“Tirana Public Transport” është aplikacioni më i ri që u vjen në ndihmë banorëve të kryeqytetit që përdorin transportin publik.
Në një intervistë për Top Channel, programuesi i TPT-së, sqaroi se aplikacioni funskionon duke marrë të dhënat e të gjitha linjave me anë të GPS-ëve të instaluar në 99% të autobusëve në Tiranë. Në hartën e aplikacionit shfaqen disa pika blu, që tregojnë vendodhjen reale duke u përditësuar çdo 10 sekonda.
Çdo ngjyrë tregon një linjë më vete; për shembull, unaza është në ngjyrë vjollcë, kombinat-kinostudio me blu, Tirana e Re me të gjelbërt etj.
Aplikacioni, që të tregon rrugën dhe linjën më të favorshme duke shënuar vendin ku je dhe ku do të shkosh, shkarkohet falas në App Store.