Shendet i Pergjithshem

Sëmundja e kondicionerit, mjekët ngrenë alarmin: Jini të vëmendshëm, ja ç’duhet të dini!

22 Gusht 2018

Sëmundja e kondicionerit, mjekët ngrenë alarmin: Jini të

Përpos patologjive të ndryshme, gjatë muajve të verës janë shumë të përhapura edhe infeksionet e frymëmarrjes.

Mjekja infeksioniste Kozeta Hoxha tregon për Top Channel se janë shtuar rastet e pacientëve të prekur nga ajo që njihet si sëmundja e kondicionerit.  

“Gjatë këtyre ditëve kemi hasur dhe shtim të rasteve me infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Shenjat klinike që kanë shfaqur janë rrufa, kolla dhe temperatura sufebrile.”

Megjithatë Hoxha tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në rast se tregohemi të vëmendshëm dhe kërkojmë menjëherë ndihmën mjekësore. Sëmundja e kondicionerit ose legjonela (legionnaires’ disease) u shfaq në vitin 1957, ku disa veteranë të luftës së Vietnamit u takuan në një hotel, në të cilin pati shumë kondicionerë.

Sëmundja e kondicionerit, mjekët ngrenë alarmin: Jini të

Patologjia në fjalë është një formë e rrallë e pneumonisë, shkaktuar nga bakteri me të njëjtin emër, legionella, prej të cilit krijohet një gjendje e ngjashme me gripin, ethet Pontiac. Të moshuarit, duhanpirësit dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar janë më të prekurit.

Burimet e infeksionit:

Kondicionerët

Sistemi i ujit në hotele apo spitale

Pishinat

Shatërvanet

Frigoriferët në supermarkete

Sëmundja e kondicionerit, mjekët ngrenë alarmin: Jini të

Simptomat:

Sëmundja shfaqet 10 ditë pasi bakteri ka depërtuar në organizëm. Simptomat e para që shfaqen janë:

Dhimbje koke

Dhimbje muskujsh

Ethe

Temperaturë deri në 40 gradë C

Sëmundja e kondicionerit, mjekët ngrenë alarmin: Jini të

Në ditën e dytë dhe të tretë do të keni të tjera shenja:

Kollë, që mund t’ju çojë deri në gjakderdhje

Dhimbje kraharori

Vështirësi në frymëmarrje

Të vjella dhe diarre

Çoroditje ose të tjera çrregullime mentale