Mund të jeni me dy mendje në gusht. Një pjesë e juaja është e lumtur që gjërat u ngadalësuan disi falë Mërkurit në prapavijë, një fazë që nisi më 26 korrik dhe zgjat deri më 19 gusht. Marsi është gjithashtu në prapavijë, një trend që nisi më 26 qershor dhe do të kthehet në normalistet më 27 gusht.
E keqja është se s’do të bëni dot progres në gusht, sidomos në karrierë, sepse Mërkuri sundon shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe ndereve. Marsi nga ana tjetër, sundon jetën tuaj romantike dhe përpjekjet tuaja kreative, kështu që gjërat duken të bllokuara. Çdo shenjë ndjen të njëjtat vibrime, manifestuar në mënyra të ndryshme. Çdo gjë ndryshon në hënën e plotë të 26 gushtit, e cila do të sjellë një bollëk lajmesh të mira qoftë në karrierë, qoftë në shtëpi. Mërkuri dhe Marsi do të lëvizin përpara dhe gjithçka do të përmirësohet.
Po përjetoni një sërë eklipsesh. Muajin e shkuar, pati dy – 12 korriku, i cili ka fuqinë t’ju sjellë një burim të ri të ardhurash, qoftë përmes rrogave, komisioneve, licencave. Gjithashtu, muajin e kaluar, në 27 korrik, përjetuat një eklips hënor në shenjën e Ujorit dhe mund t’ju kenë kërkuar të firmosni diçka. Nëse s’keni firmosur ende, shtyjeni – nuk doni të firmosni kur Mërkuri është në prapavijë, pasi nëse e bëni, do t’ju duhet të rinegocioni kushtet sërish.
Marsi në prapavijë është problem – Marsi është planeti që na mëson të konkurrojmë efektivisht me qëllim fitoren. Me një Mars të plogësht, s’do të keni vendosmërinë e duhur për të plotësuar gjithë kushtet në një situatë konkurruese. Me kaq shumë gjëra që nuk shkojnë, do të jeni më produktivë në një ambient të ngadaltë.
Tregohuni të kujdesshëm për gjithë përgjegjësitë që merrni mbi vete tani, pasi Marsi dhe Urani janë në një mosmarrëveshje të vështirë që prej mesit të majit dhe s’janë lëshuar ende nga njëri-tjetri duke shkaktuar shoke dhe tërheqje të papritura, sidomos në lidhje me klientët ndërkombëtarë.
Nëse punoni në shtypin e shkruar ose në televizion, mund të jeni të konsumuar me projekte që kanë lidhje me publicitetin, median ose projekte akademike si përfundimi i një teze a dhënia e një provimi. Këto sfida janë rezultat i kryqëzimit të planeteve në prapavijë dhe atyre rebelë, kështu që tregohuni të kujdesshëm dhe të përgatitur me gjithçka që bëni.
Një tjetër eklips është rrugës, më 11 gusht, një hënë e re në shenjën e Luanit, e cila do të aktivizojë shtëpinë tuaj të nëntë të njerëzve dhe vendeve të huaja, duke përfshirë marrëdhënie ndërkombëtare, ide import-eksporti, të mira dhe shërbime si dhe media, akademia dhe çështjet ligjore. Një prej këtyre fushave do të ndriçohet dhe do t’ju hapë një rrugë. Ky eklips do të jetë më miqësor se ai i 27 korrikut.
Eklipsi i 11 gushtit do të hapë një dritare mundësie, pavarësisht pengesave dhe eventet në vazhdim do të thyejnë zinxhirin e frustrimit, duke nxjerrë në pah zgjidhje të reja.
Siç thamë më parë, Marsi dhe vëllai i tij Mërkuri do të ndezin fuqinë dhe do të kthehen në normaliztet në fund të muajit. Do të jeni mirënjohës që gjërat po lëvizin me ritëm të shpejtë.
Hëna e plotë e 27 gushtit do të jetë qershia mbi tortë. Hëna e plotë do ta kthejë fokusin tuaj nga shtëpia dhe familja. Mund të mikprisni të afërm në shtëpi, mund të ftoheni në një përvjetor ose ribashkim. Ndoshta mendoni për shtëpinë tuaj fizike. Mund të shpërnguleni ose të përfundoni një projekt. Nëse shpresoni të blini, shisni ose lëshoni me qira, do të gjeni ofertën që kërkoni.
Urani do të bashkëpunojë me Diellin, duke formuar një trekëndësh të artë në qiell, bashkë me Saturnin. Dielli do të shkëlqejë në shtëpinë e dhjetë të karrierës. Zhvillimet në karrierë s’do të jenë as të mërzitshme e as të zakonta. Po flasim për një trekëndësh të artë, të shkëlqyeshëm, një kombinim i rrallë. Këto zhvillime janë si diamantë.
Kjo është gjuha e planeteve, duke dërguar harmoni dhe shansin e një çmimi, ngritjeje në detyrë, biznesi të ri surprizë. Kjo do të përmirësojë situatën tuaj financiare, pasi Saturni po ju vëzhgon.
A do të keni shpenzime të paplanifikuara në fund të muajit? Po, me shumë mundësi sepse Marsi dhe Urani janë ende duke u zënë. Përleshja e tyre do të marrë fund më 18 shtator. Kjo zënkë ka pasur ndikimin e saj në çdo shenjë, por do të ndalojë së shpejti.
Romanca dhe qejfi do të shijohen më së shumti në fillim të gushtit, kur Afërdita të rrëshkasë në shenjën e Peshores më 6 dhe 7 gusht. Rrjedhimisht, Afërdita do t’i drejtohet Marsit seksi. Këto data janë shumë të veçanta dhe perfekte për më tepër, nëse keni ndërmend një takim me dikë që njohët online. Lëreni takimin në një kafene të vogël e të shtrenjtë, që duket si europiane dhe shërben ëmbëlsira fantastike. Nëse jeni të lidhur, planifikoni diçka të veçantë edhe ju.
Me hyrjen e gushtit ju do të jeni ende duke menduar për para sepse sapo jeni kthyer nga një eklips hënor që ka ndikuar në çështjet e shit-blerjeve dhe sektorin e kursimeve.
Ditët e fundit të korrikut keni përfunduar gjithashtu një projekt shumë krijues dhe jeni paguar për të, por duke qenë se Marsi është në kënd jo shumë të favorshëm me Uranin do t’ju dalin disa pengesa të vogla. Ju nuk e prisnit kurrë situatën financiare me të cilën ju është dashur të përballeni, për të mbuluar shpenzimet që lidhen me një shtatzëni të mundshme apo me një fëmijë që ju e keni tani.
Nëse jeni të lidhur, por nuk keni fëmijë bëjini të ditur partnerit tuaj që nuk do t’i japni para borxh, pasi ka gjasa që nëse e bëni mos t’i merrni kurrë mbrapsht. Gjithsesi, një eklips mjaft miqësor do të ndodh më 11 gusht dhe financat tuaja do të suprizohen ndjeshëm. Duket se keni kohë që diskutoni për një shumë të mirë parash, për një libër që doni të publikoni, apo për një skenar të cilin e keni shitur së fundmi. Ose jeni duke bërë aplikime për kredi. Cilado qoftë arsyeja bisedimet rifillojini pas eklipsit të 11 gushtit.
Muaji përfundon me hënën e plotë të vitit, që do të ndryshojë shtëpinë tuaj të udhëtimeve. Ky është momenti ideal për të planifikuar një arratisje. Zgjidhni një vend paqësor. E gjithë kjo kohë do t’i dedikohet romancës, udhëtimeve, kohës me fëmijët dhe fokusit tek projektet që keni në mendje. Të gjitha këto e bëjnë këtë kohën më të mirë të verës.
Marsi do të jetë më në fund në vijë të drejtë në 27 gusht, pasi që prej 26 qershorit ka qenë në prapavijë. Kështu që aty nga shtatori përfundoni bisedimet për çështje që do t’ju sjellin të ardhura. Mos firmosni asnjë kontratë këtë hënë të plotë, më 26 gusht (plus-minus 5 ditë). Nëse firmosni tani, më vonë do të dëshironit të mos e kishit bërë kurrë.
Dita më e mirë për të mbyllur çështje të tilla është 11 shtatori, kur Jupiteri do të jetë në kënd ideal me Diellin. Ajo do të jetë një ditë fitimtare, e mbushur me mundësi për tu rritur dhe përfituar shumë financiarisht. Çfarëdo lëvizje që të bëni këtë periudhë do të keni mbështetjen e hënës së re. Vetëm mos harroni; vononi çdo firmë këtë gusht që mos pendoheni më vonë.