
Letra 1
Pershendetje anabel,,fatkeqesisht dhe une ndjehem pjese e temes se sotme,asaj te tradhetise,,Fillimisht dua te tregoj qe kam 6 muaj e lidhur me dike,por lidhja asnjehere ska funksionuar mire,me shume kemi qene te zene dhe te ndare,sesa bashke dhe te lumtur,Para se te lidhesha me kete kam dashur shume dike tjeter,Por ai nuk me shprehte ndjenjat ndaj perfundova e lidhur me dike qe sdoja.
Pas tre muaj lidhje me te dashurin tim aktual, ndahem,por me shume kemi qene si te zene sesa te ndare,pasi komunikonim cdo dite,
Personi qe doja me kerkoi te lidheshim,dhe une normalisht qe nuk e refuzova,kisha shume kohe qe e prisja kete,lidhja zgjati nje jave,por kaq mjaftoi qe une te beja gjithcka me te,
ndihesha shume e lumtur me te,por zbulova qe nuk ishte personi qe une e mendoja si ideal,por nje mashtrues ordiner ndaj dhe erdhi ndarja,
Gjate asaj periudhe nuk komunikoja me te dashurin aktual,por pas ndarjes me ate tjetrin u ktheva serish te ky,
Tani jemi bashke,por ndjehem fajtore,pavaresisht se tradhetova nga dashuria,jam penduar shume ,ndoshta dhe nga zhgenjimi qe pata prej atij,
Tani sdi cte bej tia them apo jo ate qe ka ndodhur?
Kam frike se sdo ma fali kurre..
Anonim
Letra 2
Pershendetje Anabel. Une jam nje djale dhe kam tradhetuar. Tradhetova te dashuren me shoqen e saj te ngushte. Kishim 2 vjet lidhje dhe tradhetia mund t eishte gjeja e fundit qe mund teme shkonte ne mendje. Nuk po e nxjerr veten te paster, aspak. Por shoqja e saj ishte shume provokative dhe dita dites shprehte hapur pelqimin e saj ndaj meje. Nuk e di as vete se si ndodhi. Eshte nje gjendje ku nuk e kupton fare veten, je totalisht i bllokuar ndaj idiotesise qe po ben. E nuk e them me krenari. Madje e kujtoj si periudhen me te neveritshme te jetes. Arsyeja e vetme qe mund te parashtroj eshte se kam qene shume i papjekur sa renda pas femres se pare qe me joshi. Shfaq pendese per kete gje. Shkaterrova dicka qe s'do e kem me kurre. Tradhetia le te lenduar jo vetem te tradhetuarin por edhe ate qe tradheton. Gabova...ama tashme jam i bindur qe nuk do do ja beja kurre me dicka te tille dikujt.
Letra 3
E tradhetova sepse I dikej vetia Don zhuan Dhe kujtonte se me lekte e tij mund te blinte orgazmat kur cintimetrat I kishte afer milimetrit.. Anonim
Letra 4
Tradhetova por kisha arsye ....
Arsyja qe zemra ime qe me conte tek ajo...
un jam nje gra 35 vjece e martuar me dy femij....
burri eshte gjithmon i ikur nga shpia per shkak te punes qe ben... Dhe un kaloja mbazditet e mia me ate shoqe qe sot eshte e dashura ime...
gjithcka filloj nje mbazdite kur ne si gjithmon pinim kafe te shpia ime... Femijet i kisha te vjerra...
Duke qeshur sebashku... Filluam te putheshim dhe jo vetem.....
E di qe shum veta mund te me paragjykojn... Por me mir ta tradhetoj me nje femer se sa me nje mashkull....
Ajo esht shum e embel, e kujdeshme, dhe me ben te ndihem mir... Ne te dyja flasim per gjithcka bashk ... Burri nuk di gje... Por lidhja ime me ate nuk ndihkon ne martesen time... Perkundrazi :)
Letra 5
Mrb Anabel ! Per temen e sotme une isha e lidhur me nje djale e doja shume po ishte nje djale tj qe me dashuronte shume dhe me lutej ti jepja nje mundesi dhe une i thoja jooo dhe vetem jo po erdhi nje dite qe i thashe po dhe isha e lidhur me 2 njekohesisht me ket djalin qe u lidha nuk e doja fare dhe sillesha shume ftohte dhe vetem 1 muaj ndenja me te e lidhur , dhe sot e kesaj dite jam penduar shume qe e tradhetova D dhe them vetem kaq uroj qe Zoti te me fale . Gela
Letra 6
boh kjo tema si qenka per mua :p.....tradhtova me provu ndryshe nga e pernatshmja :*....me komshiun :* the friend of my husband :* shifeshim cdo dit sa hap syt ate doja te shikoja.....me pelqente shume....e takoja ke hyrja cdo darke ne erresire pa ardh my husband ne shpi.....shpejt e shpejt dhe mbaronim pun..........me pelqejn gjerat e rrezikshme :* dhe frik se mos vjen ai dhe na gjen bashke dhe adrenaline kur rri me te ne arresire pa asnje drit pa asnjee zhurme......uff gjera tbukura ....por nuk zgjati shum kjo gje I dhame fund ..boll sdua gjithmon te njejtat gjera....puc I her.....from mamasita :* .hey anabel pa emer plz :*
Letra 7
Mbrema zemra!
Te te flas per tradhtin time..hera e pare qe kam tradhtuar..
Une isha nga ato qe thoshte nuk tradhtoj kurr..eh cjan ato qe tradhtojn..sju del burri vet etj...poor kush e dinte se nje dite do te isha dhe une nje prej tyre.
Une kam dike perkrah jam 24 kokrra vjec bashkjetoj me familjen e tij dhe punoj..
kam pune te till qe kam kontakt me cdo lloj njeriu..dhe nga ata lloj qe quhen "kafsh".
E te hyjm ne tem..ky i imi qe thoni ju , cun i mire i miri mamit ee, i dashur ne fillim mire..por filloi kapej per gjera koti filloi te me ulte me ofendonte..madje madje thot po deshe rri po deshe ik..si ta quaj une kete?
Fillo dhe sezoni ndeshjeve dhe vinte perher von, nuk kujtohej per mua ..po justifikohe po jam lodh nga puna etj etj.
Duke germuar ne fcb gjej komente te ketij ne foto te ndryshe te gocave..sme besohej ai qe i kisha besuar aq shum ne nje fare menyre po me mashtronte..po kishte fcb fallco e fliste me lloj lloj gocash.
Mesazhe nga me te ndryshe se ja pash..e dhe kam qesh..si jeni ju meshkujt ndonjer aq naive..si femijet jeni ndonjeher..po nje femer ju rrotullon ti te doj mos e harroni.
Lidhja u be monotone ..grindje ..jo kisha nevoj per dicka ndryshe jasht kesaj dicka qe te harroja..dheeeee kur pash ate fiksimin tim..nje djal simpatik..e shikoja cdo dite ne pune por se kisha ven re me pare.
Kalonte cdo dite aty me makina por eshte nga ata tipa qe nuk shikon shum anes,serjoz por king.
E shikoja cdo mengjes saqe mu be fiksim prisa te kalonte ai qe ta shikoja pak me takt normal..
Sa i mire eshte eh...
i gjej fcb dhe me adr fallco i shkruaj pastaj shkembejm nr..e flasim disa dite ai nrm e kuptoi kush isha une dhe e lam do takoheshim...
u takuam kater here gjithsej dhe e lam mos te takoheshim me..zbulova qe eshte nje cun shum i mire e qe me tha se kur te fejohej sdo tradhtonte kurr..okok te shohim thash.. ;)
keshtu tradhtova me vetdije te plote se kisha arsye..ai nuk me vlerson..lavderon te tjerat..
kurse ky fiksimi nuk kalon me aty se di ndoshta sdo te shohi edhe pse mua me ka mbet keq ne mendje jo se ishte kushedi ne shtrat ee ..
po ka nje buzeqeshje qe ta zbukuron diten..
nderoh ky i imi se di e sdo ta dij kurr qe e kam tradhtuar..edhe pse ndonjeher pendohem vertet..se ne fund ne fund e duaa...
dhe te dashur djem vlersoni ato perkrah se jo cdo femer eshte per ju se ju vem brirt pastaj..
zmr anonim tlutem..pucje
Letra 8
Esht hera pare qe shkruaj te faqja juaj Anabel. Persa i perket temes, jam nje mashkull qe gjithmon kam tradhtuar. Nuk e di cdo te thote te kesh 1 te dashur te pakten ka 5 vite. Kam 1 te dashur qe e adhuroj. Po, e adhuroj e dashuroj cdo gje bej per te. Por tradhtia me eshte ber thuaj si "drrog". Se harroj 1 dit tbukur kisha dal me njeren, ishte vendi fundit ne bot qe mendoja qe do me shikonte aty. Dhe ndodhi sa hap e mbyll syt u gjet para meje. Ngela i shtangur, nk flisja dot asgje. Ehh me fali sps iu luta iu pergjerva qe sdo ta beja me kurr po ja ndodh perseri te vazhdoj te tradhtoj te tradhtoj deri kur... ehh as vet se di deri kur. anonim plz
Letra 9
ANABEL POSTOJENI JU LUTEM.
Une aktualisht jam e lidhur me nje djal qe prej dy vjetesh, por mendja me shkon shpesh tek ish i dashuri. Te dashurin tim e dua, por nk e di pse mendoj per ate tjetrin, edhe fb ja kontrolloj shume shpesh, madje kam hapur dhe nje fb fallco , e kam bere frends x ti pare fotot. A mund te quhet kjo nje tradheti?? E di qe po bej nje padrejtesi ndaj njeriut qe dua, por jam fiksuar tek ai njeri :/
Letra 10
Pershendrtje Anabel , une kam tradhetuar ish te fejuarin tim dhe arsyen ma dha vete ai. Ishte person shume xheloz , mendonte se cdo mashkull qe ishte prane meje me donte , me ngacmonte , apo me shikonte si qenie seksuale. Dyshonte per mua per cdo njeri , nga roja i objektit ku punoja , e deri tek drejtori . Mendonte se ishte shume i afte te kuptonte se kur une mund ta tradhetoja , por kur ndodhi me te vertet asgje nuk mori vesh. Arsyeja pse une shkova drejt tradhetise ishte vetem ai . Ai donte qe une ta doja me cdo kusht , qe askush te mos me shihte , askush te mos me fliste , te isha vetem e tija , dhe cfare arriti me kete ??? Me beri qe une mos ta doja me dhe ta tradhetoja. Mendoja se kure nuk do mund te tradhetoja ... Bota eshte e cuditshme -
Letra 11
Mirmbrema Anabel.dikur kisha ne krah nje vajz qe e jepja dhe jeten per te..e doja dhe me donte..i perkushtoheshim sh njeri tj.si cdo mashkull adoleshent dhe un e tradhtoja ate pasi merrja adrenalinen qe me duhej nga tradhtia .ajo ma zbuloi 5 here kete dhe serisht me falte..e doja me gjith shpirt.E dija qe se meritoja po prp doja te isha me te ..erdhi koha kur hoqa dor nga te tjerat dhe ju perkushtova vtm asaj.Ajo kishte nisur te fliste me dike tj ne cel dhe un i lash kohen dhe mundesin te zgjidhte mes meje dhe atij.Po po e fala.e fala se e doja .Fundja dhe ajo me kishte falur mua .kaluam koh te tj bashk dhe gjerat mes nesh nisen te ftoheshin .asgje nuk ishte si me par.Kur nje dit u njoftova nga vet ajo qe tashme kishte nje tj .gjithcka u kthye permbys.endrrat qe kisha thurur per 3 vite u shemben perball meje ..E urreja me gjith shpirt.tani u ben muaj qe sjm me te por e dua me gjith zemer ..Edhe pse merrem me sh femra asnjera sme ben te lumtur ..Thjesht i lendoj ato pasi nk mund ti dua kurr.Zemra ime dashuroi vetem nje here dhe un e shkela ate ndjenje me kembet e mija .E di i meritoj te gjitha .Tani ndihem vetem dhe pashpres per te qen ai djali i dikurshem ..Ndaj para se te tradhtoni mendoni se mund te shkatrroni gjerat qe ju doni me sh .mund te beheni armiq te vetes..Ju lutem anonim..
Letra 12
Ej Anabel po shkruaj per shoqen time se do te jet anonim dhe perton te hap nje emer tjeter. (I tregojme njera tjetres cdo gje)
Shoqja ime kur ishte 20 vjece u lidh me nje djale me origjine Polake. Shkonin shume mire dy vitet e para deri sa ajo mori vesh qe ai e kishte tradhetuar 2 here me stripers. Kjo se kishte idene fare qe ai fshehurazi ikte shpesh ne strip club. Dhe si beri ajo do thoni ju? Njohu nje djale shqiptar, vajti dhe ne shqiperi per 6 muaj, me kete tjetrin mbante kontakto si shok, nderkohe u fejua me shqiptarin dhe kur erdhi ketu ku jetojme bem nje bachelorette party per te ku therritem dhe dy meshkuj striper qe ben nja dy kercime. Vura fotot ne facebook te nesmen dhe Polaku u be per spital :D I shkreti, mbante shprese se kur te kthehej shiqja nga shqiperia (gjoja kishte vajt me pune) do vazhdonte lidhjen si me pare!
Letra 13
Tradhetia eshte nje plage sociale qe rendom i ka prekur te gjitha familjet shqiptare ... ne mos jane tradhetuar kane tradhetuar ..... kam pasur arsye shume te forta ta bej por se kam bere kurre ... jam tradhetuar dhe vazhdoj te tradhetohem .. shume nga ju do me gjykojne duke me thene kur te tradheton pse e mban .. e pra jo gjithmone jemi te lire te bejme ate qe duhet te bejme , te detyrojne kushtet familjare ... mungesa e nje pune ... mosperkrahja nga prinderit .. pergjerimi i femijeve per mos i ndare njeri me babain dhe tjeri me nenen ... vete vendi ku jetojme eshte paragjykues ndaj divorceve dhe femrave te divorcuara dhe pa bere gje ...ka vite qe bashkeshorti qe mund ta quaj tashme vetem bashkejetues nuk me prek fare me dore fleme te ndare.. gjithcka ka mbaruar mes nesh nuk egziston as dashuri as pasion pervec detyrimit per te rritur dhe edukuar femijet tane .. ofendimet i degjoj cdo dite ne menyra nga me te ndryshmet . dhe kjo besoj eshte arsye shume e forte per te tradhetuar .. por nuk e kam bere sic e thashe dhe kurre nuk kam ndermend ta bej !! mos hiqem tani sic hiqen rendom shume te tjera menderisht nqse mund ta quaj tradheti kam tradhetuar .... por fizikisht asnjehere dhe as per dashuri . nuk do ta beja . as sikur te kem ndjenja te forta per dike tjeter .... sepse kurre nuk do beja dicka qe ma kane bere ... flm nqse e postoni .. sepse mbase sherben dhe si mesazh per tradhetaret qe njeriu jeton dhe pa tradhetuar .. jeton dhe me shpirtin bosh ... jeton edhe kur gdhin dit netet e trishta e vetme ne shtrat pa mare mundimin te shkoje neper mend fare tradhetine ...... ndaj ju them te gjitheve femra dhe meshkuj .. NQAE NUK DONI TE TRASHETOHENI MOS TRADHETONI !!!. Anonimatin e di vet ti nqse vendos ta publikosh ;4
Letra 14
Pershendetje Anabel
Me mua ka ndodhur e kunderta jam tradhetuar nga e fejuara,dhe realisht kishte arsye madje arsye te fort sepse un i punoja 10 deri ne 12 ore ne dit vetem qe asaj mos ti mungonte asgje dhe deshiroja te ndihej nje femer e realizuar krah meje,por realisht nuk i kuptoj femrat ndoshta nuk do ti kuptoj dot kur,kur je i dashur te bejne per budalla kur kur sillesh ashper te quajne te lig kur sillesh normalisht duan dicka te re se ju behesh monoton,gjithsesi e falenderoj qe me hapi syt per te mos besuar verberisht qoft dhe te dashuria,por femrat e kan te veshtir te kenaqen me ate qe kan por duan gjithmon dicka me shum nga cfare kan,tradhetia nuk ka kur justifikim as arsye eshte vete nje veprim jo i ulet por i degjeneruar qe shkel cdo etik njerzore nese mund te quhesh njeri pas nje veprimi te till,doja tju thoja ketyre femrave qe kan shkruar pak me par per tradhetit e tyre,per ta kuptuar ckeni ber uroje tju ndodhe shum her me keq nga ckeni vepruar qe te kuptoni ate cfare keni ber dhe dijeni qe dashnori pas krahve tuaja vec ju a ben me gisht dhe ju simbolizon me nje prostitut,
anonim dhe mua si shoket
Letra 15
tradhetova por arsyet nuk justifikojne,
ne momentin q u transferova ne Itali si studente ndjeva q e gjithe jeta ime te ndryshonte,dhe gjithashtu dhe mardhenia 3 vjecare q kisha tashme.Nuk e di nese mund te shpjegohem mjaftueshem ne momentin qe them q kur je larg te duket vetja pak a shume nje single e lumtur.Njeh njerez te rinj,dalje te reja,dhe ndonje here te jem e sinqerte as nuk e permendja faktin qe isha tashme ne nje lidhje prej 3 vjetesh.(nuk them q e mohoja sepse nk e kam bere kurre nje gje te tille ne momentin q dikush me ka pyetur) por preferoja te mos prononcohesha.Dhe kshu pak nga pak fillova te njoh nje djale qe le tthemi nuk i afrohet aspak kritereve te mia por qe me terhiqte jashtezakonisht shume,dhe kur them qe me terhiqte shume dua te specifikoj qe nuk kam asnje ndjenje kundrejt atij por thjesht nje terheqje seksuale.Dhe sic thone "tundimi ndaj mishit" eshte i pa rezistueshem.Problemi eshte q kjo situate ka vazhduar per disa kohe dhe ne siperfaqesine e diteve te mia duket sikur gjithcka eshte ne rregull dhe mardhenia me te dashurin tim eshte e qete dhe vazhdon me ritmet e saj te meparshme.Vetem se un tani me kam kete peshe ne ndergjegje.
Nuk eshte nevoja te shkruaj:"Anonim te lutem!"
Letra 16
Prsh Anabel,
Kam tradhtuar edhepse kam pasur ne krah njeriun me te mire qe nje femer mund ta kerkoj.
I dashuri im per dy vite sa ishim bashke me plotesoi cdo deshire dhe me dhuroi dashurine dhe kujdesin e botes, edhepse lidhja jone ishte ne distance pasiqe ai jetonte jashte vendit. Une e tradhtova dhe u dashurova marrezisht ne ate person. Ishte shefi im i punes,i martuar, baba i dy femijeve, 13 vite me i vjeter se une. Ne perjetuam nje dashuri te pamundur, afere qe zgjati 10 muaj plot pasion e dashuri por pa seks. Kaluam shume dite e nete romantike bashke, une vazhdoja te qendroja ende ne lidhjen time me te dashurin edhepse nuk e dashuroja pasiqe kisha frike ta humbisja nje njeri te tille, ndersa zemra me rrihte per shefin. Vazhdova me jete te dyfishte e cila ne ate kohe nuk me lendonte pasiqe nuk mendoja me tru por vetem me zemer.
Nje dite shefi vendosi ti jepte fund, me tha qe une jam vajze e mire dhe duhet te vazhdoj te qendroj me te dashurin e ai te vazhdoj jeten e tij. Bota ime u shemb, tani do e shihja cdo dite ne zyre dhe me nuk do ishte i imi.
Fillova te shkatrrohesha, e shihja me vajza te tjera duke fiiltruar dhe neper pauza te drekes, u shemba psiqikisht.
Vendosa te ndahem dhe me te dashurin pasiqe me nuk mund te vazhdoja, ishte lidhje e shkatrruar, me dhimbsej ai sepse ai me te vertete me donte dhe me konsideronte vajze te mire.
Kam bere gjera te tmerrshme, e kam lenduar te dashurin me fjale dhe vepra, derisa ai vendosi te pajtohej me vendimin tim. Familjet tona u lenduan dhe e kundertuan ndarjen tone por une nuk doja kthim prapa. Isha aq e lenduar sa e gjykoja dhe veten.
U ndam. Sa me shume kohe kalonte aq me shume une pendohesha. Nje ane me lendonte fakti qe e shihja shefin me vajza te tjera dhe me mbante larg, anen tjeter e kuptova qe e humba pergjithemone "bekimin nga Zoti" te dashurin tim.
U bera pishman aq shume sa me mundonte egzistenca ime. Une dhe i dashuri kaluam 2 vite ne kontakt edhe pasi qe u ndam, nderkohe qe dashuria per shefin me kaloi dhe nuk me lendonin gjestet e tij me.
U mundova 2 vite ta kthej te dashurin sepse u dashurova pasi e humba, por ai nuk u kthye kurr. Ai kurr nuk e kuptoi qe une e kam tradhtuar por aq shume e kam lenduar me injorance dhe gjeste te kqija derisa kemi qene bashke, tha qe nuk do te mundej te jetonte jeten me mua sepse une nuk e dashuroj. Tani eshte i fejuar me nje vajze te qytetit tim, shefi im ka vazhduar aventurat e tij dhe jeten familjare njekohesisht.
Kam luftuar shume me veten, e kam gjykuar dhe vazhdoj ta gjykoj veten cdo dite te jetes time. Me neverit vajza qe kam qene. Por jeta vazhdoj, dhe vetem lutem qe nje dite zoti te me fal dhe te gjej qetesine e shpirtit tim, kudo qofte!
Do te deshiroja ta publikoni shume letren time, pasiqe kurr nuk e kam ndare sekretin tim me askend dhe deshiroj te lexoj mendimet e njerzve cfaredo qofshin per kete cfare kam bere.
Falemnderit
Letra 17
Arsyeja qe une tradhetova bashkeshortin tim me mikun tim,esht se ai nuk me kushton rendesi.shkon ne pune kur esht ne shtepi fle gjum gjith diten kur del jo qe sme thot asnjeher te dalim bashk,por haron t kthehet. Kur i afrohem un m thot 'kruam cik nga kurizi' ne kazino luan gje qe na ka sjell shum debate,e nga ta di un qe ai gjith ato shuma parash i le n kazino e nuk ka dhe dashnore!?nk e them per mendjemadhesi por te gjith me thon t aferm e shoqeri,bukuria jote nuk vdes kur esht me fat ai qe te ka.
Letra 18
E tradhetovaa Anabel e tradhetova
Isha e lidhur me dike me respektonte ne cdo aspekt por nuk e doja e kisha qef por kurr nuk arrita ta doja.Nje i njohuri i tij ishte fiksimi jetes time kisha me shum se 1 vit qe e kisha aq fiksim sa nuk kam patur kurr djal tjeter aq qef sa ate por fatkeqesisht ai nuk mi hodhi kurr syte,edhe pse shkoja ne lokalet qe ishte ai,e shifja ne sy per 1 moment dhe me pas hiqja shikimin nga ai.Por ai kurre sme pa,derisa 1 nate i dashuri im me erdhi ne kafe bashke me ket fiksim tim,u cmenda fare vetem e shikoja nuk e kisha patur kurr aq pran.Te dashurit tim i doli 1 pune dhe duhej te ikte dhe e mori persiper ky fiksim im tme conte ne shtepi me makine pasi isha ja 20min larg nga shpia.Por sapo u futa ne makine ai filloj tme hidhte fjale duke me then qe gjithmon e kishte ditur qe un e pelqeja, po ja mohoja ket gja,por ai nuk e besonte dhe me thoshte me shiko ne sy dhe me thuj te verteten.Ehhh cfar sysh qe kishte..Ai me puthi e putha dhe un per 1 moment dhe me pas u largova,doja te zbrisja nga makina por ai sme la me puthi serisht dhe keshtu u dorezova ne puthjet e tij.Me te dashurin u ndava te nesermen me vriste ndergjegja nuk mund ta mbaja.E dii ishte gabim ,por ishte gabimi im me i bukur dhe sdo bahem pishman asnjehere per kete Shpresoj ta publikosh .Anonim se na doli nami pastaj. :)
Letra 19
Mbrm anabel,jeni nje faqe me te vrt per tu admiruar...te lutem anonim....jam nje vajze qe kam bere shum gabime,,,,isha e dashuruar me dike per 4 vite rradhe,me donte shum,dhe e doja,nk me mungonte gje,por me vintw zor ti kerkoja lek sado qe ai me jepte vete por un nk ja merrja,,,isha ne pune,aty fillova te ndjeja per shefin e punes,,,,sinqerisht i dooja te dy,,,,kisha ndjenja per te dy,,,ai cuni filloi po me kuptonte.dhe me thoshte qe po mora vesh gje do te rrah keq...kisha frik por ai shefi me mbante me lek sme mungonte gje,dilnim benim qef,njs...ai e mori vesh,dhe me tha do takohei mir i thash,u takum dhe me tha fol vet mos te prek un me dor,,,i shihja syt e tij me lot dhe nk munda ta besoja qe me donte aq shume,,,me erdhi keq u preva komplet,,,nisa ti tregoja te gjitha ja trgova,me fali i shkreti,,,ndenja mir ca kkohe dhe fillova prap,,,sot jam ndare por me mungon shum ai,,,jam ber pishman si dreqi,,,sja fal vetes,,,,kur te vin mend sti han as qente,,,,te lutem publikoje se u lodha 1 ore me shkrujt se jam me tel
Letra 20
Mirembrema Anabel...sa mir qe tema sot qenka per tradhetin sepse dhe un kam nevoj te rrefehem por dhe te keshillohem por ama gjykimet I mbani per vete se vetem zoti gjykon askush nuk esht perfekt por nese dikush e konsideron veten perfekt dhe pa mekate ateher ok pranoj gjykime...Un jam e fejuar me dike qe e kam dashur shum, ka qen I pari per mua por nuk diti ta vleresoj pafajsin dhe dashurin qe I dhash...Fillimisht dhe ai si gjith meshkujt sillej mir derisa me beri per vete...Por kur u sigurua qe mori gjithcka nga un mendonte se un isha skllavja e tij, pron e tij jan terma qe ai vet mi thoshte...sa vinte behej xheloz dhe fanatik...kaluar normales...nuk me linte te dilja me shoqet madje as me motren, duhet ti merja leje per cdo gje dhe kur shkoja ne dyqan per te bler buk, telefoni duhet te lihej hapur kudo qe shkoja, nuk duhet te vishja te shkurtra dhe as te lyhesha, nese ai I binte tel dhe un nuk pergjigjesha behej nami..detyrohesha dhe ne tualet e merrja tel me vete dhe 1000 raste ekstreme si kto...un I duroja te gjitha kto sepse e doja...nga dashuria I pranoja te gjitha dhe me shpresen se do ndryshonte...por nje dit familja e mori vesh per ne dhe me nje mentalitet akoma me te keq se ai fanatik ne kulm u detyrova ye fejohesha...mirepo asgje nuk ndryshonte te ai...ai sillej po njesoj mu nxi jeta...un nuk e shkoja kurr ne mend ta tradhetoja dhe pse mundsin e gjeja po te doja dhe me zinxhira po te me lidhte njeriu e gjen mundsin.Sa vinte dhe me neveritej, nuk ndjeja me per te por nuk ndahesha dot sepse familja nuk ma lejonte.Te till mentalitet kishte.Shum her u kam then per tu ndar ata nuk pranojn kurrsesi me pretekstin cfar do thot "bota" sepse I kemi te njohur dhe ne rreth shoqeror.Keshtu pa deshir vazhdoja fejuar me te per hir te familjes dhe popullit.Mirepo duke mos ndjer me per te dhe per hakmarrje u njoha me dike tjeter.Ai esht perfekt, di te fali dashuri me kupton, nuk me tradheton, me do pa kushte madje I gatshem te me pranoj po te ndahem dhe pse kam qen e fejuar.Po bej 1 vit me kte djal dhe e dua.Nuk e di aq shum sa kam dashur te fejuarin por ndihem mir me kte.Po e tradhetova te fejuarin.Ama ai me solli der ktu.Duhet ta dij ai dhe kushdo:askush nuk mbahet si skllav sepse skllavi kur lirohet nuk di cfar ben.Un e kam fituar lirin nga I fejuari.Ai esht penduar sepse e shikon qe un mund ti iki nga momenti ne momemt dhe mundohem te sillet mir.Por un nuk e dua me.Po rri se jam e detyruar.Me kte tjetrin dua te jem pergjithmon.Ju lutem cfare me keshilloni te bej? Ti le pas 6 vjet?Te ndahem? Ju lutem postojeni anabel jam ne dilem te madhe...Anonim
Letra 21
Trradhtova moj moter se kshu mdesh kokrra qefit dmth doja te provoja te tjera....si cdo cift lidhja jon vazhdonte normal...por qe un nk i kisha trregu asaj qe kisha pas 4 para se te njifja kte dmth te dashuren aktuale..femrat me ngjisin shum per shkak se kam dhe nje trrup fiber ...gje qe femrave i plq sh kjo pjes dmth trrupi bkr...ajo dmth e dashura nk e kishte kpt dhe as tani nk di gjo per kto vajzat tjera..seks bej rregullisht por qe mu nk me rrihet dhe pa i provu te tjerat mu ka bo si msundje,nk e di as vet se kur do e lej kte gjo...por nk pendohem per cka boj se nji jet kemi duhet ta shfrytzoj sa jemi ne koh se po u plakem aha nk na perfill mo na nji....kaq kisha se nk du tgjatem shum,..fixim i kam moralistat qe do komentojn tani.......anonim please :)
Letra 22
Un jam nje grua e martuar 22 vjc dhe kam dhe dy femije...
Bera nje gabim te pafalshem , e tradhetovaa tim shoq ,,,,
Mua prindtit me fejuan pa deshiren time , qe 16 vjc , pasi u fejova ne fejes ngela shtatzane dhe 17 vjc linda bebin e pare , un u dashurova me burrin qe u martova.
Pas pak kohesh ai filloi tme rrinte i ftohte , zbulova qe ka dhe te dashur , me vinte ne tre te mengjesit ne shpi , luante poker dhe asnje lek nk sillte ne shpi , pastaj filloi te perdore dhe dhune ndaj meje.... qaja cdo dit , vuaja per sjelljen e tij , kurr se kisha mendu se do e tradhetoja por ai ishte shum indiferent me mua , dhe kur vinte ne shpi un afrohesha ti jepja nje puthje ne buze e ai me largohej , dhe ne shtrat ishte shum i ftohte....
Njeriun qe me te cilin tradhetoj sot tin shoq e njoha ne fb , ne fillim e kisha shok dhe i trg cdo hall qe kisha por ai ishte shum i sjellshem dhe njeri me vlera , kishte nje menyre komunikimi qe me bente te ndjeja pak ngrohtesi , flisja me te vazhdimisht deri sa nje dit e kuptuam qe e dashuronim njeri tjt.... un nk kam shum mundesi ta takoj se im shoq nk me le te dal shum por flas ne tel dhe fb me te. Un tani jam shum e dashuruar me te , ai me mbeshtet x cdo gje , dhe nk largohem dot nga ai ...
Por dhe ta vazhdoj kte lidhje kam shum frik , ka raste te shumta kur qaj pa pushim dhe pyes veten , cfr bera keshtu ?!!! Shpesh her me vret ndergjegja x ktte qe bera por dhe kam shum frik se mos im shoq me zbulon e pastaj me vret. Sme intereson jeta ime por kush do kujdeset per femijet e mi..
Kush esht i dashuruar e di qe me kupton
Anabel ( anonim te lutem )
Letra 23
pershendetje Anabel.
Po kam tradhetuar por ju lutem mos me gjykoni sepse nuk jeni me te ndershem se un.
Jam I nga nje qytet i vogel juglindor qe fillon me L(hajd gjijeni vet)
U dashurova per here te pare me nje djale ai me donte dhe un gjithashtu U dashurova me G. Ishte aq i mire i sjellshem. Eh dashuria. Ishte koha me e bukur,puthja e pare,ndjenja e pare, zenka e pare. Ndenjem se bashku per rreth 6 muaj por u ndame per arsye koti por u rilidhem serisht. Per te me vertetuar dashurine,me prezanton me prinderit. E ema ishte nje grua rreth te 40 por qe nuk mbaheshe shume,ndersa i ati 45 por dukej shume i mbajtur. Nuk e di si ndodhi por u dashurova. Jam e dashuruar me babain e G te cilin e dua po aq sa G po nuk e di kujt ti thyej zemren e ke te mbaj apo te vazhdoj ti mbaj te dy. G eshte moshatar i imi dhe ia kalojme mire ndersa i ati me blen dhurata super te shtrenjta dhe me con ne udhetime. vjet psh. isha ne Turqi 1 jave. G i thashe qe vizitova motren dhe e hengri.
Ju lutem mos ofendoni por me ndihmoni.