Unë nuk e dija, ju nuk e dinit, por beduinët që enden në shkretëtirë paskan pasur lëkurë perfekte. Me të drejtë do mendoni: “cfarë mund të gjejë një nomad në shkretëtirë që unë nuk e kam gjetur në kryeqytet?”. U desh që mamasë time t’i shkëlqente fytyra si kurrë më parë që unë të kuptoja që ka një krem të ri në jetën e saj . Kësaj rradhe, pavarësisht se unë krenohem që jam e para që zbulon produktet e reja në treg, ishte ajo që fitoi.
Mësova që devetë bëjnë një qumësht më vlera fantastike për lëkurën. Ai është i pasur me Vitaminë C, një anti oksidant natyral, proteina, karotenë dhe vitamina të tjera si A, B1,B2,B12, të cilat ndihmojnë në riparimin e lëkurës të dëmtuar. Banjat e famshme me qumësht të Kleopatrës, ishin në të vërtetë me qumësht deveje.
Kompania Cameline,e krijuar në Izrael në 2012 ka marrë më të mirën e qumështit të devesë,duke e bashkuar me vajrat natyralë, mineralet e detit të vdekur dhe bimët e shkretëtirës, për të krijuar kremërat çudbërës, në një linjë të gjerë për lëkurën dhe flokët.Natyrisht duke parë ndryshimin në lëkurën e mamit, doja dhe unë të provoja diçka, por për moshën time, ndaj vendosa ta vizitoj vetë dyqanin.
Produktet e Cameline fillojnë nga hidratuesit e thjeshtë, deri të ata më specifikët për lëkurë me probleme si akne, infeksione,myk lëkure, eczema apo psoriasis.
Unë zgjodha kremin e ditës dhe kremin e natës, për lëkurë normale në mikse, për t’i provuar.
Vura re se lëkura i përthithte mënjëherë pas aplikimit dhe qëndronte e hidratuar gjithë ditën. Pikat e zeza apo të inflamuara filluan të zhduken. Pas kësaj u riktheva në dyqan për të blerë disa produkte të tjera për të komplëtuar trajtimin, duke qënë se u dashurova me këtë linjë.
Si fillim mora qumështin pastrues Cameline, duke qënë se përdor shumë makeup dhe më duhet diçka që të pastrojë lëkurën në thellësi.
Zgjodha sapunin larës me mineralet e detit të vdekur i cili pastron lëkurën aq mirë sa duket si faqja e një fëmije.
Mora edhe maskën rigjeneruese me mineralet e detit të vdekur. Ajo heq lëkurën e vdekur, neutralizon toksinat dhe parandalon infeksionet e lëkurës.
Meqë isha në dyqan vendosa të marr diçka dhe për babin. Për të mora kremin e fytyres ditor për meshkuj.
Duke qënë se ai ka pasur probleme me mbajtjen e këpucëve veshur për orë të gjata, për të mora dhe kremin kundër mykut të këmbëve. Ky krem ja qetësoi skuqjen dhe dhimbjen me vetëm pak përdorime, prandaj ndjej se duhet t’ju tregoj më shumë për kremrat kurues të Cameline.
Kremi për aknet, i cili lehtëson dhimbjet dhe trajton fryrjet e lëkurës.
Kremi për ekzema ose kremi dhe shampo për psoriasis, gjithashtu aplikohen disa herë në ditë për qetësimin dhe eleminimin e problemit.
Cameline ka dhe një krem për pickimet i cili është shumë dobishëm gjatë sezonit të nxehtë.
Me pak fjalë, mund të gjeni një krem për çdo problem që keni. Unë nuk munda t’i përmënd të gjithë në artikull, prandaj më poshtë po ju lë llogaritë sociale dhe vendndodhjen e dyqanit, që të zhbironi vetë. Më falenderoni më vonë.
Numër Kontakti 045628285