Na ka ndodhur të gjithave, rrugës për shkollë, punë apo në një takim. Prandaj ju kemi sjellë 6 zgjidhje për problemet më të zakonshme që kanë lidhje me pamjen tuaj.
Keni gërvishur këpucët
Jeni penguar diku dhe keni gërvishur këpucët. Në varësi të materialit, ka nga një zgjidhje për secilin lloj. Për lëkurën, përdorni pak pastë dhëmbësh për të larguar shenjat e gërvishjes. Këpucët e kamoshit mund t’i fërkoni me një gomë lapsash dhe do t’i keni si të reja. Vazelina do t’i bëjë këpucët tuaja lustrafin të shkëlqejnë sërish. Në këpucët prej cope, një pastë me ujë dhe sodë do të luftojë njollat e krijuara.
Keni shkelur ose jeni ulur mbi një çamçakëz
Të shkatërrohen nervat kur sheh një çamçakëz të ngjitur pas këpuc ëve apo pantallonave të tua të preferuara. Qetësohuni! Fërkoni pak akull mbi të dhe sapo çamçakëzi të jetë forcuar, mund ta hiqni menjëherë.
Jeni mbuluar me qime nga macja/qeni juaj
Nëse nuk ju ndodhet pajisja që heq qimet nga rrobat, merrni pak ngjitëse letër, rrotullojeni rreth dorës me pjesën ngjitëse nga krahu sipër, dhe kalojeni dorën sipër rrobave për të mbledhur qimet.
Ju ka dalë një fije nga getat
Kjo është një nga emergjencat më të shpeshta. Për t’u siguruar se ajo fije nuk do të marrë të gjithë gjatësinë e këmbës, vendosini sipër pak manikyr të tejdukshëm. Kjo do ta mbajë në vend.
Burimi: Cosmopolitan