Historia Ime

Sakrifica ime më e madhe

5 Tetor 2014

Sakrifica ime më e madhe

 

Letra 1

Anabel une nuk kam shkruar ndonjehere ketu por do doja ta publikkoje kete leter. Pas perfundimit te gjimnazit aplikova ne nje universitet ne Usa dhe fitova por i dashuri im ne ate kohe mu pergjerua te mos ikja e nuk ika. Por nje vit isha ne Erasmus dhe njehere erdha nga stambolli per ti bere surprize diten e pervjeyorit te lidhjes e kam mar nje sjellje arroganti si kembim. Une studioja e punoja ti beja atij dhurata,te shkoja ta takoja e kurr nuk mora asgje ne kembim. Sot jam penduar sh por edhe pse kishim 5 vite bashke vendosa ti jap fund. Flm nese e publikon anonim te lutem. P.s dashuria eshte sakrifice por kjo e imja me ka ndryshuar rrjedhen e jetes :/

Letra 2

 Pershendetje Anabel. Doja te tregoja edhe une nje pjese te jetes time dhe sakrificat qe kam bere dhe menyra se si jam "shperblyer" me tej. Kur isha ne gjimnaz se bashku me nje vajze krijuam nje shoqeri shume te ngushte, ose te pakten keshtu mendoja une. Gjate atyre te viteve e ndihmova shume ne cdo gje, madje u dogja dhe ne nje nga provimet e shtetit per ta ndihmuar dhe ne fund me ktheu kurrizin. Ja shoqeria " e vertete" . Ju do te thoni cfare sakrifice qenka kjo por mua me vrau me shume menyra si u soll ajo me mua, nejse, nje keshille kam per te gjithe ju, mikun respektojeni por jo ta vendosni para vetes  anonim ju lutem, faleminderit ?

Letra 3

 Anabel une jam vartese e nje droge shume te keqe qe po me prish ekulibrin e jetes dhe s'po gjej sherim. Droga ime quhet cokollata. E dua vazhdimisht, para dhe pas buke, ne mengjes dhe ne darke.oh sa bosh ndjehem kur nuk marr nje doze cokollate. Sakrifica ime me e madhe eshte te heq dore nga ajo per nje kohe te gjate sepse me beri reaksion dhe mu mbush fytyra me pucrra :/ tani nuk eshte se nuk ha me por me meter se dermatologia me ka thene qe nuk ben mire per tipin e lekures time.Eh keto sakrificat

Letra 4

m.mbreme po tregoj dhe un historine time e dua qe te mbetem anonim ,kam dy vite i fejuar me dike qe me shume me vjen gjyhan se sa e dua jam fejuar pa e dashur ate dhe qe ketu fillon mekati ,sepse zemra ime i perket nje femre tjt qe un nuk mund te jem me te sepse opinioni njerezve nuk me lejon nuk mund te jem me te sps pasi un mora nje vendim dhe ajo e mori nje te tille eshte e padrejte tja bejme njerezve tane keto ishin fjalet qe i thame njeri tjt ,por ama kjo padrejtesi na u kthye ne kurrizin tone ku te dy vuajme per njr tjt te dua qajme e shohim njr tjt e nderrojme rruge , pse njerezit duhet te jetojme per syrin e opinioneve te njerezve pse njerezit duhet te jetojne per te miren e tjereve por i keqi vetes eh ky eshte mentaliteti i nje fshati te vogel qe mund te cilesohet shqiperia

Letra 5

 psh anabel...psh komentues....une jam nje vajze 25 vjec.....sakrifica me e madhe.........eh shume ne jete sakrifikojme por jo si motra ime...ajo eshte ne nje moshe qe duhet ta kishte kriju jeten e vet 30 e kusur dhe te ishte me femije por jo sakrifikoj jeten e vet qe tme nxirrte mua dhe time moter me shkolle...kemi dhe nje vellacko te vogel.....ajo eshte nje mbeshtetje per babin tim,per te gjithe familjen tone...nuk dua ti hy gjerave qe ajo ka sakrifiku per te na ndihmuar ne dua tju them qe ka humb jeten e vet...akoma nuk eshte vone dhe ne i themi qe te fejohet martohet por jo....sa e sa here qaj kur e shof qe strapacohet tu punu dhe perseri mezi del muaji..e dua shume aq sa ajo se ka idene..tashme kam mare une cdo gje persiper ne familjen tone dhe po i le te kuptoje qe ajo duhet te vazhdoje jeten se dhe ajo ka jeten e vet,duhet te gezoj dhe ajo te dali te jete e lumtur jo ti refuzoj gjerat e bukura ne jete se jemi ne te tjeret ,ne do ja dalim dhe do jemi shume te lumtur kur ajo te jete e lumtur....MOTER e dashur flm per gjithcka qe ke bo ne jete per ne..ashtu sic e ke zemren ta befte zoti  jete..jam e sigurt qe ti do jesh shume e lumtur....te duam shume heroina jone...

disa mbase sdo ta kuptojne shume historine se nuk i kam hy detajeve por ajo eshte njeriu me i mir qe ekziston dhe jo se eshte ime moter...jeta ska qene  e lehte per prinderit e mi dhe per ne por ja kemi dal...flm MOTER sdo me mjafton gjithe jeta qe te ta shperblej...:*...flm te gjitheve dhe i uroj jete sa me te lumtur e te lehte te gjitheve.

Letra 6

Pershendetje mikesha ime,Anabel  Jeta pergjithesisht eshte nje sakrifice e madhe,ku cdo sekonde,minute,ore,dite,jave,muaj apo vit perben grimca sakrificash.Sakrifica nis nga perjashtimi i nje vakti nga dita,largesia per arsye pune/studimi nga familja,ti falesh kohen tende njerezve me te dashur(atyre qe e meritojne ose jo). Kjo eshte jeta ne pergjithesi,nje supersakrifice.Sakrifica ime me e madhe dhe me afatgjate qe kam bere ne jeten time ka qene largesia nga prinderit per arsye studimesh. Ata jetojne ne nje qytet jugor ndersa une jashte shtetit. Kjo sakrifice nisi qe sa mbarova shkollen fillore. Prinderit,per te miren time ,ne menyre qe une te perftoja njohurite ne menyre sa me cilesore me derguan ne nje kolegj ne kryeqytet. Kjo ishte nje ndarje e veshtire per mua pasi jam shume e lidhur me familjen por ne ate periudhe,per nje femije 10 vjecar ishte shume e veshtire largesia nga familja. Kaloi ne nje rrjedhe te tille edhe gjimnazi. Universitetin e vazhdova jashte pasi edhe me rezultate isha shume mire.Por per mua ka qene rreth nje dekade e cila ka qene nje sakrifice e madhe ku brenda ka pasur edhe sakrifica me te vogla. Tashme jam stabilizuar me pune dhe shkoj vetem per pushime tek prinderit ,por qe edhe ata me vizitojne shpesh. Tashme jam mesuar me kete ide,me ka bere me te pergjegjshme jetesa e pavarur,ta dua cdo sekonde te jetes dhe tja di vleren ne cdo moment. Ta cmoj punen dhe shperblimin qe marr prej saj,ta dua cdo gje qe me rrethon ne menyren e saj  . Ndoshta ne pamje te pare sja vlen te sakrifikosh arsimimin per familjen,por ne fund jane prindrit ata qe me teper se ne,lumturohen per frytet e punes tone,qe kemi bere dicka dhe qe kemi perfituar prej saj.  Perqafime miq te Anabelit & Gezuar Festen e Kurban Bajramit  Me rrespekt Eri

  Letra 7

mbrema anabel per temen sonte dua te tregoj dicka jam 28vjec dhe gjithmon e kam fliju veten per te tjeret,kam sakrifikuar jeten dhe lumturin time per persona qe sot as qe duan tja din ne jetoj me a jo,me vjen keq qe kam qen aq e dobet dhe ne shoqeri asnjeher sduhet te besh sakrifica,kam qen e fejuar per gati 2 vjet,pas ca kohesh mar vesh qe shoqa ime e ngusht dhe i fejuari im kishin lidhje,dhe me pranuan ne sy ket gje,ateher sakrifikova lumurin time duke mos ber asgje per ti ndar po thjesht u lash rrugen te lire.nuk di nese ish gjeja duhur a jo,por un si e ndjeva veprova,por gjeja me e ulet qe me kan ber esht qe me derguan ftes per dasmen e tyre ku normal nuk shkova.mbremje te kendeshme te gjithe,

Letra 8

pershendetje anabel!   E gjeta veten shume tek tema qe kishe perzgjedhur per sonte, dhe vendosa te te shkruaja. Kam sakrifikuar shume per personin qe kam perkrah per dashurin time. Me kujtohet koha kur ne jeten time u krijua nje lemsh i vertet sinqerisht ka qene perjudha me e veshtir e jetes time! Mu desh te lija shkollen e fituar jasht shqiperis, pune qe kisha sakrifikuar shume per ta gjetur dhe qe realisht paguhesha mire   , te ndahesha nga familja   dhe  te vendosesha perfundimisht ketu ne Shqiperi per tia nisur nga e para cdo gje .... dhe keto vetem sepse e doja e gjithe zemer ! Nje zot e di sa shume kam vuajtur per ti realizuar edhe nje her ato qe lash pas... kam luftuar shume kam bere te pa munduren per ti treguar familjes time qe kam bere  zgjedhjen e duhur, (te cilet e perjetuan shume keq largimin tim) Gjithsesi sot jam shume e lumtur per jeten qe kam ndertuar kam perkrah nje njeri fantastik qe me qendron prane ne cdo moment ,dhe jam e bindur se ku ka dashuri te vertet ia vlen te sakrifikohet cdo gje :)

Letra 9

Pershendetje anabel do doja ta shkr dhe un 1 leter x sakrificen un sakrifikiva shkollimin tim x ate tw motres time ajo deshironte sh te shkonte ne universitet po gjendja ekonomike nk e xballonte un e  lash shkollen dhe fillova te kerkoj pun po per faktin qe isha minorene mezi kam gjetur pun tani nk jam penduar aspak qe e kam len shkollen sps ja ka vlejt mitra ime tani eshte viti 2 ne shkoll te lart un ne pun flm nqs e poston anabel

Letra 10

Desha dhe un te tregoj nje rasst sakrifice te cilen e shoh cdo dite te jetes time. Mamaja ime esht heroina ime... eshte ajo grua  qe para 17 i vdiq bashkshorti dhe e le me 3 femije 7,6 dhe 3 vjec.. heroine qe rriti e vetme 3 femije qe nuk i ofroi njeri ndihme e kurr nuk kerkoi madje i kerkuan ndihme, heroine qe mbajti familjen e bashkuar qe na rriti ne menyren me te  mire te mundshme mua dhe vllezerit e mi me nje rroge qesharake per mundin qe kalon perdite mes helmeve te fabrikes se kepuceve.. arriti te na shkollonte te  tre duke dale nga vetvetja si e si qe ne mos te  na mungonte gje.. kjo ehte mamaja ime qe cdo dite sakrifikon ngas vetja saj per ne esht mami me e mire qe pavarsisht gabimeve qe un me vllezerit bejme  mundohemi ta ndihmojme e tja heqim mundin e rende qe ka mbi shpatulla...fundin e di vet ti pa detaje personale :p

Letra 11

Anabel sakrifica me e madhe qe kam bere eshte qe rri nate per nate duke te lexuar ty,qyqja po vete dhe ora 2 moj se jam nje ore para dhe neser me dyhet te cohem qe ne 6 te mengjesit...anonim eeee (je si yll) :*

Letra 12

Sakrifica ime me kthen disa vite pas ne kohe. Isha ne gjimnaz, maturante. Isha studente e rregullt e me nota te mira. Kisha miken time te ngushte e cila nuk kishte rezultate aq te larta ndaj kam insistuar fort qe ajo te ulej e te studionte duke i folur gjithmone per mire e duke e keshilluar. Dhe kete gje e kam bere nga zemra sepse vertet ndihesha mire kur ndihmoja dike. Ne diten e provimin te matures ( te matematikes) ndodhi si ndodhi dhe mikja ime u kap duke kopjuar. U be problem dhe ju shkruajt emri per tu perjashtuar nga provimi. Normalisht duke e pare si ta kisha motren time nuk munda te duroja dhe u perpoqa ta mbroja me cdo kusht. Nuk po zgjatem duke dhene detajet e perpjekjeve...gjithsesi u perjashtuam qe te dyja nga provimi. Nuk u pendova per ate qe bera. Madje ende e mbeshtesja miken time. Thuajse nga fundi i muajit kur dolen rezultatet e provimeve...marr vesh nga shoqet e tjera qe mikja ime nuk ishte me ne listen e te perjashtuarve. Mora vesh qe kishte nderhyre ne saje te dikujt 'me peshe' qe njihte familja e saj dhe kishte arritur te kalonte. Nderkohe qe une nuk dija asgje. Ne ate moment kam ndjere sikur mu shemb nje peshe e madhe mbi mua. Une vertet besova ne ate qe quhet miqesi dhe sakrifikova vitin tim shkollor per hir te zemres se mire. Pesimi behet mesim. Faleminderit Anabel nese e poston. 

Letra 13

Mirmbrema anabel! Mora shkas nga tema per te shkruar kete leter.nuk e di nqse mund te quhet sakrifice kjo qe do tregoj,por para 1 viti kuptova dhe me pas vertetova qe babai im kishte nje lidhje jashte martesore.ishte nje goditje madhe per mua sepse babin e kam pas perhere idhull,shembullin perfekt.si baba nuk kam asnje ankese per te dhe thoja shpesh me vete pse babi im e ben kete gje.por ne ate periudhe mami im ska qen ne shqiperi per shume kohe.kjo mendoj se e ka cuar ate te bej ate veprim,megjithese brenda vetes as sot e kesaj dite nuk e kam falur.kam kaq kohe qe e mbaj brenda vetea,e kam vuajtur dhe e vuaj akoma se mendoj mos ka lidhje akoma me ate femer.e kam mbajtur brenda vetes vetem qe mos ta merrte vesh mami,se nuk do mundesha te perballoja dhimbjen e saj.tani jemi te gjithe bashke dhe uroj dhe shpresoj me zemer qe ajo histori te ket marr fund.sahere e kujtoj momentin qe e zbulova,telefonatat,mesazhet..me mbushen syte me lot.uroj qe zoti t'ju dhuroj dashuri te gjitheve e familje te bashkuara se ska gje me te shtrenjte.nqse e publikon anonim te lutem

Letra 14

Pershendetje Anabel :) NUk e di nese mund ta quaj sakrifice apo idjotesi kete qe po kaloj, megjithate do doja te njihesha me cfare mendojne fansat e faqes!

Rreth 5 vite me pare, u njoha me nje djale disa vite me te madh. Une isha ne shkolle te larte atehere, ai punonte ne nje kompani kishte dhe nje lokal afer lagjes time. Ne jemi nje grup shoqeror rreth 5 veta, dhe pothuajse cdo mbasdite iknim te lokali i tij. Nuk eshte se kisha ndonje ndjenje apo pelqim e keshtu gjerash, as nuk e dija qe ishte lokali i tij, thjesht me pelqente pamja e tij serioze, me kostume gjate gjith kohes, i gjate i paraqitshem etj, po me vinte cudi se u bera "VIP" te lokali shume shpejt, menaxheri dhe kamarjeret me respektonin ne kulm, me veconin nga pjesa tjeter e grupit, a thua se me njihnin prej vitesh, me merrnin mendime per arredimin e lokalit, per menune nejse kot pa lidhje. Kjo vazhdoi per nje vit me rradhe, kalova ne vit te dyte te shkolles se larte. Ishte Nentor dite e hene , dhe zbres poshte vetem per tpire kafen e mengjesit dhe me pas per ne shkolle, ishte ngrohte brenda dhe ulem ne nje cep afer dritares, po binte shume shi ate dite, kur si pa kuptuar mu ul perpara ky zoteria, me prezantohet, me sjell dhe kafen qe kisha porositur dhe nje embelsire, ofron lokali me tha! Mire filloi te fliste, me pelqeu fliste ne gjuhe letrare, i shkolluar jashte, dukej intelektual, cdo gje qe mund te donte nje vajz! Ajo dite me pelqeu me la mbresa, vajta ne shkoll gjith qef, dhe mendoja ok une studente akoma se kam nis jeten karrjeren cdo ai me mua??? 1 Miljon mendime. Kaluan disa muaj, disa takime per kafe, kinema etj etj, ne 14 Shkurt 2010 u lidhem! Une 21 vjec ai 28, cdo gje mrekulli, kishim ndonje zenk te vogel tek tuk po ne pergjithsi mire. Kaluan plot 3 vite, mund te them me te bukurat e jetes time, respekt, dashuri, perkrahje, mirkuptim, e cmund te doja me shume. Pa mbaruar shkollen fillova pune goxha te mire per shkak te rezultateve te larta qe kisha ne shkolle, por e kisha dhe me pasjon, u specjalizova ne Gjermani 1 vit, dhe ai erdhi me mua. Punova 5 muaj sapo u ktheva ne Tirane. Tani  besoj se eshte normale qe ne pune te kesh dhe kolege dhe kolegë, po ky se suporton dot faktin qe jam ne nje zyre me 2 meshkuj te tjere. Ia kam shpjeguar me miljarda here qe nuk me hyn ne sy askush tjeter, por jo. Pergjigja e atij eshte jam i bindur ne dashurine tende por nuk me pelqen te punosh me meshkuj, keshtu qe nuk do punosh do rrish ne shtepi! Dhe kjo me ra si bombe. Ne kemi nje vit qe jemi martuar, se shpejti do te kemi dhe nje bebush :) por ama mua sme pelqen te rri ne shtepi, te mos punoj! Nuk me mungon asgje ne bote jam e lumtur per sa i perket ngrohtesise familjare, kushtet etj etj por a mund te rri njeriu i lumtur brenda 4 mureve sepse ai ka orar zyrtar shkon ne pune!Une maksimumi mund te shkoj te mamja, ose ndonje kafe me shoqet. Tani si i thone nje fjale me ka zene rrota bishtin se do behem nene se shpejti dashte zoti dhe kjo eshte gjeja me e bukur qe do me ndodh, por se di, gjithe keto vite shkolle, perkushtim, lodhje dhe te perfundoj ne shtepi. Shoqja ime me thote ty moj vajz po te vret e mira! A thua?? Do doja te dija si do ndiheshit ju? Sepse ndjej sikur me mungon dicka, ndjej sikur po budallepsem sepse spo bej dot asgje, Plus qe puna te mban gjall, nderron dy fjale, po dhe te pakten shpenzimet e mija si femer i heq vete, pse duhet t'i kerkoj burrit per tblere cfare  me nevojitet! Anonim te lutem!  Faleminderit!

Letra 15

 Sakrific...... Ne fakt nuk e di kush eshte sakrific te mbash dy prinder te semure per vite me radhe te shpresosh se do te sherohen,dhe ata vdesin. Te ndahesh nga burri sepse ai gabimisht la me barre gruan e dukujt tjeter,te risesh dy femij vetem ne nje vend qe zoti e di si po rim,te jetosh larg familjes sepse mentaliteti ne shqiperi nuk ndihmon kure nje grua te divorcuar,te mohosh gjith jeten tende. Te jetosh vetem. Te ndihesh e kercenuar nga ish burri pse e lash,por mua sme duken sakrifica, ose disa qe perdorin shprehjen e bera per femijet per prindrit sakrifikova jeten time..... Genjeshtra,thjesht kjo eshte jeta kto mundesi kam dhe nuk u largova per femijet u largova per mua . Nuk i duroj dot ironit dhe idhotizmat e njerzve, meshkujt e babezitur qe te sulen me zor do sdo ti,sakrific pfff, laj enet laj pllakat, lash shkollen fillova lyps, laash futbollin per te dashuren. Keto nuk jan sakrifica jan justifikime!!. Mesoni te shpreheni mesoni te mendoheni para se te flisni . Anabel po deshe postoje. Anonim

Letra 16

Pershendetje Anabel!Sakrifica me e madhe qe kam bere,eshte per njeriun qe sot e kam ne krah si bashkeshortin tìm.Isha studente ne kohen qe u njoha me bashkeshortin tim.Ai punonte me Euro Lotto.Pasi ne "i dhame fjalen" nj-tj qe bashke do lidhnim jeten,ai filloi te me prezantonte me te afermit e tìj.Pas ca kohesh,kur erdhi koha qe te shpallnim fejesen,une mora vesh qe ai luante skedina,ku kishte lene miliona.Ne fillim mendova ta lija.Pavaresisht kesaj une nuk u ktheva mbrapsht me idene qe do e linte me kaq.Ne fakt mendoja dhe per mentalitetin idiot qe kemi ne,ca do thone njerezit,ca do thone familjet etj etj.Sepse per fejesen tone nuk ishte dakort asnjera pale e familjeve dhe ne kishim dale kunder te gjitheve.Sot jam penduar ne njefare menyre,sepse ai vazhdon te luaje,edhe pse se pranon.Me mire qe atehere,sesa sot qe kam femije me te.Pavaresisht gjithe sakrificave qe kam bere une per te,ai sot as sme do,as sdo tja dije per mua edhe pse jetojme nen te njejten cati,po me vjen keq per femijen.

Letra 17

sakrifica ime eshte shum e madhe prandaj ju lutem publikojen. Dikur ruaja lopen, Kjo pune me bezdiste shume se lopa ishte e levizshme dhe nuk rrijte me nje vend e te lodhte te e ndjek mrapa. Vendosa ta sakrifikoj lopen dhe e shita. Te gjitha leket e lopes i lash ne bigjoz. Tani jam rehat fare, nuk dal mo me lop. Ja ka vlejt sakrifica. Anonim

Letra 18

SAKRIFICE, sa mire e njoh ket fjale Anabel, do duhej nje nate dimri dhe nuk do mjaftonte per te treguar sakrificat e mia, por sonte nuk dua te flas per veten, po per dy engjej qe jetojne ne qiell. Sakrificen me te madhe Anabel ja dedikoj gjysherve te mi qe nuk jetojne me. Kane sakrifikuar jeten e tyre per te rritur, edukuar dhe martuar kater femije, nder te cilet njeri prej tyre babai im i denuar me 10 vjet burg (padrejtesisht ne kohen e xhaxhit)  Se harroj sa te vdes dhe meqense shume e vogel, muaj per muaj sa here qe gjyshi merrte pencionin te nesermen leket u harxhonin ne ushqime dhe veshmbathje per ti derguar ne burg  tek babi, ndersa gjyshi vazhdonte te mbathte ne kembe kepuce te grisura. Ne e kalonim muajin vetem me nje pencion shume mizor te gjyshes, por me shume dinjitet dhe pa ja shtrire doren askujt. Une isha jetim me prinder gjalle (ime me iku kur babin e futen brenda) Me rriten dhe edukuan me shume dashuri, kam femijeri shume te dhimbsur dhe te varfer por eshte me e bukura femijeri qe kam kaluar fale sakrificave dhe dashurise qe me dhuruan. Ah Anabel, nqs do te kisha mundesi, jete nga jeta ime do jipja vetem t'ja shperbleja gjithe mundin dhe sakrificat qe kane bere per mua. Me dashuri dhe adhurim ndaj tyre: Mona e vogel

Letra 19

mbr  Ndoshta quhet dhe sakrific por un e kam quajtur edh ndihme e dhene familjes dhe vetes sps nese nuk do e kisha ber nuk do e filloja dot gjimnazin e as te larten ku jam sot .Qysh kur mbarova vitin e pare ne gjimnaz ,fillova te kuptoja me mir qe mundesit per te filluar shkollen un se bashku me 2 vllezerit e tjer dhe motren ,ishin shum te pakta,mora guximin pa i treguar askujt te shtepis dhe u regjistrova ne nje firme kepucesh , ku fillova dhe pun . Normalisht qe te shtepis time nuk dolen kundra,por ishte turtura me e madhe qe te punoja aty,era mastic qe me hante stomakun cdo dit,zhurma qe dhimbja e kokes nuk pushonte me jav ,bija dhe ngrihesha nga gjumi me dhimbje,por gjithsesi keto nuk ia tregova njeriu ,me 160 mij lek ne muaj , qe ishin mashtrim per ne nxensit e shkolles qe punonin aty,arrita dhe mblodha dicka ,bleva 4 pal libra,nga nji pal rroba e kepuc te reja,e te tjerat i mbeteshin ti plotsonte familja,,,,,por...  sot pas 4 vitesh ,vazhdoj te bej te njejten pun verave,me te njejten page,imagjinoni vetem tarifen shkollore e kam nji page e gjysem ,,etj  Me mir do behet keshtu kam shpresuar gjithmon !!!  Anonim pls

Letra 20

Ckemi . Anabel . Desha te shkruaj dhe une dicka . Para 6 vitesh kam pasur nje lidhje me nje goc . Ajo me dote pa fund sic dhe une ate isha mashkulli par per ate ne xhdo gje . Ishim shum te lumtur deri diten gje shoku ime me trathtoj i tha vllait te asja . Aty pastaj plasi bomba . Vllai vet me kerkote mua per te me rrafte . Mir po une isha dikushi ne lagje ku ajo jetote dhe une jetosha . Me shifte vetem tek per tek nuk me folte kur ishte me shok bote trimin nejse gje pa rendsi kjo .. . Ajo femr bete gjithe cka per mua naten dilte nga muri zbrite poshte e vinte rinte te une deri ne mjes .. Gjithe cka perfundoj kur une rrash ne burg . Pastaj dola areste shpije . Desha te disha pse ajo femr me la pse nuk esjte akoma me mua .  Une dhe pse jam i martuar prap e dua ate prap zemra ime kur shikon ate plasss .. Ju lutem nje mendim nga ju . Fanca anonim te lutemm

Letra 21

Pershendetje Anabel !  Sakrifica ime me e madhe? Po sakrifikoj veten cdo dite e me teper,po sakrifikoj rinine time,po sakrifikoj fizikun tim,po sakrifikoj kohen.Po sakrifikoj vet veten time duke u marr me punet e shtepis cdo dite duke u kujdesur per vellezerit dhe babin qe mos tu mungoj asgje. .....po sakrifikoj shendetin tim duke lare fshire me kimikate(lindon,ace,fortokas) qe me acarojn duart dhe nga acarimi I teper duart me cahen dhe rrjedhin gjak (pasi kam 1 problem dermatologjik qe perseritet dhe nuk 1 medikament te sakt ) po sakrifikoj kohen duke u kujdesur per cdo detaj duke mos kaluar kohen me shoqerin apo duke u kujdesur per veten. E gjithe kjo sakrific per vet faktin se nuk dua qe mami im te lodhet apo te ndjehet keq (per shkak te 1 operacioni qe ka bere) nuk e duroj dot ta shohe ate duke u lodhur...sinqerisht me vret.  Por e dini cfare kjo eshte sakrifica me e embel qe mund te bej 1 vajze per nenen e saj :) Mami kujton se une nuk e di per operacionin e saj,ajo kujton se une nuk dua te dal me shoqerin,ajo kujton se nuk me pelqen te kujdesem per veten...E cfare rendesi kan kto para Saj ?! Per ty mam do sakrifikohem edhe 1000 her te tjera. Flm anabel nqs e poston dhe anonim

Letra 22

Mirmbrema me cmenden kto letrat sakrifica per kete sakrifica per ate .. Qart shkurt dhe bukur jeta esht sakrific deri ne frymen e fundit .........

Letra 23

Anabel pershendetje. Doja te tregoja historine time ngaqe dua disa mendime. Kur isha 17 vjec (para 3 vitesh) njoha nje cun qe jetonte jashte Shqiperie. U dashurova shume me te , e mendoja cdo minute, cdo sekonde..prisja ta takoja , te flisja me te ...ishte dashuria ime e pare.. ,edhe ai me merrte ne telefon sa here qe kishte mundesi ,rrinte me mua..nuk ishte tipi djali i bute ,ishte nganjehere shume i eger , bertiste shume pastaj me kerkonte falje..por prape e ndjeja qe me donte ..ose te pakten kshtu besoja Pasi kaloi pak kohe u zhduk pa lene asnje gjurme, u shqetesova shume ,mendoja se mos i kishte ndodhur ndonje gje e keqe, nuk dija gje fare se une ne shqiperi ai kishte ik prape ne vendin ku jetonte..u mundova ti shkruaj po prape nuk me kthente pergjigje ,telefoni i fikur..mendova se mos me kishte lene. Kaluan disa muaj une prape nuk merrja pergjgije nga ai ,por e doja shume ,me merrte malli aq shume sa mdukej sikur do me plaste shpirti, keshtu qe vendosa ta kerkoja ne cdo menyre ,pas shume mundimesh mora vesh qe i dashuri im ishte ne burg, ngaqe kishte plagosur dike tjeter e ku di un se cfare. por me kishte marre malli kaq shume per te edhe pse kishin kaluar kaq shume muaj ,sa nuk hezitova dhe kontaktova prape . Ai me tregoi te verteten tha qe ishte ne burg e qe do rrinte per shume vite..U trondita pakez dhe thashe me vete qe ta harroja ate njeri se nuk kishte vlere te vazhdoja dicka qe nuk kishte te ardhme. U perpoqa shume por nuk ja dola te rrija larg tij. Me ate njeri un e kuptova cfare do te thote te dashurosh vertete,...te dashurosh deri ne ate pike ku nuk me interesonte asgje tjeter ,edhe sikur 20 vite te rrinte ai ne burg une prape do e prisja dhe do e doja...dhe keshtu vazhdova, me njeqind mije halle ,me telefonata te pakta...pas pak kohe ndekrohe qe un i shkruaja letra ,me tha qe nuk me donte me dhe kishte njohur nje tjeter...nuk dija cfare te beja as nuk dua ta kujtoj sa shume kam qare ato kohe ,edhe atij si kam thene gje ,e lashe te qete,,se gjithmone doja ne kte jeten vetem dashurine...edhe nuk mund tja imponoj askujt.  Prape kaluan pak kohe dhe un kam refuzu dhjetra raste vetem sepse nuk ndjeja gje per ta ,dhe gjithmone vetem per ate me rrihte zemra, nuk mund te lidhesha me askend ,vetem ate doja... e telefonova nje dite dhe mtha qe ishte ndare. U lidha prape me te. Me kerkonte foto te tipit provokuese qe tja coja me cel, dhe une ja dergova ngaqe e dija qe vuante atje dhe do beja cdo gje qe tja lehtesoja dhimbjen dhe merzine. Ja dergoja thoshte flm ,dhe pastaj sme fliste..filloi tme fliste vetem kur donte ndonje foto ose kur skish ca bente...un i thoja qe te dua dhe do pres per ty gjithmone...ai me tha nje dite qe un sqenkam e ndershme, ngaqe ato foto do ja kem dergu kushedi sa cunave ,pastaj nuk i dukesha e pershtatshme...keshtu vazhdoi kjo histori terhiq e mos keput edhe tani..jam mundu shume here te rri larg po nuk mundem, nuk mund ta komandoj zemren..ndoshta gabimi im eshte se kam dhene me shume dashuri sec duhet...cfare te bej? A jam sjelle gabim me te? A mdo ai mua ndopak?

Letra 24

Prsh Anabel.  Si gjithe fansat e tjer po ndaj dhe un historin ose sakrificen time me ju..Para disa vitesh kisha nje jete normale si shumica prej nesh..isha nje nxenes shembull ne shkoll gjithashtu dhe nje student exellent..ashtu si cdo prinder qe deshiron me te miren per femijen e vet  dhe prinderit e mi me sakrificen me te madhe arriten te me conin ne universitet..fitova nje nga deget e mia te preferuara ne tiran..vitin e par dhe te dyt kalova normal me sakrific..por ne perfundim te vitit te dyte babin e hoqen nga puna..mami nuk me punonte..per mua ishte shum e veshtir qe te ndiqja studimet..por me borxhe dhe me shum sakrific un shkova ne vit te 3...kishte dit qe un rrija dhe pa ngren sepse nk me dilte llogaria..me ne fund un arrita ta mbyll dhe ate vit me shum sakrific...zgjodha dhe temen e diplomes..mora nje tem ne lidhje me rritjen e ekonomis se vendit dhe studimin e varferis...fillova ta punoja diplomen si gjith studentet.por gjendja ekonomike u rendua shum..un nuk kisha as per te paguar leket e rruges per ne tr...nuk kisha se cfar te beja..u mundova shum te gjeja nje pun ne vendin ku jetoj por pas perpjekjeve te shumta asnje rezultat..sepse jetoj ne nje qytez ku shanset per pun jan 0%..nuk kisha cfar te beja ..sdija ku te shkoja ..askush nuk mund te me ndihmonte..me duhej te shkoja ne tr per kontroll diplome ..por skisha as leket e rruges..prindrit e mi e vuanin me shum nga mua ket gje por nuk mund te benin asgje sepse penges ish dhe mosha...i shihja cdo dit me lote ne sy ..nuk mundja ta duroja dot kte situat..un perpara tyre i jepja kurajo vetes i thoja qe do kaloj cdo gje..por sa gjeja mundsin kur nuk me shihnin vec qaja..nuk dija cte beja..ne tr per diplomen nuk shkova ...tani qe po ju shkruaj po bej koh qe jam shkeput nga tr..shoqerin qe kisha andej pothuajse e kam humbur....un mora dalengadal pamjen e nje lypesi...nuk mund ti shihja prindrit tek treteshin me lot ne sy..kam muaj lotet sme jan ndar...tashme dhe me prindrit nuk mund te bisedoj sepse nga vuajtja dhe veshtirsit qe kemi kaluar i jan shfaqur probleme mendore...dhe nga fakti duke me par mua ne kte gjendje..un tashme kam mar pamjen e nje lypsi, madje dhe kam lypyr.nk kisha  zgjidhje tjeter ..te gjith njerzit tani ktu na mendojn te cmendur..nk flas me asnje..nuk kam deshire te degjoj askend..pak flej dhe kur zgjohem e shoh veten strukur ne nje buze rruge...pa shpres..mjekra me eshte rritur, floket e gjata..rrobat e pista dhe te grisura..nuk jam me ai studenti i qethur dhe me pak mjeker, qe vishej me kemish dhe me nje buzqeshje ne fytyr,, me mungojn prindrit pa mas ..tani nuk flasin me. vec lotet flasin. i them qe jam mir por me shohin ne ket gjendje dhe vetem qajn...e shikoj qe dhimbjet skan fund ...me mungon vetja ime dikur, me mungojn prindrit e mi.a do buzeqeshin dhe njeher, vec kte dua..dhe tani qe po ju shkruaj  lotet e mi nuk kan te reshtur...si eshte jeta kshu. sa e padrejt..por un perseri luftoj dhe do luftoj ..un e di qe nje dit ZOTI do mendoj dhe per mua..do ndizet nje drit diku...se un besoj ne ZOT.un e di qe nje dit dhe un si gjith studentet e tjer do vrapoj drejt prinderve me diplom ne dor dhe ti jap lajmin qe gjeta dhe pun...kam shum mall dhe per shoket e mi..po bej koh qe skam asnj info per ta..sa me mungon ajo koh.e di qe shoqeria me kerkon ..me mbajn mend si ai djali i patrembur dhe krenar..un kshu ika nga ata ..tani ata nuk me njohin...nje dit ndoshta do kalojn para meje dhe nuk do me njohin..e di nuk do i pershendes jo sepse nuk dua te me shohin ne kte gjendje..sepse nje dit un do rikthehem..e ndjej qe do ulem serish me ta ne kafe si dikur...por qenka shum e dhimbshme te shoh prindrit vec me lot ne sy...sepse un nuk arrita ti beja te ndjeheshin krenar per mua....ne pamje un jam nje lypes por me nje zemer studenti akoma...sa e veshtir eshte jeta..vec nje shok kam tani, ai eshte nje djal 10 vjecar qe me ndihmoi dhe me cel qe po ju shkruaj...e kam shum xhan..dua tju them dhe dicka..mos u ankoni asnjeher per gjera te pavlera por vlersoni ato qe keni..jeta eshte nje sfid.edhe pse tani jam 22 vj un do e kaloj kte sfid..un besoj ne ZOT..do me ndihmoj....ndoshta nje dit do ju shkruaj serish por jo si nje lypes por si nje person i kompletuar...flm anabel.! (anonim ju lutem)

Letra 25

Pershendetje Anabel...!! Per mua eshte hera e pare qe shkruaj te faqja juaj dhe shpresoj qe kete mesazh timin te ma publikoni.Mua nuk me pelqen te shkruaj neper faqe,por me terhoqi tema...Prinderit e mi kane sakrifikuar tej mase per mua...aq sh sa une sot ekzistoj prej tyre se ata jane personat qe me bene te shijoj jeten edhe nje here te dyte....jane ata personat qe sakrifikojne cdo gje per mua dhe me duan pa mase...tek i shoh se si sakrifikojne aq sh per mua,brenda meje ka lindur dashuria e madhe per ta...deshira e tyre eshte qe une te zgjedh mjekesine pasi kjo eshte enderra e tyre...me thene te drejten mua nuk eshte se me pelqen edhe aq,por kjo do jete sakrifica ime per ta...do u bej enderren realitet qe atyre tu duket sikur ata ta kene mbaruar ate dege dhe jo une...!! Flm Anabel per kohen...!! Me respekt Irlisi...!!

Letra 26

Sakrifica ime me è madhe eshte qe nuk vazhdova me studimet sepse doja te filloja pune te ndihmoja vellain me shpenzimet e shpis Pasi prinderit u detyruan te na linin vetem ne it per ca probleme ne shqiperi. Vellai me thoshte qe po bej gabim do pergjigjet ai per cdo gje por smund Ta lija qe te perballej i vetem me kte "lufte" me te cilen jemi te detyruar te perballemi te gjith e.  Fati deshi qe une te gjeja nje pune goxha shpejt dhe mendoj qe Sakrifica ime ja ka vlejtur se Vellai mendon paksa edhe per veten ne kte menyre.  Ps. Te dua shum edhe pse e kam kaq te veshtir te Ta shpreh ?

Letra 27

Sakrifica ime me e madhe eshte qe jetoj me nje njeri mendje mbyllur.I cili gjithmon bie ne kundershtim me mua me vetveten e tij,me njerzit qe e rrethojne ..Qe shpesh me lodhe me mentalitetin e mbyllur qe ka dhe pse jeton 20 vite jashte mentalitetin e ka sikur eshte akoma ne fshat..99% te rasteve dhe prindrit e tij jan me tolerant qe jan mosh e thyer ...do thoni po ateher pse lodh trut me kete njeri ...Sepse zoti na ka falur nje engjell dhe ne radh te pare mendoj per ate pastaj per veten time ..

Letra 28

Sakrifica ime me e madhe??? Para shume vitesh isha e lidhur me nje djale 6 vjet me te vogel. Nuk thone kot se dashuria nuk njeh moshe. Ne fillim nisi si loje por si pa kuptuar u dashuruam. Pas disa vitesh lidhje me te i kerkova ndarjen me pretekstin se nuk e dua me. Nuk kisha zgjidhje tjeter. Ate e mbante familja, dhe une pasi une punoja dhe ai jo. E dija qe nuk kisha te ardhur me te dhe u ndame. Ai nuk e priti mire dhe filloi te me ndiqte, te me dergonte lule tek puna, te bente veprime te cilat tani e vinin ne dukje adoleshencen e tij. Ja bera te qarte se midis nesh nuk kishte te ardhme. Se ai nuk me kishte perkrahur asnjehere. Madje nje rast une u detyrova te abortoj femijen e tij ( me leket e mia) se nuk me jepte shpresa per te ardhmen. Kaluan vite dhe une u dashurova serish. Tani jam e lumtur me bashkeshortin dhe 2 femijet e mi.  Ai akoma jeton me prinderit dhe e mbajne ata. Edhe pse atehere e vuajta shume mendoj se sakrifica ime ja vlejti. ( anonim ju lutem)

Letra 29

isha vetem 15 vjec kur e njoha ate ,po po, ate ,ilacin e syve te mi,ushqimin e shpirtit tim,drogen e damarve te mi ..ajo kaloi pran meje dhe un thash me 1 ton te ngritur por delikat PSE O ZOT NA PROVOKON  ndersa ajo buzeqeshi ,kthehu koken dhe tha O ZOT SA IDIOT  bej shaka nuk foli fare dhe iku si nxeneset e 10-es kur jan me vones per ne shkolle ..e shikoja perdit dhe ndoshta se besoni por i lutesha zotit qe ajo te kalonte qe un vetem ta shikoja per pak sekonda dhe dita ime ndryshonte .pasi shikoja ate mrekullin qe perendia kishte krijuar ateher un u shkepusja nga realiteti dhe shikoja endrra me sy hap deri ne momenti qe me perplaste ndonje makin...1 dite me kohe te mire dhe 1 diell tropikal isha lare,isha bere i bukur (se kshu me tha 1 plake qe kishte syzet bythe kavanozi) dhe mora guximin dhe e ndalova ... i thash CKEMI ? me tha MIRE  i thashe EPO SHYQYR  dhe ika me vrap duke qare me denes  ..ok ok po beja shaka se nuk jam aq idiot thjesht me ran te fiket dhe u zgjova ne spital ..ok prap po beja shaka ,o zot sa shaka psiqike kam ..i thash  KE KOHE TE PIM 1 KAFE PASI NUK E KE IDEN SE SA FIKSIM QE TE KAM ?MADJE FOTON TENDE E KAM VEN DHE TEK KOKA KREVATIT DHE SA SHKOJ NE SHTEPI TY TE PERSHENDES TE PAREN . me tha PSE JO POR JO SOT SE E KAM ME NXITIM POR DO TAKOHEMI NESER ..me jep nr e telefonit dhe kontaktojm  i thash  HA HAAA SKAM TELEFON POR ME JEP TI NR DHE TE MAR ME NR KABINE OSE ME PRIT 10 MIN SA TE VJEDH 1 TELEFON SHPEJT E SHPEJT DHE TA JAP .ishte humor skandinav .nejse moo ja dhash nr dhe erdhi e nesermja  U ULEM NE LOKAL DHE JU BETOHEM QE VETEM AHAHAHAH THOSHTE ..TE PAKTEN MIRE QE ME THA EMRIN ..  dita dites e doja me shum ,e doja me shum se shevcenkon dhe milani ..e doja me shum se goku dhe sandokanin e doja me shum se sailor moonin por mbi te gjitha e doja aq shum saqe NUK ME PELQENTE TE RRIJA ME NJERI TJETER PERVEC ASAJ OSE NE VETMI DUKE KUJTUAR MOMENTET QE KALOJA ME TE ..I KUJTOJA ME AQ DASHURI SAQE DHE DASHURIA ME THOSHTE BOLL O SHOK SE ME LODHE  ..SYT ME SHKELQENIN SI PASQYRA NE DIELL DHE ZEMRA ME RRIHTE SI POMP UJI POR POMP LAVAZHI JO DOSIDO ..ISHA JO NE QIELLIN E SHTAT PO SIKUR I KISHA HYP 1 ENGJELLI KALIPIC DHE PO BEJA XHIRO NEPER UNIVERS ..1 NDJESI QE DHE TANI KUR E KUJTOJ I GJUJ VETES ME COK KOKES DHE THEM MBAJE VETEN SE NA SHIKON KASPERI DHE O TURP ..SE HARROJ KURRE DERISA TE PLAGOSEM OSE TE ME BI SKLEROZA KUR E PUTHA PER HERE TE PARE ..MU PREN GJUNJET DHE RASHE PERTOK ..po nrm shyqyr qe kam ket tip qe me shpeton nga situata dhe me tha BOLL U TALLE ME MUA  ..ghaaaa po ta dinte ajo qe un u shkriva si kasata ne diell do ishte habitur .pasi u ndam ecja rruges si tek ajo loja NE JEMI 2 SHQIPONJA RUMTI RUMTI RUMTA ose  ECJA ME VRAP KERCEJA DHE I PERPLASJA TE DY KEMBET BASHK NE AJER DHE BERTISJA JUHUUUUU por e lash si kercim pasi u perplasa me 1 tabel dhe u vrava ..cdo gje ishte perfekte ,aq perfekte saqe dhe perfeksioni ndihej krenar per ne ..1 cift teper unik ..un haram,malllist,bixhozxhi dhe ajo ishte vajze korrekte si mesazhet e vod kur hap nr e ri  ,besnike si besnik sykja  etj por porrrr se gjithmon ka 1 por un i thirra mendjes .. e mora mendjen ne tel dhe i thash hajde ktu ..u takova me mendjen dhe ram dakort te dy qe kjo lidhje per mua ishte me e mire sec duhet dhe nuk e meritoja ..ajo ishte me lart se mua ..dmth un isha si kjosk buk e qofte ndersa ajo ishte si loli popi ...un isha si telenorba ndersa ajo si  klan tv ..zemra vetem qante sikur e kishte len nai skedin nga trishtimi por i thoja skam cte bej vet e ke fajin qe ngaterrohesh me borgjeze ,borgjeze zemermire (dhe me besoni jan shum te rradha)..si perfundim miqt e mi u ndava nga ajo..se keni iden sa e mallkoj veten per ate gabim qe kam bere dhe akoma nuk e kam mar veten edhe pse qesh gjate gjithe kohes (pavarsisht qe kam na 2 kartela po crendesi ka kjo) ..jam interesuar dhe ajo jeton jashte dhe eshte martuar me dike shum te pasur dhe thojn qe eshte djal i mire ..ndoshta nuk e besoni por nqs do me thoshte zoti ne kto momente zgjidh ose te kesh ti 1 martes te lumtur ose ajo do thoja NRM QE TE KEM UN PER VETE SE SME PLAS ME PER TE  ..ahahah sa shum shaka te tepruara qe bej ..kaq miqt e mi ..kjo ishte sakrifica me e madhe qe un kam bere ne jeten time psiqike ...anabel nqs ke kohe te lire  anonim

Letra 30

Mirmbrema Anabel  Shpresoj qe te botohet dhe letra ime.  Po lexoj lloj historis. Po me habit fakti se si mund te tregohen njerzit kaq mendje leht. I referohem letres se ati djalit qe tradhtoj dashurin e jetes dhe qe tani ka nje vajze. Eshte nje budallallek me brire.  Une nk eshte se mund te kem bere ndonji sakrific te madhe. Sakrifica ime eshte qe rrefuzova shkollimin e lart per jasht shtetit vetem per te qen pran te fejuarit tim i cili mbas nje aksidenti mbeti pjeserisht i paralizuar. Kur them nk eshte ndonji sakrific e madhe nuk e them per faktin se nk e dua te fejuarin, po per faktin qe nk mund ti kerkoja te qendronte larg familjes pasi ai eshte shume i lidhur me familjen. Ai u ofrua te vinte me mua por une nk mund te pranoja dicka qe e dija qe do e lendonte pjeserisht.  Anonimo plz 

Letra 31

Pershendetje! sakrifica me e madhe qe po bej eshte dashuria ime,lashe dashurine e 6 viteve per karrieren qe te ecja perpara.pasi syte e tij te cmendur nga xhelozia donin tme shihnin brenda 4mureve.se di nese kam bere gabim apo jo? anonim te lutem

Letra 32

Sonte po shkruaj qe te me postohet.... Santifica ia vlen ndonjehere, por Kur e ben per vete dhe familjen ia vlen gjithmone. Une aktualisht jetoj jashte dhe arsyeja e largimit tim Eshte nje dashuri e madhe por e deshtuar dhe jo per fajin Tim. Nuk e duroja dot Ta shikoja ate cdo dite te lumtur Ne krahet e nje tjetre, nuk duroja dot prinderit e mi te me shikonin perdite duke qare dhe nuk duroja dot me as veten Ta shikoja Ku po katandisesha.Vendosa te largohem, kjo ishte me é mira qe une mund te beja per veten dhe familjen, dhe p se malli per ta eshte i jashtezakonshem por shpresoj qe kjo gje te me sherbeje, te me ndihmoj te vlersoj me teper veten dhe te them : po more legen po, jetohet mire edhe pa ty  Ps: une me ish burrin tim jetonim Ne te njejtin pallat

Letra 33

mirmbrema,,tani te flasim per sakrifica,,le te themi qe te gjith bejne sakrifica per njerzit tan te dashur,,,sakrificen me te  madhe  e kam ber per femijet e mi,jetonim ne gr,ishim shum mir me letra me shtepi ku nuk paguaja qera,kam vuajtur shum deri sa bera letrat sepse nga shum rrethana u detyrova te lej djalin ne shqiperi per 5 muaj, dhe vet ika malit,pasi me dolen letrat u ktheva dhe e mora djalin,me von u bera nen per her te dyt me nje vajze,kur djali u be 4 vjec ma dianostikuan me autizem,,nuk po i them sa jam pikelluar,por di qe u fundosa,e futa ne nje shkoll enkas per keta femij,mir po kishim nje problem me gjuhen,duhej ti flisnim vetem nje gjuh,po them qe mesuesit ishin te perkryer,asnjeher smun tu them rracist,sa mir jan sjell me djalin tim,kur goca u be 2 vjece,po me bente merak se po shfaqte shenja autizmi,e cova per vizit,per fatin tim te ndyre,doli dhe ajo autike,,dhe duke menduar per me te miren per ta  u ktheva ne shqipri,ku jam me qera, me 2 femije autike,,por i dua ikam si engjej,,naten

Letra 34

Prsh anabel . Shpresoj ta publikoni letren time. Jam nje 25 vjecare e martuar qe 17 dhe e ber mami ne mosh 21 vjec. Sot kam 2 goca qe i dua me sh se cdo gje ne kete jet dhe ket sakrific qe po bej vec per ato dyja po e bej. Po jetoj me bashkeshortin tim ne nje cati larg shqiperis, po jetoj me dike qe as e ve re nqs jam ne shtepi apo jo. Thjesht jam si nje skllave . Nuk e di sa do duroj dhe keshtu. Nuk di cfare te bej. T largohem me gocat e t gjej nj pune dhe t filloj cdo gje nga e para? Por sdi si do reagoj familja ime, sdi a do ja dal mban per edukimin e dy engjejve te mi? Flm nqs e publikon, km nevoj sh per disa mendime. Anonime ju lutem!

Letra 35

Ne fakt sakrifica jon esht e dyanshme pasi po sakrifikojm te dy.Un jam 19 vjece,ai 21.U njohem ne marsin e vitit 2012.Si gjith lidhjet filluam dhe ne.Kaloi plot 1 vit si pa kuptuar.Familjet tona e dinin per ne.Gjithcka po shkonte mir.Flisja me familjen e tij dhe ai me timen.Un duke qene nje vajz e rritur pa baba,me nje vella te vogel,kisha perkujdesjen e plot njerezve te mamit.Por gjithnje ata nderhynin shum ne jeten time,madje ne gjerat me te vogla.Nk me linin fare te shprehesha lirshem.Gjyshja ime njihte mamin e tij prej vitesh.Kur beme 1 vit gjyshja me pyet :- Kur do fejoheni?U bete gazi i botes.Le nam me te.Ste vjen turp.Ai mbase po tallet.Un do kap te emen..Jo i thash un te gjith e din per ne.Por ka vellan para   qe gjendja ekonomike e tij ashtu si e mija ishin pertok.Nejse un iu luta mos ta kapte dhe ajo me tha okey sdo e bej.Kaluan nja 2 muaj.Ne vertet duheshim shum.Sa punonte me thonte zmr kam kaq lek do i mbledhim te fejohemi.Djal shum puntor,punonte cte gjente,murator,kamarier gjithcka.Nje dite si gjith tjerat zgjohem dhe e telefenoj.Cudi nr i fikur,ai se fikte kurr.I bie gjer ne mesdite prap i fikur.Nga ora 1 me bie teli,ishte gjyshja me tha eja ketu tek ne se do tet vras ty dhe at shke*dhat.Iki un atje.Ajo me tezen ishin te gjindosura.Kishin kap mamin e tij e i kishin then :Nese djali nk na merr vajzen,ai do marr plumbin.Djali po ndiqet per tu vrare nga xhaxhallaret e vajzes...E ema i kishte then po ata kan cdo gje ne rregull e do fejoheshin sapo ne te mblidhnim ca para.Gjyshja i kishte then dua urgjent te vij te fejohet.Do tet vras djalin.E kishte share..E ema e tij i kishte then ne nuse me zot nk marrim..Kur e mora vesh mu permbys bota.Vtm qaja,mallkoja pse ma bet ket gje.Ato thonin do tet marr me zor ai.Me pyeten te ka bere gje,ju thash jo.E ema e tij kishte ikur ne shpi,i kishte thyer telin i kishte then gjith fisit do na vrasin djalin.Ne nk marrim vajz me zor.O zot ky mendonte se i kam futur un qe ti ngel ne dore.Kam kaluar dhimbje qe nk e pershkruaj dot.Na  kane detyruar te betohemi qe sdo takohemi me dhe nese e bejme do na vrasin te dyve..Ashtu beme nja 2 jav.Por prap u kthyem bashk dhe jemi prap bashk pasi kan kaluar thuajse 2 vite nga ajo ngjarje.Duhemi vertet shum.Mendojm qe tjemi bashk duke ikur ne nje shtet tjeter larg nga ky mentalitet e kto kanune qe na hengren jeten.Nk jan 3 jav por 3 vite dhe nk harrohen lehte.Nk heqim dot dore nga kjo dashuri.Un kurr nk do jua fal atyre qe nderhyn kur cdo gje ishte ne rregull.Kur nk ka nderhyre mami im,ato nk kishin pse ta benin Ju lutem anonim se sdua te hap probleme 

Letra 36

Pershendetje Anabel ! Lexova nje leter pak me poshte rreth nje burri qe kishte keqtrajtuar gruan e tij dhe m'u kujtua historia e familjes sime.  Une jam nje vajze 18 vjece dhe sapo kam mbaruar gjimnazin , ne pritje te fillimit te shkolles se larte ne Tirane.  Ne fakt kjo leter ka te beje me historine e vuajtjes dhe sakrifices qe mamaja ime ka bere per mua dhe vellain tim te vogel.  Para 6 vitesh , prinderit u ndane dhe qe atehere kemi jetuar me mamane nen kujdesin e saj.  Por te mos zgjatem me tej…  Qe ne vegjeli me ka munguar dashuria e babait , per mua sherbente thjesht si figura e rende e familjes , nje njeri i cili me kallte daten . Kujtimet e mia qe nga femijera e deri tani rreth atij njeriu jane vetem ndaj dhunes fizike qe ai ushtronte ndaj meje dhe mamas sime.  Ai ishte nje burre nje fanatik,  nje burre i cili nuk linte gruan e tij te dilte nga dera e shtepise , nje burre qe s'e linte mamane time te vishte fustane deri te gjuri ,por jo ato duhet t ishin t gjate ne fund te kembeve ose pantallona , e njejta gje vlente dhe per mua . Ai ishte nje burre i pushtetshem ,me pasuri e perseri ato i shfrytezonte me dashnoret e tij te shumta , nje prej te cilave e ka sjell dhe ne shtepi ne sy te mamase sime dhe meje . Por situata u perkeqesua vitin e fundit ,kur ai u be kafshe , ne tere kuptimin e fjales , filloi te na keqtrajtonte me shume se kurre , dhe tashme guxonte te kapte me dore dhe vellain tim, i cili atehere ishte vec 4 vjec..Nje dite madje me beri tti thosha lamtumire vellait tim te vogel sepse une do ikja me mamane edhe ate do e mbante ai ( theksoj qe une atehere isha vec 12 vjec) .Ndodhi te tilla , me te shumta e me me shume horrore ndodhen plot ,por ajo qe do mbaj mend tere jetes sime ishte momenti i arratisjes nga shtepia e mamas sime..  Ajo me kishte thene per planin e saj,  pasi do perfitonte nga vizita e kushurinjve te ikte me ta e me pas do sillte policine t'e na merrte mua e vellain .. Une prisja ne ankth , ne preher shtrenguar vellain se cfare do te ndodhte dhe befas degjoj dy gjuajtje ne ajer ajer nga ciftja e babait tim ne katin e dyte te shtepise, ku ishte dhoma e tyre…  mendova se gjithcka mbaroi , se humba mamane ,lotet nuk i mbaja me , shtrengova fort ne kraharor vellain i cili me pafajesine e nje femije s'po kuptonte lotet e mia .. Me pas shikoj ate , "babain" me ciften ne duar qe me pyeste ku ishte mamaja ime… kur e pash ndjeva lehtesine me te madh ne jeten time ,mblodha forcat dhe i thash se s;dija gje .. Nderkaq ai me bishtin nder shal , vajti u fsheh pasi degjoi sirenat e policise tek vinin .. Mami kishte arritur ta denonconte dhe te vinte per te marre vellain tim.. Fatkeqesisht ai nuk u denua dhe u la i lire .. Edhe pse kjo ndodhi s'ishte fundi , perseri ,sot pas 5 vjetesh ne jemi ndare nga nje "njeri" i cili vetem i tille nuk quhet .. Vazhdon te na marre ne cel dhe te na nxjerri budalliqe nga me te ndryshmet , kercenon vazhdimisht ne cel , por ama nuk me ben me pershtypje tashme , jam mesuar .. Te me falni per zgjatjen e sms ,por te them te drejten vetem nje liber do te mjaftonte per te treguar vuajtjet dhe tmerret qe mamaja ime ka perjetuar , sakrificat qe ai ka bere vetem per te siguruar jeten time dhe te vellait tim .. Ajo e mbylli jeten e saj me nje kafshe , e la pas dore veten dhe ktheu syte nga ne dhe kjo eshte dicka qe s'do ta harroj kurre .. Une e dua mamane time dhe do bej te pamunduren qe sakrifica e saj te shperbelehet ! Ndoshta mund te mendoni se kjo eshte nje histori e trilluar ,por me besoni , ekzistojne te tille njerez , monstra me sakte , qe nuk u interesojne as vet femijet e tyre ! Nejse se u zgjata shume , mund ta publikoni ose jo , nese po , u them te gjithe atyre femijeve te keqtrajtuar ose qe shohin dike nga familja e tyre , sidomos nenen, te ngrihen , mos te qendrojne me ne heshtje pasi mund te jete teper vone !! Duajeni mamane sepse eshte personi i vetem qe na do vertet dhe jep jeten dhe per ne ! Faleminderit per vemendjen ! Dhe ju lutem anonim pasi me vjen turp qe te tjeret te marrin vesh cfare babai kam .

Letra 37

 Mirembrema Anabel, sakrifica ime me e madhe lind nga nje gabim i nje nate qe me kushtoi dashurine e jetes. Jam nje djal 24 vjec, kohe me pare njoha personin me te mrekullueshem qe mund te ekzistoje. Per mua ishte vajza qe i jepte kuptim jetes time, ajo ishte buzeqeshja ime, njeriu qe me beri per  vete me thjeshtesine, sinqeritetin, dhe embelsine qe kishte. Mu desh shume kohe per te fituar zemren dhe dashurine e saj, dhe mjaftoi vetem nje moment qe te shkaterrohej gjithcka.  Kush eshte gabimi im??? Ajo tjetra ishte nje nga ato femra qe skishte komplekse per te hedhur hapin e para, dhe kshu beri, erdhi tek une dhe nuk di se si ndodhi por ndodhi ajo qe nuk duhet te ndodhte, te nesermen u zgjova me te. Ky gabim me vrau per nje kohe te gjate, sepse kisha vendosur tmos e ndaja me asnje tjeter, deri ne momentin qe erdhi lajmi bum, AJO ISHTE SHTATZANE. Kur mora vesh ate lajm ndjeva gjithcka dhe asgje njekohesisht, si do ti thoja dashurise se jetes sime qe e kisha tradhtuar, se do te isha babai i nje femije qe nuk do ishte i joni. Qe te mos zgjatem shume ne detaje, sot jam babai i nje vajze, te cilen e adhuroj, dhe sakrificen me te madhe e kam bere per te, hoqa dore nga dashuria e jetes sime, qe sot eshte e fejuar dhe ta shoh ne krahet e nje tjetri eshte denimi me i madh qe mund te merrja nga ajo tradheti. Anabel anonim aman tkeqen,... se jemi dhe baba tani :P

Letra 38

Pershendetje anabel .nuk e di nese mund ta quaj sakrific kte qe po shkruaj apo nje pjes te mare nga jeta ime. Jam nje vajze 20 vjece nga jugu .para gati 3 vjete me fejoi familja jo kundra vullnetit tim me lajmesi po un isha akoma e vogel dmth ne kuptim qe si kuptoja akoma mir disa gjera .te ndaja te miren nga e keqja .u fejova me dike qe sishte dhe aq person i mir por kishte disa gjeste qe bente karshi meje qe me bene ta doja shum .jo shum kohe pasi u fejova un ngela shtatzan pa dashur dhe familja e tij vendosi te benim dasmen brenda 2 muajve .u martuash shpejt ku aty fidhuan dhe problemet ku nuk doli asgje nga ato qe kisha enderruar un .ai fidhoj te vepronte ndryshe tregoj nje ane tjeter te tijen qe me beri te kisha shum prekje dhe pakenaqesi karshi tij .kur vija te prindrit e mi flisja me mamin x cdo gje ndersa babi ishte bere pishman qe me martoj ne 1 familje te tidhe dhe sa here shkoja te ata babi me lutej qendro ktu bij me thosh e mos shko me .ndersa un nuk doja qe ta prishja familjen sido qe ishte puna .sepse x 1 femer eshte pak e rende te largohesh nga babai e pastaj te shkosh serisht .madje 1 here mami me tha qe nese shkon serisht atije mos me hajde me .por un shkova shkova dhe kur isha 5 muajshe shtatzan vajta per te bere viziten te gjinekologu bashk me ish bashkeshortin ku mosa lajmin qe duhet te hiqja femijen sepse ishte anormal . Oh zot mu erren szte ne ate moment .kisha kaq kohe qe enderroja se si do ishte kur ta lindja .cfar seksi vajz a djal .si do e vishja e shum gjera plot te tjera .ne ate perriudh me ndenji pran por me von u ben situata akoma me e veshtir se ne fidhim .dal nga dal dhe un spo kisha me durim te duroja se do ndryshonin gjerat per mir .derisa kur shkova heren e fundit te familja ime u ndava nga ai .ne fakt babi me tha ste le te shkosh me dhe un rash dakorte me te .tani kam 1 vit qe jam ndare .ndersa ai u martua serisht sapo u nda nga un .kam pas shum raste te tjera por kam shum frike .ne fakt sbesoj me as ne dashuri as ne lajmesi .kjo ishte pra 1 pjese e jetes time .anonim ju lutem

Letra 39

 Nuk besoj se esht tamam sakrific sa verberi nga dashuria por une i kam hequr shume te mira vetes per te. ai esht ne 1 nivel shume te ulet ekonomik ndersa une familje normale. por ndo1her dashuria nuk mjafton per te qene bashk. ai jeton ne 1 qytet tjeter dhe un gjimnaziste hiqja ate sanduicin e drekes ne shkoll ose lija menjane leket qe me falnin tek tuk per te bere oferta telefoni apo per leket e furgonit qe inte me takonte e kafet qe pinim. me pas ika me shkoll jashte. dhe ato pak lek qe me jepnin shpia per te jetuar une nje pjese te mire i shpenzoja qe te vija cdo muaj shq te takoja ate ose qe ai te vinte prane meje. sa here vija i sillja dhurata pasi me vinte keq qe skishte mundesi te vishej  si shoket dhe ndihej keq. mbaj mend 1 here ishte semure dhe une i dhash gjithe leket qe kisha ne xhep ti blija ilace.po ashtu me vinte keq kur me fliste per familjen e tij qe jetonin vec me asistence e ndo1here i kam blere rroba dhe atyre. un isha mire po fundja studente isha. por thoja un kam 5 fustane motr tij shko ne shkoll 2 muj me 1 pale pantallona e ai ndihet keq qe si vlla sia ploteson dot. 1 here e ftova ketu sepse e doja prane dhe i kisha premtuar. por shpenzimet dolen jasht kontrollit pasi ishte hera pare qe menaxhoja lek vete dhe mu desh te rri 2 muaj me therrime pasi ai u kthye shqiperi. para tij gjthm mundohem te dukem se kam dhe se caj koken mgjths e shpreh ndo1her. por nese ne fillim e beja per krenari tani e bej se ai si pranon dhuratat apo leket e mia se i vjen keq ose krenari mashkullli, ama une jam njeriu me i lumtur kur shoh fetyren e tij te qeshur apo te qetesuar sado pak nga ato streset e tij familjare qe skan fund.  gjeja qe dua me shume eshte qe 1 dite ai te kete nje jete te pakten normale dhe mos kete gjith hallet e shpise ne kurriz. dhe i kam premtuar vetes qe nese 1 dit do te kem aq mundesi dhe ai ende tmos e kete krijuar 1 jete te till une do ta ndihmoj me cdo jge qe kam ne dore.

Letra 40

Anabel pershendetje....  Nuk rrija dot pa shkruar kur pashe fjalen sakrifice...ne fakt vetem vuajtje dhe sakrifice mbaj mend ne jeten time,as vete nuk e di si arrita ketu,jam ne depresion me plot kuptimin e fjales.Te mendosh qe jam fejuar me dashuri,jam 23 e vjec,e shkolluar,7vite bashk,,gati nje vit te fejuar,as familja nuk e kishte shume me qef,por Ata mi plotesojne te gjitha deshirat....mendoj sa jam lutur te jem me kete njeri qe eshte bere ferri im,me xhelozine dhe fiksimet e tij me ka nxire jete...jam nga nje qytet I Vogel verior,nuk kam force dhe guxim te nis gjithcka nga e Para...ai me dhunon psikologjikisht,nk e duroj dot,e sheh dhe ai qe I jam larguar dhe nk e duron dot kete fakt.Nuk ka mbetur asnje pike dashurie me...e skam guxim ti them familjes se e di qe do te viheshin ne pozite shume te keqe Para njerezve....me thuaj a ka sakrifice me te Madhe se kjo????

Letra 41

 Mrb ...  Nuk e di nese mund ta quaj sakrific kete qe un bej por mua e till me duket ...  Jam 21 vjece dhe jam shum e shoqeris, bej shum per ta ... Dhe madje nqs un kam ndonje prb timin un e lej ate per te ndihmuar ken tj. Por ne disa raste ndihem mir por ka disa te tj ku as qe e marrin mundimin tme falenderojn.  Prz e them sinqerisht se e harroj pothuajse dhe veten fare dhe mendoj per nje shok ose shoqe qe ka nevoj apo ndihet keq,, qe vetem te ndihet mir ...  Ne shum raste mund edhe te lendohem dhe vet, te shkel ndjenjat e mia apo prish shum pun te miat ....  Kam nje shok te ngusht qe e dua si vellain tim qe bej gjithcka per te ... Kam len shum or mesimi te miat (pasi jami ne shkoll te lart ) vecse te ndihmoj ate ne provimet apo problemet e tij ... Dhe ai mezi thot flm ... por atij i bej hallall gjithcka se ne pak raste edhe me ka ndihmuar... Por si tbej te ndryshoj kam provuar shum menyra por perseri asgje sfunksionon....  Sh flm nese kishit durim ta lexonit :( 

Letra 42

 pershendetje anabel ! Doo doja shum ta postonit kte histori ..  Sakrifica me e madhe qe un kam ber eshtt ajoo qe kam bo per motren tim ! Ishte maj 2013 dhe vetem kur me telefonojn edhe me thon qe motra  kishte pesuar aksident edhe ndoshej ne spital .. Me nje frym kam vrapuar per ne spital pasi motra eshtt gjeja qe unn dua me shum njett ..  arrij ne spital per 4min ,kurr atija kur cte shohh plott njerez qee un i njihja pasi ishin njerit e burrit te motres sps motra edhe kunati kishin bo aksident bashk ..ineresohem per shendetin e motres e mbytyr ne lott edhe me than qee ka vrar kemben por unn smund ta besoja pa e par me syt e mii keshtu qe me shum perpjekje arrij edhe futem ne sallen e reminacionit futtema atyyy edhe shoh qe te dyja kembet motra i kishte te fashuara spoo arrija te kuptoja ckishte e arrij e puth ne ball edhe ajo hap sytt  dhe fjalett e vetem qe mka then jan 'Mos qaj te lutem se un jam gjall' edhe aty ra ne koma per 9ditt .. Ehh nukk dua te shpjegojj se afar kemii perjetuar ne si familje ne kto 9ditt .. Motra doli ne koma dhe duhej te operohej pasii kishte thyerje te panumerta ne te 2ja kembet edhe duhej te fuste hekura ... Oo zottt dita e operacjonitt ka qenn sikur tme shkulje vendit zemren .. Vertett nje tmerr . :( por pas gjith ktyre vuajtve gjithcka doli me sukse ..ktuu fillon edhe sakrifica ime   Motra duhet te qendronte 3-4muaj ne spital dhe unn edhe mami imm nukk i levizem nga kokaa vetem shkonim ne shpi sa tbenim dush e tu ndrronim ...u detyrovaa te hiqja dor nga universiteti  nga puna nga e dalura nga kafett nga shoqeria nga gjithca dhe ju perkushtova me shpirt time motre ... Pasii mami punote gjith diten sps leket ne ato momente na nevoiteshin me shum se cdo gje ... E un jam vetem 19vjec ne at koh  isha vetem 18vjec u detyrova te beja cdo gje ne shpiii ushqimon,punet,te kujdesesh per motres sikur ta kisha bebe sepse ajo nuk levizte nga krevati e ska leviz per nje vitt .. Porr nuk  jam pishman per asgje edhe pse kam humb punen shkollen .. Nuk me ineresonte asgje ne at kohh vetem motren ta kisha gjall .. E lutjet mi degjoj zotii pasi tanii hecen me kembet e veta edhe pse me pak probleme ska gjee me mjafton qe ajo mer frym !  Anabel faleminderit nese e postoni ..  Anonim te lutem !

Letra 43

 Ehh...Kur flitet per sacrifice me vjen ndermend vetem babai im, heroj im. Ishte perjudhe e viteve '96-'97 kur vetem ai po punonte, rremujat i dini vete se si ben vendin tone. Gjerat beheshin te veshtira, gjyshrit po jetonin vetem dhe plakeshin nga viti ne vite. Me mundim dhe me njerzit tane ne krah na u hap nje drite jeshile dhe babi iku jashte per te siguruar nje jete me te mire per familjen tone. Nderkohe letrat ishte veshtire dhe zoti e dinte sa kohe duhej te dilnin. E kujtoj si tani kur percollem babain dhe gjyshja i mbase nuk shihemi me. Dhe tani me vjen te qa kur e kujtoj. Mos flit keshtu i tham ne. Ajo sikur e ndjente se pas 2 muajsh u semur me lucemi dhe brenda 5 muajsh na la. Babai sakrifikoj dhe kaloj kete dhimbje te madhe vetem, larg. Ja di per nder dhe hallave dhe xhaxhallareve qe i than ca u be u be, se ngjall me, mos digj dokumentat, mendoni per te ardhmen e familjes. Kur po beheshin letrat vdiq brenda pak kohesh dhe njera halle me kancer. E goditi shpirterisht per te dyten here ne pa mundesi te shihte dhe te motren. Jeta eshte e veshtire por dhe ne duhet te behemi me te forte qe te perballojme...gjerat ndryshuan per mire dhe pas rritjes tone dhe personalisht jam munduar ta bej krenare me sa kam mundur se ai per ne sakrifikoj shume gjera qe duhet nje jave per ti treguar. Jam dhe une krenare per te dhe shoqet e mia u cmenden kur moren vesh qe me full time ne pune mbaroj dhe universitetin, ne pa mundesi ta mbaronte ne shqiperi kur ishte i ri. Sakrificat jan te medha qe ben njeriu dhe ne cdo moshe qe te jeni beni vetem mire, sidomos per njerzit e tu. Do ta shlyej zoti diku

Letra 44

 Sakrifica me e madhe per mua ishte te hiqja dore nga njeriu qe doja per arsye se nena ime nuk e donte per mua .Jetonim te 2 ne nje qytet ,kishim gati 2 vite diference dhe prinderit tane njiheshin me njeri tjetrin .Kur u lidha me te ,isha maturante dhe nxenese sh.e mire .Megjithese per mua  dhe prindrit priorite t ishte shkolla ,une nuk e refuzova dashurine e tij .E doja ,e vleresoja per ate qe ishte ,per sinqeritetin e tij .Lidhja jone ishte nrm ,takoheshim ,flisnim me njeri tj por frika ime me e madhe ishte qe ndoshta ne 1 moment prindrit e mi do ta mernin vesh dhe une s'isha gati per ate moment..Im ate nuk ndodhej ne Shqiperi kur mami e mori vesh per ne te 2 .U terbua nga inati, me ka bertitur aq shume sa ende me dalin ne enderr fjalet qe me thoshte ate dite .Ajo nuk e donte ate per mua . Me thoshte qe une duhet te mendoja per shkollen dhe jo te sakrifikoja jeten time per nje njeri i cili mendjen e kishte tek biznesi vet dhe makinat e luksit e jo te vazhdonte shkollen si gjithe te tj. Me kercenoi se do ti thoshte babit dhe nuk do me lejonin te vazhdoja shkollen .Une nuk mund ta zhgenjeja tim ate ,ai eshte njeriu me i shtrenjte ne bote per mua dhe nuk e di si do te reagonte nese do ta merte vesh.I premtova se nuk do te flisja me te por asnjehere nuk i thashe qe do ta harroja .Dhe pse ndenjem 3 muaj pa folur ,e ndjenim  mungesen e njeri tj .ai ishte shume keq ,madje miqte tane thoshin se po kalonte ne depresion .Nuk mund ta lejoja kte gje ndaj mora guximin dhe i fola perseri .I  thashe arsyet e mia dhe i kerkova te vazhdonte shkollen ashtu si une (une fitova nje nder deget me te mira ne UT ) nese donte te ishim bashke .Me premtoi por asgje ,madje e zhyti veten me thelle ne lojrat e fatit dhe pislliqe te tjera .Erdhi dhe momenti kur i shkeputi marrdheniet me mua perfundimisht duke lene pas 1000 Pse_te .Tani mami ende me thote qe ai nuk me meritonte mua por une ende e mendoj ate dhe smund ta harroj .anonim te lutem 

Letra 45

Mirmbrema Anabel Shpresoj qe letra ime te publikohet pasi kam shume nevoje per mendimin e dikujt dhe mendoj se fansat e revistes do te me ndihmojne shume. Para 2 vitesh vellai im 21 vjecar (tani) pesoi nje aksident automobilistik dhe qe ather nuk ndjen asgje nga pjesa e belit e poshte. Pas ketij momenti jeta per ne te dy ka qen shum e vshtir dhe do tju them pse Pas aksidentit ai ndryshoi teper, u largua nga familja nga un nga shokt e tij dhe e ka humbur krejt shpirtin pozitiv qe e ka karakterizu gjithmon. Per fat te keq babai im nuk jeton me pasi ka vdekur ne nje aksident para 12 vitesh kete nentor kshtu qe per te permirsuar gjendjen ekonomike me duhet me punoj me orare te zgjatura si kamarier ne nje lokal afer shtepise dhe kjo eshte teper e lodhshme si fizikish edhe mendrisht. Megjithate sakrifica qe me eshte dashur te bej eshte tjeter; qe ne moshen 18 vjecare vellai im eshte fejuar me nje vajze dhe e dashurojne njeri tjetrin marrezisht, megjithate nje nate vllai m afrohet edhe m kerkon te bej seks me te fejumen e tij per shkak se ai nuk ndjen asgje posht belit dhe nuk mundet me kry marrdhenie seksuale. Ne fillim u habita shum megjithate ndjenja e fajit me detyroi te pranoj edhe pse nuk jam aspak dakord me kete ide. Nqs ndonje fans ka 1 keshill se si ti tham vllait mos me mkerku ma kyt gja mkishte ndihmu shum PS gjat aksidentit makinen kam qene duke e nisur un Te lutem te ruash anonimitetin

Letra 46

Pershendetje Anabel, Pasi lexova letrat e tjera vendosa te them edhe une historine time. Sakrifica ime me e madhe ishte per dashurine.Per vajzen qe e doja me zemer. Ne kohen qe ishim te lidhur une luaja futboll dhe merja nje rroge modeste per standartet tona(shume te ulet per tregun boteror).Endrra ime si e cdokujt ishte te luaja jashte dhe nje dite u duk sikur fati me trokiti ne dere.Daja ime qe jeton ne itali prej vitesh kishte folur me nje trajner te nje ekipi italian ne kategorine e trete.Rroga ishte pothuajse e njejte me kete ketu,por dihet qe te luash andej eshte nje trampoline qe te lejon te shkosh me lart.Ndersa ne Shqiperi eshte veshtire te ecesh perpara.I lumtur pa mase telefonoj te dashuren dhe i jap lajmin.Ajo nuk u gezua por u hidherua dhe me tha si do tja bej une pa ty.I thash qe Italia eshte afer dhe do vij shpesh por ajo perseri ishte kundra largimit tim.U takuam dhe folem gjere e gjate dhe ne fund vendosa te rri ketu.Ndonese isha pak i merzitur qe hodha poshte nje mundesi te arte,nuk behesha pishman sepse per dashurine time e beja kaq gje. Vazhduam lidhjen normalisht deri sa nje dite mar vesh qe te dashures time dhe familjes se saj i kishte dale llotaria per ne Amerike.Mu shemb bota nen kemb.Ajo me mori ne tel dhe qante.U takuam dhe ajo me kerkonte falje per kete "tradheti" duke me thene qe do bej cmos qe mos te iki.Por a mund te isha aq mizor dhe egoist sa ta mbaja ketu?I thash qe keshtu paska qene e shkruar per ne ndonese duhemi shume.Periudha para se te largohej ishte edhe me e bukura per ne...Por erdhi dita qe ajo do largohej dhe gjithcka u zbeh. Ajo sot jeton ne nje kontinent tjeter dhe une jam ende ne Shqiperi per "faj" te saj.Nuk i ve faj aspak,perkundrazi jam i lumtur per ato kohe qe perjetuam ndonese sakrifica ime nuk doli ashtu sic e kisha parashikuar.

Letra 47

Mirmbrema Revista Anabel....Shpresoj q kjo historia ime t publikohet, dhe ju lutem shum ta publikoni pasi  meqe ka dhe lidhje me temen....Dua ta ndaj me ju dhimbjen e madhe q kam n shpirt ....un jam 16 vjec para 3 vitesh u lidha me nje djal me t cilin e dashurova pamas ....ai ishte I pari per mua per gjithcka ...m beri t ndihesha nje princesh....E kshu kmi kaluar shum momente te paharuara se bashku ...Por nje dit fatkeqsish prindrit e mi moren vesh per lidhjen time dhe arsyeja q ata ishin kunder ishte sps familjet tona pra e imja dhe e t dashurit tim ishin n konflikt me njera-tjetren...Prindrit m than t zgjidhja mes tyre dhe atij....un I doja sh dhe prindrit por edhe ate ...Por isha e detyruar te zgjidhja...Ndaj zgjodha familjen time dhe sakrifikova dashurine time ...sps e dija qe prindrit kishin per ti ber dicka te dashurit tim dhe mu betuan ndaj hoqa dor nga lidhja ime....Tni jm sh e vetmuar dhe cdo nat qaj nuk mund t qendroj dot pa ate pa zerin e tij...aromen...etj...ju lutem m jepni nje mendim cfar t bej? Sos nk mund te vazhdoj me keshtu nuk mundem

Letra 48

Pershendetje Anabel,  nuk e di nese eshte kjo nje sakrifice per ju,por une e quaj te tille.  Po jetoj vite te tera larg dashurise sime,vetem sepse e dua dhe nuk mund ta le dot.  Ai eshte ne nje tjeter qytet europian dhe une ketu ne Shqiperi.Rrethanat e bene te shkoje atje,dhe une ju betova qe do e pres deri diten qe do vije dhe te me kerkoje te martohet me mua,dhe nese do ai une jam e gatshme edhe te shkoj pas tij .Mendoni se jam penduar? Kurre,as qe e mendoj.  Eshte dashuria ime e pare dhe e dua aq shume sa nuk mendoj ta le per asnje cast.Mesa duket jeta na ka vene nje veshtiresi perpara,qe te jetojme larg njeri tjetrit por kjo sna ndalon te duhemi ne asnje moment.  Meqe ai e ndjek faqen tuaj i them,te dua S

Letra 49

Nuk e di nese kete timen mund ta quani sakrifice,por per mua eshte. Kam vendosur te jetoj larg Shqiperise, larg Tiranes qe une e dashuroj aq shume, larg familjes time, larg miqve e shoqerise, kam lene profesionin tim, dhe po jetoj ne nje shtet te Europes per femijen tim, sepse nuk dua qe ta sjell atje. Une dhe i jati jemi ndare, dhe ajo qe kisha enderruar,planifikuar per te ndertuar u shemb ne pak kohe. Ai nuk ishte njeriu i duhur as per mua as per femijen tim dhe keshtu qe u ndame. Ne nje dite papritur u gjenda e vetme me femijen tim ne krah shume te vogel. Skisha shume kohe ketu, dija shume pak per vendin ,jeten,kulturen,njerezit e si funksiononte cdo gje ne kete vend.Por me duhej tia dilja, per veten dhe per beben time. Jam shnderruar si njeri sjam me ajo qe kam qene me pare, eshte normale per cdo grua kjo kur behet nene, por me jane dashur te bej sakrifica nga me te ndryshmet,per te ngritur cdo gje nga e para,per te krijuar nje strehe  normale per femijen tim,sakrifikoj cdo min nga koha ime qe tia kushtoj atij,sepse bej cdo gje vete 24 ore te dites, po nuk me bejne pershtypje lodhjet e mundimet kur shoh Ate se si rritet.Do thoni ju pse femijet ne Shqiperi po vdesin, jo, por ketu eshte shume me mire per femijen tim.  Prandaj mendoj qe ia vlen sakrifica qe bej. Ju uroj gjithe te mirat!

Letra 50

Si cdo njeri dhe une mund te kem sakrifikuar per dike por deri me sot nuk kam arritur kurr ta bej sakrificen qe kane bere per mua.E kush tjeter mund ta bej kete sakrific pervec se nje nene per femijen e tij.E kam mar vesh vetem para 6 vjeteve.Pasi nena ime ngeli shtatzane me femijen e saj te pare nuk i lejoi te bente nje femij tjeter pasi kishte probleme me shendetin.Por fatkeqesisht doktorat se kishin lajmeruar dhe nena ngeli shtatzane me mua.Nje muaj para se nena ime te lindte pati komplikacione dhe doktorat i thane babait tim qe duhet te zgjidhnin mes jetes se saj dhe te foshnjes se saj dmth mua.Babi im nuk dinte cfare te bente dhe ia la ne dore zotit.Ne momentin para se te hynte ne lindje mami therret babin dhe amaneti saj i fundit ishte qe kerkonte te shpetohej jeta ime.Mendojeni cfare mund te beje nje nene.Fale zotit cdo gje shkoi shum mire dhe mbijetuam te dyja,por pasojat i pati nena ime e cila vazhdonte ti vuante deri ne momentin sa vdiq.  Pasi u nda nga jeta vetem 2 vjet me pare.  Ne ate moment un nuk e desha as jeten time pasi po bente vetem 4 vjet qe e kisha mar vesh te verteten dhe un skisha si tia ktheja mamit tim ate jete perseri.Por jeta ime vazhdoi dhe sakrificen qe ajo beri per mua po mundohem tia shperblej duke e bere krenare per mua edhe pse ajo nuk eshte me mua.Kerkoi te lutem te jem anonim pasi skerkoi meshir nga askush.Faleminderit ns e publikoni dhe lexoni.