Bota

Tërmet i fuqishëm, Indonezi: Dhjetra viktima dhe 20.000 njerëz në qiell të hapur

6 Gusht 2018

Tërmet i fuqishëm, Indonezi: Dhjetra viktima dhe 20.000 njerëz

Autoritetet indoneziane po përballen me një situatë të vështirë si pasojë e një tërmeti të frikshëm 7 ballësh që goditi vendin, me epiqendër ishullin turistik e mjaft popullor të Lambok-ut.

Tërmet i fuqishëm, Indonezi: Dhjetra viktima dhe 20.000 njerëz

Të paktën 91 persona kanë humbur jetën deri tani, ndërkohë që 200 të tjerë kanë marrë lëndime serioze, gjë që mund të sjellë rritje të numrit të viktimave. Operacioni për gjetjen e trupave nën rrënoja vazhdon ende.

Sipas CNN, rreth 20.000 njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit të fuqishëm, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në ishujt Gili.

Tërmet i fuqishëm, Indonezi: Dhjetra viktima dhe 20.000 njerëz

Indonezia preket vazhdimisht nga tërmetet duke qenë se është e vendosur në “Unazën e Zjarrit”, linjën që përshkohet nga gjithë Oqeani Paqësor, ku ndodhin 90% e tërmeteve të botës.

Tërmet i fuqishëm, Indonezi: Dhjetra viktima dhe 20.000 njerëz