Health

Çfarë ha Emily Ratajkowski në mëngjes, drekë, darkë dhe përmidis

Çfarë ha Emily Ratajkowski në mëngjes, drekë,

Biem dakort që Emily Ratajkowski ka trup fantastik. Me këto foto, i japim fund debatit dhe të dyjëzuarve (nëse ka):

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Helmet? Y/N

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dreamsicle ? for @inamorataswim by @livincool

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

Me të drejtë, mund të hamendësoni se Emily është një prej atyre modeleve që ka ndjek një dietë strikte, por jo. Dieta e Emily-t është goxha normale. “Më pëlqejnë ëmbëlsirat, kështu që shpesh ha karbohidrate,” thotë ajo dhe shton se “s’është e fiksuar pas palestrës.”

Po mirë. Ç’ha Emily Ratajkowski?

Në mëngjes, kafeinë dhe karbohidrate

Çdo mëngjes, Emily pi një kafe të zezë, që do të thotë një kapsulë espresso dhe ujë të nxehtë, dhe ha një briosh të quajtur kouigin-amann, në formën e një luleje, pjekur me shumë gjalp.

Ndonjëherë, ha kos, ose tost në vend të brioshit të çuditshëm.

Në drekë, mish dhe perime

Emily tha për Harper’s Bazaar se në drekë i pëlqen të hajë ndonjë sanduiç ose një sallatë. “Nëse jam duke punuar, ha ç’të ketë në set, por di të ruhem. Nuk ha shumë.”

“Më pëlqen shumë mishi,” tha modelja dhe aktivistja për Elle. “Trupi më kërkon hekur, kështu që sallatrat i shoqëroj me mish zakonisht. Dua të kem energji, por edhe të jem e shëndetshme.”

Midis vakteve, lëngje

Emily është nga Los Angeles, gjë që shpjegon gjithë lëngjet që pi gjatë ditës. Asaj i pëlqejnë me shafran dhe panxhar.

Darka hahet në restorant

Për Emily-n, darkat janë ideale për të kaluar kohë me miqtë dhe prandaj ha nëpër restorante. Zakonisht, porosit ushqim italian ose sushi.

Nëse nuk është jashtë, porosit diçka për ta ngrënë në shtrat. “Praktikisht, trupi im është ushqim tailandez dhe indian,” tha Emily në një intervistë me Jimmy Kimmel.

Shumë ëmbëlsira

Emily ka një dobësi për ëmbëlsirat dhe sipas saj, është e rëndësishme t’i bësh qejfin vetes ndonjëherë.

Burimi: Women's Health

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

What he eats Emily Ratajkowski in the morning, lunch, dinner and getaway

Çfarë ha Emily Ratajkowski në mëngjes, drekë,