Përpos akneve, njollat e zeza në lëkurë janë problemi numër 2, më i zakonshëm i lëkurës. Fillimisht na lejoni t’ju shpjegojmë se çfarë i shkakton njollat e zeza.
Njollat në fjalë mund të shfaqen kudo, në çdo pjesë të trupit, për shkaqe nga më të ndryshmet: ekspozimi i lartë në diell, inflamacioni, kimikatet si dhe plakja. Të ngjashme me qukat, njollat e zeza mund t’i trajtoni dhe zbehni duke përdorur kura natyrale.
Lëng patateje
Qëroni një patate, ndajeni në feta dhe këto të fundit mbajini për disa minuta mbi lëkurë. Njerëzit që e kanë provuar këtë metodë shprehen se kanë parë ndryshim që në 7- 8 ditët e para.
Aloe Vera
Masa xhelatinoze e aloes është mikesha më e mirë e lëkurës. Kujdeset për të dhe përpiqet të ndreqë çdo problematikë që shfaqet. Lyejeni vazhdimisht lëkurën me aloe vera derisa njollat e zeza të jenë zbehur e larguar përfundimisht.
Lëng portokalli
Vitamina C e gjendur në portokall do t’ju ndihmojë shumë. Realizoni në shtëpinë tuaj një maskë fare të thjeshtë: bashkoni një lugë gjelle lëng limoni dhe 3 lugë gjellë qumësht dhe lyhuni me përzierjen e krijuar. Lëreni maskën të veprojë për 10- 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.
Të tjera:
Lëng limoni
Uthull molle
Ananas (5- 10 minuta)