
Sipas një studimi, meshkujt e kanë zakon ta ekzagjerojnë me numrin e vajzave me të cilat kanë fjetur. Mesa duket kjo nuk ndodh vetëm me meshkujt shqiptarë, por me ata në të gjithë botën.
Studimi në fjalë ka marrrë në shqyrtim me qindra djem, duke i pyetur ata për numrin e vajzave me të cilat kanë kryer marrëdhënie seksuale. Gjatë studimit u vu re se pjesa më e madhe e personave të marrë në shqyrtim kishin tendencën për të thenë një numër të caktuar që e kalonte 10- n.
Doktoresha Kristin Mitchell, tregoi se zakonisht djemtë e kanë zakon të thonë se kanë patur rreth 14 partnere seksuale. Sigurisht kjo mendohet se lidhet me tendencën e tyre për të treguar se kanë arritur të bëjnë për vete në aspektin seksual një numër të konsiderueshëm femrash.
Një djalë që mori pjesë në studim, ka treguar për metro. uk se në fakt kishte gënjyer për numrin e partnereve vetëm e vetëm për tu bashkuar me tufën.