
Për disa, ardhja e vjeshtës nënkupton nxjerrjen e xhaketave, xhinseve dhe rikthimin e ngjyrës së zezë. Për të tjerë, është stina ideale e fustaneve të gjatë dhe të kombinuar bukur. Mund të vishen në çdo kohë, për çdo rast dhe fare thjesht...mund të dukeni klas!
Kështu, mos dilni për pazar pa i hedhur një sy fustaneve të mëposhtëme.

Vijat janë trend edhe këtë vjeshtë! Një fustan i tillë s'mund t'i mungojë kurrsesi garderobës suaj. Kombinojini me një palë atlete të bardha ose me këpucë balerina.

Kemi folur kaq shumë për printin leopard këto kohë, sa një fustan i tillë në vjeshtë është një MUST!

Ngjyrat pastel dhe detajet florale janë ideale për çdo stinë!

Mëndafshi që derdhet në trup s'ka as kohë dhe as stinë. Një xhaketë lëkure dhe kaq!

Këtë fustan, atlete, një xhaketë dhe kaq! Jeni perfekte për daljen e radhës!

Një blue velvet i tillë do t'ju nderonte në dasma, mbrëmje, pushime dhe kudo që vendosni të shkoni.