1. Lëkura e verdhë (e brendshme) është shenjë e përqëndrimit të lartë të nitrateve
Azoti është një element i rëndësishëm përsa i përket rritjes dhe zhvillimit të të mbjellave. Pavarësisht kësaj, kultivuesit e shalqinjve kanë tendencën ta tejkalojnë normën, me qëllimin për të fituar 25 paunds më shumë brenda vetëm 3 javëve. Kështu blerësi përfundon i helmuar. Ndaj kur ta prisni frutin në fjalë dijeni se kurrsesi nuk duhet të ketë lëkurë të verdhë apo vija të bardha në brendësi.
2. Shiko nëse shalqiri ka vrima
Disa njerëz besojnë se këto vrima s’janë gjë tjetër veçse gjurmë të lëna nga insektet dhe jo prani nitratesh, por ju, për të mirën tuaj qëndrojuni larg.
Edhe nëse në plan të parë brendia e shalqirit duket e mirë, me kalimin e orëve një pjesë e konsiderueshme do të prishet për shkak të pranisë së vrimës.
3. Mos e hani shalqirin që ka një zemër të madhe por të zgavërt
Në rast se zemra është bosh apo siç themi ne “ka rënë” kjo tregon se fruti është tepër i pjekur ose përmban hormone të rritjes. Nëse një shalqi shumë i pjekur mund të jetë vetëm pak i hidhur dhe kaq, një shalqi që ka hormone mund të shkaktojë helmim. Kjo është arsyeja përse të mos e konsumoni kurrsesi frutin në rast se është në një gjendje të tillë.
4. Futeni një pjesë të zemrës në ujë, pak para se ta konsumoni frutin
Me një truk të vogël mund të kontrolloni fare thjeshtë përqindjen e nitrateve në shalqi. Merni një enë dhe mbusheni me ujë në temperaturën e dhomës. Lëreni për pak kohë dhe në rast se uji ka marrë ngjyrë rozë të lehtë, flakeni shalqirin pa e menduar dy herë.