Që prej 26 gushtit financat kanë qenë vazhdimisht në vëmendjen tuaj. Fatmirësisht hëna e re e 9 shtatorit do t’ju japë mundësinë për të siguruar paratë që ju duhen për të realizuar një ëndërr madhore, ëndërr që konsiston në blerjen e një shtëpie apo nisjen e një biznesi të ri dhe siç mund ta merrni me mend do të kushtojë shumë! Sido të shkojë puna, do të jeni në rrugën e duhur.
Kini parasysh diçka: shfrytëzoni në maksimum datën 11 shtator për të promovuar idenë tuaj si dhe për të krijuar lidhjet e duhura me persona të rëndësishëm. Talenti nuk ju mungon, po ashtu edhe reputacioni i mirë që keni krijuar te të tjetër. Shpesh me idetë që mbartni arrini të surprizoni këdo.
Por nuk mbyllet me kaq, të tjera data pritet të rezervojnë surpriza të këndshme për ju. 7, 15 dhe 16 shtatori do t’ju sjellin lajme të mira përsa i përket parave dhe nismës së re që po ndërmerrni. 23 dhe 24 shtatori janë 2 data të tjera, po ashtu tepër pozitive. Energjia dhe frymëzimi nuk do t’ju mungojnë.
Nga ana tjetër, dita më e vështirë do të jetë 18 shtatori, ku rrezikoni të konfliktoheni me persona që ju gjenden pranë. Bëni kujdes, veproni me maturi. Po kështu do ta keni tepër të vështirë përgjatë këtij muaji në gjetjen e gjuhës së përbashkët me një koleg në punë apo me partnerin/ partneren e jetës. Një projekti me rëndësi i ka ardhur dita për ta dorëzuar kështu që punoni fuqishëm që të jeni brenda kohës së caktuar.
Nëse keni në plan të merrni një pushim për 2- 3 ditë datat perfekte janë 22- 24 shtator. Mund të merrni një të afërm me vete ose thjesht të shkoni për t’u relaksuar vetëm. Do t’ju bëjë mirë!
Pritet të ketë ndryshime madhore te ju ku ashtu si pa kuptuar do të shndërroheni në shumë më shumë tërheqës. Kështu nëse jeni single bëhuni gati për njohje të reja, nëse jeni të martuar apo në një marrëdhënie pritet që këtë muaj të keni një vëmendje dhe përkushtim shumë më te lartë nga pala tjetër.
Muajin e shkuar keni përjetuar një hënë te plotë të mrekullueshme në 26 gusht, e vetmja e 2018- ës. Kështu që po e nisni shtatorin me një fryme më optimiste dhe energjike. Urani, planeti i surprizave, po ju bën të ndiheni më të sigurt dhe më të dashur me miqtë. Me ardhjen e shtatorit, një trekëndësh i artë harmonie po formohet. Një partner shumë i dashuruar, një biznes, mik apo udhëtim do ju sjellin momente emocionuese së bashku me shumë surpriza dhe qejf.
Pas Hënës së re në 9 shtator, do të nisni të mendoni per marrëdhëniet tuaja. Mund të jeni gati t'i përkushtoheni tërësisht një partneri që e dashuroni apo një bashkëpunimi në lidhje me një çështje biznesi. Do të ndiheni sikur do të ketë shumë frymë bashkëpunimi ne jetën tuaj këtë muaj.Do të jeni shumë të përfshirë me publikime projektesh, gjë që do t'ju sjelle publicitet të pashmangshëm. Do të kuptoni gjithashtu se do të keni shumë përfitime nga njerëzit apo vendet e huaja, çështjet ligjore apo studimet universitare – në një nga këto fusha fshihet veza juaj e artë.
Mesi i muajit do të jetë ai më i favorshmi, kështu që punoni fort dhe mos lini askënd tju ndaloj. Data 11 shtator do të jetë dita kur mund të ktheni idenë tuaj në një projekt madhështor. Data 24 do të jetë me pak kleçka. Do t'ju duhet te merreni me shume çeshtje financiare, kështu që në qoftë se jeni te lodhur dhe ju nevojitet një pushim, do të jetë mirë ta degjoni trupin tuaj, përndryshe nuk do të mund të merreni dot ashtu siç duhet më këto çështje në lidhje me paratë.
Financat mund t'ju surprizojnë apo shokojnë por do ta kapërceni shumë mirë këtë fazë pasi tashmë jeni mesuar me këto momente të papritura në jetën tuaj. Nqs ndiheni sikur po harxhoni shumë kohë te doktori, fajësoni Marsin. Një miku juaj mund të jetë ai që ka nevojë për përkujdesje mjekësore dhe ju mund të jeni duke diskutuar shumë me të ne lidhje me këto procedura. Paratë do t'ju vijnë atëherë kur më pak e prisni, kryesisht në datë 11 shtator.
Fundjava e 15-16 shtatorit do të jetë shumë me fat për ata që punojnë në administratën publike, publikimin, sistemin ligjor, kerkimet apo mjekësine. Është momenti i duhur për të firmosur kontrata. Ndërsa data kur nuk duhet ta bëni kurrsesi këtë gjë është data 18 shtator. Duhet të distancoheni nga të gjitha çmenduritë që do ju dalin përpara.
Nga data 7 shtator deri në 7 janar do të keni një jetë sociale fantastike. Por gjatë kësaj periudhe paratë që ju kanë borxh do t'ju vijnë shumë ngadalë. Pjesa më e bukur do të jetë mundësia për t'u lidhur me miqtë tuaj të femijerisë.