Dieta

Qëndroi vegane për 4 vite: Blogerja tregon pasojat e dietës

25 Shtator 2018

Qëndroi vegane për 4 vite: Blogerja tregon pasojat e dietës

Një blogere hollandeze ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në media sociale pasojat që i solli ndjekja e një diete vegane për 4 vite me radhë. Kriss Kasumi gjithashtu ka treguar edhe rezultatet që prishja e këaj diete solli më pas në jetën dhe shëndetin e saj.

Rreth 4 vite më parë blogerja vendosi që për arsye shëndetësore të fillonte të ndiqte një dietë vegane. Muajt e parë filloi të shihte rezultate të shkëlqyera, lëkura e saj ishte më e pastër, kishte mjaftueshëm energji që rritej me kalimin e kohës.

Pas dy vitesh ndjekjeje të kësaj diete Kriss filloi të përballej me shenja disi të pazakonta që lajmëronin se ushqimi po punonte kundër trupit të saj. Thonjtë filluan t'i thyheshin, ndihej e stresuar gjatë gjithë kohës dhe cikli menstrual iu ndërpre për katër muaj me radhë.

Gjatë asaj kohe blogerja tregon se e kuptoi që kishte nevojë për më shumë proteina, kështu që i lejoi vetes konsumimin e një veze të zier. Pas këtij ndryshimi në dietë shumë të tjerë pasuan në shëndetin e kësaj vajze. Ndaj Kriss vendosi që ta linte dietën vegane, për t’i lejuar vetes të hante produkte dhe nënprodukte shtazore.

“Lëkura ime u përmirësua, fytyra ime është më pak e qullët dhe unë nuk ndihem më pa jetë.”

Kështu ka treguar blogeria për ndryshimin që solli në fizikun e saj ndryshimi i detës.