Bota

Në serinë e sotme të ‘ç’nuk shkon me botën’: Një grua gjeti një breshkë të ngordhur në vaginë

24 Shtator 2018

 Në serinë e sotme të ‘ç’nuk shkon me

Le të dalim drejt e në temë.

Në Spanjë, një grua gjeti një breshkë... të ngordhur... në vaginë. Dhe më e bukura, s’ia ka idenë si përfundoi aty.

Britanikja, që me të drejtë kërkoi të mbetej anonime, jeton në ishullin e Terenifes, në Spanjë. Kur filloi të ndjente dhimbje në gjenitale, iu drejtua menjëherë spitalit El Mojon. Sipas gazetës vendase El Día, pasi e ekzaminuan, doktorët zbuluan një breshkë të ngordhur në vaginën e saj, që rezultoi në një infeksion serioz.

Mjekët njoftuan policinë, të shqetësuar për mënyrën si kafsha përfundoi në vaginën e gruas dhe për të qartësuar në kishte qenë viktimë e një sulmi seksual. Gruaja vendosi të mos e hetojë incidentin.

Ajo u tha mjekëve se filloi të ndihej çuditshëm pas një feste me disa miq, dy ditë më herët.

Është ende e paqartë sa e madhe ishte breshka, apo ç’lloj specieje.

Një oficer i policisë lokale e konfirmoi incidentin për TheLocal: “Incidenti ndodhi dhe raportimet janë të vërteta. Gruaja nuk e di se si reptili përfundoi aty ku përfundoi dhe as ne po ashtu.”

Këndshëm.

Burimi: The Cut