Çfarë parashikon ligji për fëmijët e adoptuar. A mund të ngjiten në fron?
Duke iu referuar historisë, përgjigja do të ishte jo. “Fëmijët e adoptuar nuk kanë të drejta për të marrë titull”, shpjegon Marlene Koening, eksperte e njohur për mbretërinë britanike. “Për të pasur të drejta, duhet të jeni pasardhës protestant i Sophia-s.” Sophia kush?!
Atëherë, pasi udhëheqja e Mbretëreshës Anne në fillim të shek. XVIII përfundoi me vdekjen e saj në 1714-n, froni britanik kaloi në duart e kushërirës së saj, Sophia nga Hanover-i. Mirëpo Sophia vdiq më pak se dy muaj pasi mori fronin, ndaj kurora i kaloi djalit të saj të madh, Mbretit George I. Tani, të gjithë ata që bëhen monarkë, duhet të jenë pasardhës të Sophia-s dhe linjës që rodhi pas vdekjes së Mbretëreshës Anne.
“Kjo përjashton fëmijët e adoptuar”, vazhdon Koening. “Një anëtar i familjes mbretërore nuk ka gjasa të adoptojë një fëmijë; më shumë mundësi ka një labrador të adoptohet, sesa një vogëlush.”
Këto rregulla themelore u vendosën shumë kohë më parë, në Aktin e Vendosjes në vitin 1701. Sidoqoftë, me kalimin e kohës ato kanë ndryshuar. Në vitin 2013, u bënë ndryshime rrënjësore ku për herë të parë u përfshinë vajzat në rendin e trashëgimtarëve për fron, të cilat më parë spostoheshin nga vëllezërit e tyre.
A do të lejojë mbretëria praninë e fëmijëve të adoptuar dhe të drejtën e tyre për të marrë pjesë në linjën e trashëgimisë për fron?
Ekspertët janë të disa mendimeve, por një pjesë e mirë mendon se kjo gjë do të ndodhë një ditë. Ndoshta do të duhen vite e dekada me radhë, por do të ndodhë.
Pavarësisht se një fëmijë i adoptuar mund të mos jetë i mirëpritur në vijën e trashëgimisë, shumë shpejt do të mirëpritet brenda familjes mbretërore. Po themi që Princi George, djali i Princit William dhe Dukeshës Kate, vendos që më vonë të mos ketë fëmijë, por të adoptojë një. Ndoshta sot do t’ia ndalonin rreptësisht, njësoj siç mund të bënin me Harry-n vite më parë mbi martesën me Meghan-in, por më vonë nuk i dihet. Familja mbretërore ka treguar se sa i do rregullat strike, aq është në gjendje t'i thyejë ato.