Fundqershori, kur një burrë u sëmurë rënd prej një infeksioni bakterial capnocytophaga canimorsus shkaktuar nga një qen i shëndetshëm, mjekët u detyruan t’i prisnin këmbët dhe duart për t’i shpëtuar jetën.
Bojaxhiu Greg Mantuefel, 48 vjeç, ishte fare mirë para se të vinte re simptoma gripi, duke përfshirë ethe dhe të vjella që u përkeqësuan brenda natës. Ai filloi të kalonte në gjendje septike, një infeksion vdekjeprurës në gjak që shkakton dëme në inde, dështim organesh dhe vdekje, brenda pak orësh.
Tensioni i Manteufel ra me shpejtësi, duke pakësuar qarkullimin e gjakut në gjymtyrë e duke shkaktuar dëme në inde dhe të nxira në kraharor, fytyrë dhe kudo tjetër, edhe pse po trajtohej me antibiotikë.
Fill pas shtrimit në spital, mjekët hoqën zonat e infektuara duke përfshirë këmbët e Manteufel. Më pas amputuan më shumë nga secila këmbë, deri në gju dhe të dyja duart. Ngaqë infeksioni i kishte kapur dhe hundën, ai do të ketë nevojë për kirurgji plastike që të rindërtojë strukturën e fytyrës.
Manteufel luajti me tetë qenë, përfshirë të vetin, periudhën që u sëmur, tha e shoqa për The Washington Post. Ajo s’e di cili qen është përgjegjës për transmetimin e bakterit. “Ai i dashuron qentë. Do të prekte çdo qen, s’do t’ia dijë,” tha ajo.
Janë raportuar më pak se 500 raste të këtij infeksioni i cili transmetohet përmes kafshimit, lëpirjes ose gërvishtjes së një kafshe shtëpiake, që prej 1961. Gjithashtu, bakteri është zakonisht i padëmshëm dhe ndikon njerëzit që kanë sistem imunitar të dobët, probleme me shpretkën ose që vuajnë nga alkoolizmi.
“99% e njerëzve që kanë qenë s’do të kenë kurrë të njëjtin problem,” thotë një specialiste e sëmundjeve infektive. “Është punë fati.”
Manteufel është ende në spital ku do të marrë trajtim të mëtejshëm dhe gjymtyrë protetike.
“S’kemi ç‘bëjmë tjetër veçse të qëndrojmë pozitivë dhe të nxjerrim më të mirën prej kësaj,” tha gruaja e tij për The Washington Post.