E DUA ! per here te pare ne jeten time kam ren ne dashuri me 1 person dhe sinqerisht ndihem krenar per femren qe kam ne krahe ..ajo me ploteson,eshte gjysma ime..un nuk jam i bukur ,bos ose i shkolluar thjesht jam 1 djalosh jo normal por psiqik pasi kam arritur te fitoj zemren e saj dhe me besoni meshkujt normal nuk do e benin kurre 1 gje te tille...me pelqen cdo gje e saj dhe kur behet xheloze un qesh me lot ..e dua aq shum saqe e fal dhe kur me rref me togzen e rripit dhe me mbyll ne bodrum per ore te tera ..e dua akoma me shum kur vjen e me mer me shpulla ne mes te llotos dhe me fut brenda ne shpi madje ju gjuan me shishe birre shokve te mi kur qeshin..se keni iden se sa e adhurushme qe eshte por mbi te gjitha e dua sepse ajo e kupton humorin tim skandinav dhe jam i sigurt qe po qesh me lot pasi e di qe kto qe po them nuk jan te verteta sepse po bej shaka per pjesen qe me rref sepse un jam burri i shpis .APO JO ZEMER ? JAM APO SJAM ? MR ME FAL ok ok nuk jam ..UN JAM BURGAXHIU I SAJ ! nuk jam dashuruar me pamjen edhe pse eshte si yll polar (nrm per mua) por jam dashuruar me inteligjencen e saj,me menyren e te shprehurit unike qe ka,me durimin e saj,me keshillat,kritikat,komplimentet,dashurin qe ajo me dhuron dita dites ..me zor pres ti degjoj zerin dhe me besoni nuk dua te me thot shpirti zemra etj etj thjesht dua ti degjoj zerin dhe ta kuptoj qe eshte mire me shendet dhe me pas dua ta bej per te qeshur sepse buzeqeshja e saj eshte drog per mua ..nuk e pyes kurre ku po del ,ku po shkon ,me ke je etj etj pasi jemi ne vitin 2014 miqt e mi dhe nqs 1 femer don te te tradhetoj e ben kur te doj por porrrrr nqs 1 femer te don ateher lejeni ne 1 dhom me 10 cuna dhe jam i sigurt qee as syt nuk do ja hedhi .(pas kesaj qe thashe pres ndonje koment humoristik por qe do i komentoj dhe un e me pas ai do qaj si foshnje porsalindur).e pse te bej kot si xheloz kur e di sh mire qe ajo me don mua ? ..me don per ket qe jam sepse nuk ka asnje interes tek mua ..un nuk jam as miliarder por thjesht jam psiqiku i saj qe i zbukuroj diten..jam ai person qe jap jeten per te biles kohet e fundit kam filluar ta ruaj veten dyfish vetem per shkak te saj sepse nuk dua te me ndodhi ndonje gje e keqe sepse mire vet qe do e vuaj por do bej dhe ate te vuaj dhe ju betohem qe vetem kur e mendoj qe ajo mund te vuj merzitem e jo me ta bej 1 gje te tille ...po e pranoj, kam qen nga ato cunat qe rrin ne lagje ,ngacmojn te tjeret kot,zihen,rri neper lloto ,bilardo kam pas konsumuar drog etj etj poshtersi pa fund por qekur jam njohur me te kam ndryshuar dhe jam bere njeri i mire ..kam ndryshuar per te sepse JA VLEN TE NDRYSHOSH PER 1 FEMER TE TILLE ..FEMRAT SI ANXHI JAN PROVA QE EGZISTOJN AKOMA FEMRA QE DIN TE DASHUROJN 1 MASHKULL DHE TA KTHEJN NE RRUGE TE ZOTIT ..FEMRAT SI ANXHI JAM ARSYEJA QE DJEMT I LUTEN ZOTIT QE TA GJEJN 1 TE TILLE ..UN E KAM GJETUR DHE PER HERE TE PAR NE JETEN TIME NDIHEM MASHKULLI ME ME FAT NE BOTE...jam i sigurt qe nqs zoti na shikon nga larg ai eshte i lumtur per mardhenien tone dhe kemi bekimin e tij ...ANXH NQS E LEXON KETE LETER TE LUTEM ME NXIRR NGA BODRUMI SHPIRT SEPSE E MBAROVA POROSIN QE ME LE DHE TE LUTEM KUR TE VISH NE SHTEPI MOS ME RRIF ME PASI AKOMA SME JAN MBYLLUR PLAGET ahaaahha te dua o frymemarrja ime ..me dashuri PSIQIKU YT ..flm anabel

Letra 13
mirmbrema anabel

Njoha nje vajze kur isha ne gjimnaz me ane te disa miqve. Filluan te flisnim ne fb dhe ne tel, kalonin ore te tera dhe flisnim per cdo gje dhe gjithcka. Nje minut pa njeri tjetrin u dukej nje shekull. Ne te dy niheshim faktikisht dhe me perpara por nuk i flisnim nj tj, njs e lame te takohemi dhe aty filloj gjithcka aty u dha puthja e pare dhe aty filloj nje dashuri e zjarrte. Kaluam nje kohe te bukur dhe iken nje kohe e gjate qe ishim lidhur pavarsisht se kishte zenka por kishte dhe nje ndjejn te forte por pas nje nate kur u zura me te mora vesht qe ajo me kishte tradhtuar, kishte perfunduar ne shtrat me nje tjeter. U coptova nuk arrija ta besoja dot gjithcka mu errsua dhe nuk ta kuptoja arsyjen pse e beri nje gjest te tille. Nuk i fola per nje kohe por ajo me lutej qe ta falja vuante nga ai gabim dhe un ndjeja shum per te dhe arrita ta fala. Kaluam dhe nje vite bashke dhe gjithcka u perserit dhe nje here vendin tim ne shtrat e kishte zene nje tjeter, u preva nuk dija cfar te thoja vetem nuk doja ta shikoja mu ul ne gjujne ne mes te tjerve qe ta falja por jo nuk arrija dot nuk e beja pavarsisht qe e doja marrezisht. Mbaroj gjimnazi dhe ne u shperndame ajo ne tr dhe un ne dr kaloj nje vit pa folur dhe rastesisht u lidhem ndepermjet fb dhe flitnim si shoke, ajo ishte e lidhur dhe une kisha nje tjeter prane. Por gjithcka ndodhi kur nje mbazdite me merr ne tel dhe me fton qe te shkoja ta takoja ne tr njs ika shetitem dhe pa e kuptuar perfunduam ne hotel, u ribashkuam por per pak kohe. Ajo ishte akoma e lidhur dhe fejohej pas pak por un ndjeja akoma per te por gje qe nuk ja shpreha kisha krenari nuk ja falja dot ate qe me kishte bere. U zurem perseri dhe nuk komunikuam per afro gjysem viti por rastesisht ne marrdhenie pune un u njohta me te dashurin e asaj dhe krijuam nje shoqeri te mire me nje tj. Por tani ndihem keq pasi kur shoh fejuarin e ish te dashures time qe ndihet i lumtur me te dhe beson qe esht nje engjell por faktikisht e ka tradhtuar me mua gjat kohes qe ishte i lidhur me mua me ben te ndihem keq nuk dua qe te lendohet dhe ai sic u lendova dhe une.Jam ne dilem ti tregoj te verteten apo jo?
anonim te lutem

Letra 14
Përshëndetje të gjithëve.

Nuk më rrihej pa e treguar edhe unë diçka rreth meje, edhe pse anonim.
Më pëlqen shumë një maturante, është e bukur, në fakt, është ekzagjerisht e bukur. Adhuroj duart e saj të vockla e të buta, si të një foshnjeje. Edhe unë i pëlqej asaj, e di sepse jemi takuar pa më njohur fare, kemi diskutuar për seksin e kësi gjërash në muhabet e sipër. Kështu që herë e dytë që u takuam u përpoqa ta puth, por ajo s'deshi. U mërzita, ajo është femër si ato që lidhen me një person vetëm kur bien në dashuri. Më shqetëson kjo gjë, unë kam jetuar jashtë, dhe atje njerëzit lidhen, puthen e bëjnë seks, me pak fjalë jetojnë jetën. Nuk e di çfarë të bëj. Të gënjej duke i thënë se jam i dashuruar me të? Mua s'më pëlqejnë edhe aq gënjeshtrat. Por e di se po ta gënjej, e më pas të puthemi, se çkam një parandjenjë se do bie në dashuri.

Faleminderit

Letra 15
Mirmrema anabel. Vendosa dhe un te shkruaj historin time ketu dhe pse askujt tjeter nuk ja kam shprehur ate qe ndjej. Tre vite me pare ne ditelindjen e nje shoqes sime njoha nje vajz e cila ishte gjithashtu shoqja e saj. Sapo e pash ndjeva nje terheqje shume te madhe ashtu si rralle me ka ndodhur. Ishte Shum e embel ne fytyr dhe aq e qeshur gjate gjithe kohes. Pas asaj dite i ftova serish ne kafe me shoqen time dhe mundohesha te shfrytezoja cdo moment per tu takuar. Nje dit degjoj qe ka te dashur. U merzita sepse me pelqente normal. Shoqeria jone vazhdoi. Dilnim shpesh ne grup. Kaluan keshtu dy vite dhe pelqimi im nuk u zhduk. Por kte gje e shihja dhe tek ajo. Dukej sesi i shkelqenin syt kur me shikonte apo si ndihej ne siklet kur e perqafoja. Domethene pelqimi ishte i ndersjellte por nuk ishte shprehur nga askush. Ajo nuk do ma shprehte kurr e dija po mua me mjaftonin shikimet e saj per te kuptuar cdo gje. Nje dit degjoj qe ishte ndar nga i dashuri i saj. Ateher filloj vertet ti tregoj qe me pelqen duke e ftuar shpesh ne kafe duke i mbajtur doren fort apo dhe duke e perqafuar fort kur ndaheshim. Nje dit pasi e shoqeroj per ne shtepi e perqafoj fort dhe e puth papritur. Aty i shpreha ndjenjat e mia. Kemi folur goxha gjat ne tel ate dit dhe un mundohesha shume qe te me pranonte. Te nesermen dalim dhe puthemi serisht por kte her me deshiren e te dyve. Kjo lidhje zgjati shum pak. Mua cdo dit me pelqente me shume. Ishte vajz serioze dhe e shum e mire. Por un jam shum tip aventurieri dhe kisha frik se do me kalonte ky pelqim dhe do e lendoja ate me shum. Pastaj isha 21 vjec ateher dhe nuk e mendoja veten me angazhime serioze. Kur u lidhim u gezova sepse kisha dy vite qe e pelqeja dhe thoja e zura me ne fund. Po pikerisht ateher kur un e realizova kete fillova vertet ta kuptoja sesa vlera kishte si femer dhe kshu per mos ta lenduar vendosa te ndahem me justifikim idiot. Ajo u nda me mua. Dhe per shum koh ne nuk kishim asnje kontakt me njeri tjetrin. Me mungonte dhe ndihesha shum fajtor. Doja ta shikoja serish ne syt qe i adhuroja per cilterine e tyre. Filluam te flasim serish po un nuk e mora me guximin ti shprehem. Tani eshte e fejuar dhe un i uroj shume lumturi. Por thell brenda vetes e ndjej gabimin e madh qe kam bere. Sepse un deri me sot nuk kam njohur me nje vajz aq te mire dhe te cilter. Aq te dashur aq te padjallezuar. E di se kur ta shoh serish nuk do mundem ta largoj shikimin nga syte e saj. I kam then se tek un do gjej dike qe gjithmon do e mbeshtes dhe kshu do jet.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb