Metropolitan

Tetë filma romantikë për çdo lloj humori që mund të jeni

Tetë filma romantikë për çdo lloj humori që mund

Ka kaq shumë filma në botë, por secili ka vendin dhe humorin e vet. Më poshtë, gjeni një listë përpiluar nga Marie Claire me filmat më romantikë që i përshtaten çdo rasti, duke nisur nga komeditë klasike e deri tek filmat muzikalë.

Një komedi romantike mbushur me muzikë që s’të mërzitet kurrë: “Mamma Mia”

Njerëzit janë më të fiksuar se kurrë me Mamma Mia! që kur doli në kinema vazhdimi, Mamma Mia!: Here We Go Again. Netflix vendosi të sjellë në platformë filmin e parë, nga 2008-a. Filmi ka në qendër Amanda Seyfried dhe Meryl Streep. Sophie (Seyfried) po përpiqet të gjejë babain e saj biologjik dhe fton në dasmë tre nga ishat e të ëmës. Le të themi që gjërat komplikohen disi.

Një komedi klasike për të qeshur: “How To Lose a Guy in 10 Days”

Kërkoni fjalën “ikonike” në fjalor dhe do të gjeni Kate Hudson dhe Mattheë McConaughey në këtë performance legjendare të 2003-shit. Përpiquni të mos qeshni kur të shihni si tenton Andie (Hudson) ta bëjë Ben (McConaughey) ta lërë teksa Ben tenton ta bëjë të bjerë në dashuri me të. Është një rrëmujë qesharake.

Një film pakëz i errët dhe seksi: “Blue Valentine”

Ryan Gosling dhe Michelle Williams i nxehin vërtetë gjërat në këtë film të 2010-s. po, në momente të caktuara është disi depresionues, sidomos kur dëgjon ngritjet dhe rëniet e dyshes në martesë, por ju garantojmë se do t’ju rehatojë mirë në divan.

Një dramë e këndshme me 20 e diçka vjeçarë: “Nick and Norah’s Infinite Playlist”

Bazuar në romanin me të njëjtin emër, ky film rrëfen historinë e Nick dhe Norah që takohen në një club teksa kërkojnë shokun e pirë të Norah. Me siguri jua merr mendja ç’ndodh më pas...

Një romancë nostalgjike me adoleshentë: “A Cinderella Story”

Përgjithmonë Hillary Duff! S’kemi asgjë më për të thënë sepse s’është e nevojshme.

Një dramë që ka pak romancë për gjithë qëllimet e duhura: “Lion”

Lion u nominua për gjashtë çmime Oscar. Është një film i shkëlqyer. Le të themi që duhet të shihet nga kushdo mbi tokë, s’është me zgjedhje. Mund ta qani pak, po ju paralajmërojmë.

Një film argëtues për gjithë familjen: “Moonrise Kingdom”

Ky film do t’ju bëjë të blini çorape mbi gju, bojëra pastel dhe bokse portabël. Përmban një kastë të adhurueshme personazhesh duke përfshirë një çift të rinjsh që arratisen bashkë. Fabula është gazmore dhe do t’ju bëjë të besoni se dashuria, në fakt, është shëndoshë e mirë.

Për pak aksion pas filmit” “Y Tu Mamá También”

Ky film është shumë i njohur për skenën I mes trois kështu që bëhuni gati për pak tension pas filmit.

REELS

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Eight romantic movies for every kind of humor you can be

Tetë filma romantikë për çdo lloj humori që mund