Instagramming

Chris Brown ka diçka me vajzat shqiptare dhe këtë nuk e luan topi

18 Shtator 2018

Chris Brown ka diçka me vajzat shqiptare dhe këtë nuk e luan

Këngëtari i njohur amerikan Chris Brown gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë dhe vazhdon të jetë dashuria platonike e shumë vajzave në mbarë botën. Kush e di se sa të tilla do të ‘shkulnin flokët’ që ishi- i i Rihanna-s t’i ndiqte në Instagram.

Së fundmi këngëtari 29- vjeçar është zbuluar se ka filluar të ndjekë në këtë media sociale 3 vajza të njohura shqiptare dhe fjalën nuk e kemi ër Rita Orën, Bebe Rexhën apo Dua Lipën.

Chris Brown ka diçka me vajzat shqiptare dhe këtë nuk e luan

Bëhet fjalë për këngëtaren Samanta Karavella, dhe dy modelet e suksesshme Adrola Dushi dhe Kristina Baki.

Chris Brown ka diçka me vajzat shqiptare dhe këtë nuk e luan

Nëse Chris nuk do të ishte ai që është ju garantojmë se ne nuk do t’i jepnim aspak rëndësi kësaj ndodhie, ama duke qenë se bëhet fjalë për një djalë aq të famshëm sa ai natyrshëm na pëlqen të mëndojmë se Chris Brown ka diçka me vajzat shqiptare.

Po ç’të jetë vallë?!