
Një javë
A është ky mesazh mjaftueshëm për të i këndshëm që të jetë MESAZHI që i çoj sot? I referohet një shakaje nga takimi ynë. Por mos është shumë e dukshme që po kërkoj thjesht një justifikim për t’i shkruar? Uuff...thjesht po e çoj. Ohhh jo jo jo autokorrekti e bën të duket sikur unë s’di të shkruaj!
U bënë 10 minuta dhe ai s’më ka kthyer përgjigje, pra ai qartësisht mendon se jam e pacipë ose i kujtoj gjysmë-motrën e tij ose diçka e ngjashme.
Dy javë
Ooo Zot, ne shkëmbejmë mesazhe gjatë gjithë kohës. Unë nuk gjej kurrë çuna që që janë të shkathët me mesazhe dhe kjo ka ditë që zgjat.
A mund të shkruaj “Çpb” në një mesazh që tani? A jemi në atë fazë? A e di ai që inteligjenca ime nuk është fshirë nga dashuria ime për shkurtimet? Aaah do pres dhe pak, ndoshta pasi të kem cituar dhe pak Frojdin gjatë darkës.
Një muaj
Ai s’më ka shkruar sot. Pyes veten nëse kjo do të thotë diçka. Jooo. Ndoshta. Jooooo. Kemi chat-uar sot kështu që mendoj se jemi mirë, them. Por sa për të hapur një linjë bisede, po i coj këtë linkun me video për të qeshur.
Tre muaj
Të folurit në telefon ndonjëherë para se të flejmë ka qenë lezetshëm, edhe pse ndonjëherë dua vetëm të them natën e mirë pas 15 minutash, ta mbyll telefonin dhe t’i rikthehem serialit që lash përgjysmë. Gjithashtu e marrim njëri-tjetrin me radhë në telefon-duket se jemi në një marrëdhënie të barabartë për sa i përket telefonatave para gjumit. Barazia është mirë. Për këtë ditë kanë luftuar femrat fundja.
Gjashtë muaj
Kemi grumbulluar aq shumë shaka private sa mesazhet tona janë të padeshifrueshme tashmë. S’do të na duhet kurrë të flasim për Lidhje Serioze e gjëra të ngjashmë. Thjesht do jemi gallatë përgjithmonë.
Harroje! Sapo i çova një mesazh histerik për herë të parë sepse ai do të anulojë planet me mua për të luajtur kalçeto me çunat. S’do t’i përgjigjem më mesazheve.
Nëntë muaj
Nuk do ta lë këtë marrëdhënie të kalbet, dreqi ta marrë. Do t’i shkruaj për të parë nëse do që të shkojmë në një udhëtim. Po i shkruaj për të paë nëse do të shkojmë në kinema. Po i shkruaj për të parë nëse do një treshe... Uau iu përgjigj goxha shpejt kësaj.
Një vit
Dua t’i them për një gjë të çuditshme që bëri një kolegu im. A duhet ta marr në telefon kur është në punë? Oh varja, po e marr.[me pëshpëritje] “Edhe unë të dua”. Shpresoj të mos e ketë dëgjuar njeri këtë.
Dy vite e më tej
Mesazhet
Unë: Me Benin je?
Fonsi: .........
Unë: Mos harro të blesh bukë :*
Fonsi:.........
Unë: Më bëj zile kur të jesh afër
Fonsi:.........
Të fejuar
Kemi shkëmbyer mesazhe gjithë ditën në lidhje me sa bukur do jetë jeta jonë prej të martuarish. Oh, duhet t’i them të bleje letër higjenike.
Burimi: Cosmopolitan.com