Celebrity

Kjo princeshë po sigurohet që dasma e saj të jetë akoma më madhështore se e Meghan Markle

10 Shtator 2018

Kjo princeshë po sigurohet që dasma e saj të jetë akoma

Në luftën mbretërore të nuseve, Princesha Eugenie po sigurohet që dasma e saj të jetë akoma më e madhe se e Princ Harry-t dhe Meghan Markle. Si? Duke ftuar 250 njerëz më shumë.

Sipas Daily Mail, në dasmën e Princeshë Eugenie dhe të fejuarit të saj Jack Brooksbank do të jenë të ftuar rreth 850 njerëz. Kjo mund të përbëjë problem pasi St. George's Chapel në Windsor Castle mban vetëm 800 njerëz. Çifti po e zgjidh situatën duke shtuar ca karrige diku.

Dasma, e cila do të mbahet më 12 tetor të këtij viti, do të ketë të ftuar të famshëm si George dhe Amal Clooney, David dhe Victoria Beckham dhe sigurisht, çiftin rival, Harry-n dhe Meghan-in.

Kjo princeshë po sigurohet që dasma e saj të jetë akoma

Eventi do të jetë i ngjashëm me atë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex – jo vetëm që po mbahet në të njëjtin vend, por edhe do të pasohet me një shëtitje me karrocë rrotull qytetit. Më pas, 400 prej të ftuarve do të arrijnë në një festë në mbrëmje, e cila do të kushtojë £100,000 për një vakt me tre pjata. Oh, dhe diçka. Pritet që Ellie Goulding dhe Robbie Williams të performojnë për çiftin dhe të ftuarit.