Ndarja nga jeta në moshë të re e Dr.Florit rrjedhimisht i bëri të gjithë të mendonin se grupi West Side Family ndoshta i përkiste të kaluarës, mirëpo çunat na vërtetuan të kundërtën.
Siç shprehet edhe Landi në Instagram, ata ishin dhe janë ende 3. “3 vite shumë të vështira që pas 17 nëntorit. Shumë (mua përfshirë) menduan se ky është një knockout për #WestSideFamily. Ashtu dukej dhe ndihej në fakt. 3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë. 3 duhet të jetë një numër i suksesshëm. 3 pika për retiçencë”, shkruan ai.
Alban Kondi, vëllai i Dr.Florit, është shprehur se do të vazhdojnë të nxjerrë në dritë disa prej projekteve që ai la përgjysmë. Ndër të tjera, Albani ka bashkëpunuar me djemtë e WSF në këngën “Komshia” mbi tekstin dhe muzikën; po ashtu e njëjtja gjë edhe në projektin e fundit të lançuar 1 javë më parë, “E imja”.