Bota

Krishterët ekstremë që lanë të bijën pa ngrëne deri sa vdiq, shokojnë me veprimin në sallën e gjyqit

8 Gusht 2018

Krishterët ekstremë që lanë të bijën pa
Seth Welch dhe Tatiana Fusari

Seth Welch dhe Tatiana Fusari, të dy 27 vjeç, u akuzuan për vrasje pasi lanë vajzën e tyre pa ngrënë e pa ujë deri sa vdiq. Ata refuzuan të kërkonin ndihmë nga mjekët për “arsye fetare”dhe se s’u besonin autoriteteve.

Të dy janë akuzuar me abuzim ndaj fëmijëve të gradës së parë. Kur gjykata lexoi akuzat, Welch hapi gojën në habi dhe shok.

Gjithashtu, u tha se kur shërbimet e urgjencës arritën në vendngjarje e gjetën vajzën 10-muajshe me sy si gropëza, faqe të ngrëna dhe pa puls. E vogla u deklarua e pajetë në vend dhe autopsia zbuloi se vdiq si pasojë e dehidratimit dhe kequshqyerjes nga ana e prindërve.

Çifti pranoi se e bija ishte e dobët dhe nënpeshë prej një muaji. Prapëseprapë, ata s’kërkuan ndihmë mjekësore për arsye fetare dhe se kishin frikë mos autoritetet ua merrnin fëmijët.

Krishterët ekstremë që lanë të bijën pa
Mary

Të dy janë në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht dhe s’është bërë publik emri i asnjë avokati që mund të flasë në emër të tyre.

Welch dhe Fusari kanë dy fëmijë bashkë, dy dhe katër vjeç. Më parë, Welch shkruante në Facebook për mjekët dhe mosbesimin që shfaqte ndaj tyre dhe se si nuk i vaksinonte fëmijët sepse “Zoti është sovran mbi sëmundjet.” Gjithashtu, ai i quante mjekët “priftërinj të kultit mjekësor”.

Welch postoi në Facebook ditën e vdekjes së të bijës.

“Jam zemërthyer. Sot në mëngjes, e gjetëm Mary-n të vdekur në shtrat – sot në darkë na morën fëmijët e tjerë sepse unë dhe Tati jemi prindërit më të këqinj në botë. Për fat të mirë, i kanë lënë me gjyshërit.

Jam i mpirë për momentin. Po e shijoj shumë përqafimin dashamirës së qelisë së izolimit dhe policëve e punonjësve qeveritarë që vazhdojnë të thonë se janë këtu ‘për të më ndihmuar.’”

Ndërsa për sa i përket vaksinimit, Welch mendonte se “s’ka kuptim të shpëtosh njerëz që s’janë të shëndoshë. Nëse evolucioni mbështetet në mbijetesën e më të fortit, pse doni t’i shpëtoni të dobëtit, pse vaksinohen të gjithë? A s’duhet t’i lëmë të dobëtit të vdesin dhe të fortit të mbijetojnë?” Dy fëmijët e tjerë, përfshirë Mary-n, nuk janë vaksinuar.

Çifti përballet me dënim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht nëse dënohet për vrasje. Ata do të rikthehen në gjykatë më 20 gusht.

Burimi: Daily Mail