Përgjatë datave 10- 12 gusht u mbajt në Prishtinë, në parkun e Gërmisë “Sunny Hill Festival”, i cili ngjiti në skenë këngëtaren e famshme Dua Lipa.
Ishte i ati i saj, Dukagjin Lipa ai që organizoi festivalin dhe bëri bashkë artistë të mirënjohur shqiptarë e të huaj. Performancat qenë elektrizuese, koncertit iu referuan kudo si “gjigand”, por për Behgjet Pacollin nuk qe kështu!
Minsitri i Jashtëm, në një postim në Facebook shkruan:
“Nuk të bën Profet fshati yt
Dua Lipa , këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900% më shumë fansa se sa në Prishtinë.”
Ndjekësit e Pacollit e kanë konsideruar krahasimin krejtësisht të pavend nisur nga kushtet e pabarabarta në të cilat ndodhen dy palët: popullsia, standardi i jetesës apo natyra e festivalit.