Kourtney Kardashian dhe Younes Bendjima u ndanë së fundi dhe një burim konfirmon për People se “gjërat nuk përfunduan mirë.”
Gjithçka doli në dritë kur Younes u fotografua me një tjetër grua në Meksikë këtë të hënë. Në Instagram, Bendjima mohoi thashethemet se mes tij dhe gruas në foto kishte diçka romantike, duke shkruar: “Duan që të më nxjerrin si të keqin e historisë. S’bëj dot as qejf me shoqërinë tani.”
Gjërat ishin në rregull mes çiftit deri muajin e shkuar, ku pushuan për tre javë nëpër Europë shoqëruar nga tre fëmijët e Kourtney-t me Scott Disick: Mason, Reign dhe Penelope.
Situata u tensionua pasi Kourtney filloi të postonte foto provokuese me rroba banje në rrjete sociale. Vlen për t’u përmendur kjo foto dhe komenti i Younes: “Këtë duhet të tregosh që të marrësh like?” Komenti është fshirë me kohë, por në internet asgjë s’harrohet.
Një burim tha për People se Younes s’qe kurrë fans i fotove provokuese të Kourtney-t.
“S’i pati kurrë qejf fotot seksi që Kourtney postonte në rrjete sociale,” thotë burimi. “Nuk do që e dashura e tij të postojë foto të tilla. E kupton që Kourtney atë punë ka, por ai mendon se do të ishte më mirë të postonte foto më serioze. E ka pasur gjithnjë problem. Për këtë punë janë zënë gjithmonë dhe prandaj janë ndarë herë të tjera.”
Kourtney dhe Younes u njohën në Paris, në tetor të 2016-s, një natë pasi Kim u grabit. Bendjima, një algjerian që flet shumë mirë frëngjisht, shërbeu si përkthyes pas incidentit.
Në maj të 2017 u konfirmua se Younes dhe Kourtney ishin bashkë dhe romanca e tyre u bë publike një muaj më vonë në Kanë.