
Sot kemi përgatitur makarona me gjinkalla deti. Gjinkallat e detit janë të njohura masivisht si ‘scampi’ nga italishtja apo edhe ‘norway lobster'. Për shkak të mbështjelljes kërcore, formës së trupit elegante në ngjyrë portokalli ose edhe më të errët, ato janë një ushqim deti që duket një binjakëzim mes karkalecave dhe gaforreve, por sigurisht janë shumë herë më të vogla se gaforret e detit dhe kanë me shumë masë mishtore se karkalecat.
Është shumë e rendësishme që përparë gatimit të pastrohen mirë. Me gërshërën e kuzhinës priteni në të gjithë gjatësinë e saj pjesën e brendshme të tyre. Hapeni pak me gishta dhe pastrojeni shumë mirë në ujë të rrjedhshëm sidomos pjesën e kokës.
Përbërësit për 2-3 persona:
400gr makarona (Linguine)
400gr gjinkalla deti të pastruara shumë mirë
200gr domate qershi
2 domate të pastruara nga lëkura
1 thelp hudhër
½ tufë majdanoz i grirë hollë
2 kunguj të vegjël
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan të thellë, në temperaturë mesatare, hedhim fillimisht vaj ulliri të cilësisë së lartë, pak kripë, piper të zi dhe 1 thelp hudhër të shtypur me thikë.
Lëreni pak minuta vajin që të aromatizohet dhe shtoni kungulllin e prerë në feta të holla.
Vazhdojmë më tej me domatet e prera në kubikë të vegjël dhe majdanozin e prerë hollë. Kaurdisni pak minuta dhe më tej shtoni gjinkallat e detit të pastruara mirë dhe të kulluara nga uji.
Mund të shtoni sërish sipas dëshirës pak kripë dhe piper të zi. Vazhdoni kaurdisjen për disa minuta të tjera dhe shtoni më tej domatet qershi.
Ndërkohë keni vendosur në zierje makaronat Linguine.
Sapo makaronat të ziejnë lërini të kullojnë dhe i shtojmë në tigan. I përziejmë mirë dhe Bon Appétit ?
*Shënim: Pjata e mësipërme është përgatitur nga Ami Bekteshi, e cila në llogarinë e saj të Instagram-it, Renamour_fait_avec_amour, ndan me ndjekësit receta mjaft interesante.