Social Buzz

Vetëm 90 sekonda: Cili është fluturimi më i shkurtër në botë?

22 Gusht 2018

Vetëm 90 sekonda: Cili është fluturimi më i shkurtër

Nga maja e Skocisë, vizitorët dhe banorët mund të marrin fluturimin më të shkurtër në botë, që zgjat rreth 90 sekonda.

Flutrimi nga Westray në Papa Westray në ishujt Orkney është vetëm 1.7 kilometra. Sipas The Telegraph, rekordi i fluturimit më të shkurtër është 47 sekonda, mundësuar nga kushte të mira dhe të favorshme atmosferike.

Vetëm 90 sekonda: Cili është fluturimi më i shkurtër

Që prej 50 vitesh, pasagjerët munden të ndërmarrin mini- fluturimin me një aeroplan skocez 8- vendësh.

Vetëm 90 sekonda: Cili është fluturimi më i shkurtër

Por nëse Skocia mban rekord për fluturimin më të shkurtër brenda kufinjve, një linjë fluturimesh australiane People's Air Group mbante rekord për fluturimin më të shkurtër ndërkombëtar. Distanca Zvicër- Gjermani përshkohej për vetëm 8 minuta, por linja u mbyll.

Vetëm 90 sekonda: Cili është fluturimi më i shkurtër

Shteti i Belize- s, në Amerikën Qëndrore përmban gjithashtu një tjetër fluturim të shkurtër. Distanca prej 2.4 miljesh nga Caye Caulker për në Vaye Chapel zgjat vetëm 2 minuta.