Sonte në puntatën e parë për këtë sezon të emisionit “Xing me Ermalin” ishte e ftuar krijuesja e “Anabel Media” Dalina Buzi së bashku me bashkëmoderatoret e programit “Hostel by Anabel”.
Përveç bisedës dhe lojrave në studio, së bashku me Ermalin, Dalina dhe vajzat sollën një skeç në të cilin ilustroheshin me nota gazmore disa ndodhi që me shumë mundësi të gjithëve ju ka qëlluar t’i hasni nëpër funerale.
Vetë Dalina Buzi ishte në roln e “Tashës”, gruas së të ndjerit me emrin "Xhengiz". Ndërkohë, Ermali ishte në rolin e Maksimilianit, mikut të të ndjerit që në këtë rast vjen në shtëpinë e familjarëve për tu dhënë atyre ngushëllimet e tij për humbjen.
Historisë i shtohet “Manjola” një qarëse me pagesë që interpretohet nga Viola Gjoleka.
"Liliana", motra e të ndjerit që një herë e një kohë ka patur një histori dashurie me Maksimilianin, rol që interpretohet nga Megi Pojani.
"Fizja", një grua me pikëpamje konservatore që vjen sa për të bërë “qokën”, interpretuar nga Alberta Kamenica.
Arselajda, bashkëshortja e Maksimilianit që nuk di asgjë lidhur me historinë paraardhëse të bashkëshortit të saj me Lilianën, rol që interpretohet nga Dea Mishel Hoxha.
Ndërsa Xhesi, është vajza adoleshente e të ndjerit që gjatë gjithë kohës pret ngushëllime në Instagram për vdekjen e të atit pa dashur të dijë se çfarë bëhet rreth e rrotull, nga Ana Haxhimali.
Çfarë mund të ndodhë kur në një funeral bëhen bashkë kaq shumë personazhe të pazakontë? Ne ju sigurojmë që asgjë normale nuk ndodhi, ndaj ja vlen t’ju tregojmë me plot gojën se ky është funerali më gazmor që duhet të keni parë ndonjëherë.