Sapo të hyni në gusht, nëse ju është dhënë një kontratë në fund të muajit të kaluar, mos firmosni pa kaluar këto ditët e para. Eklipsi i fundit i korrikut ishte i mbushur me tension dhe Mërkuri, planeti që rregullon kontratat, u përplas keq me Uranin, planetin e lajmeve të papritura. Më 1 gusht, Marsi dhe Urani do të jenë sërish në një marrëdhënie të vështirë kështu që bëhuni gati për një ditë jo fort të kënaqshme.
Përveç kësaj, Mërkuri është sundimtari juaj që do të vazhdojë të mbetet në prapavijë deri më 18 gusht. Kjo do të thotë që duhet të hiqni dorë nga çdo lloj nënshkrimi dokumenti deri në fund të muajit, duke i dhënë hapësirë ditëve pas 18 gushtit.
Marsi është gjithashtu në prapavijë, kështu që nëse dëshironi të përfundoni një marrëveshje biznesi, do të jetë akomë më e vështirë. Ai do të lëvizë më 27 gusht, kohë perfekte për ndryshime të tilla.
Një udhëtim i shkurtër mund të vijë në fund të eklipsit, më 11 gusht, ose mund të keni të bëni me ndonjë shkrim apo projekt mediatik. Jupiteri do të jetë në sinkronizim ideal me Neptunin, kështu që mund ta shihni veten në ndonjë intervistë në televizion/internet që do të ngrejë reputacionin tuaj.
Një tjetër gjë që mund të ndodhë lidhet me Shtëpinë tuaj të Nëntë. Pra, mund të shkoni në kolegj, shkollë, të diplomoheni apo të nisni universitetin së shpejti.
Një Hënë spektakolare e plotë tek Peshqit do të ndodhë në Shtëpinë tuaj të Dhjetë të nderit, çmimeve dhe arritjeve në datën 26 gusht. Puna e vështirë do të shpërblehet në këtë kohë, sepse do të jetë Hëna e plotë më e rëndësishme e karrierës. Do të dëgjoni shumë duartrokitje dhe do të keni vëmendjen e shtypit në këtë kohë.
Siç e vutë re, karriera është lajmi kryesor për muajin gusht. Megjithatë mund të përqëndroheni edhe tek situata e jetesës gjatë Hënës së plotë të 26 gushtit. Një trekëndësh i rrallë dhe i bukur do të shfaqet në qiellin e natës, duke lidhur Saturnin (qëndrueshmëri), planetin e surprizave Uranin me Diellin. Kjo do të thotë se mund të jeni me familjen tuaj në ditët 25-26 gusht dhe do të ndjeni ngrohtësinë e dashurisë së tyre.
Nëse keni nevojë për para për ta bërë projektin e shtëpisë të ndodhë, fondet do të shfaqen nëse i kërkoni ato. Hëna e plotë do t’ju japë lajme të mira si për karrierën, ashtu edhe për shtëpinë.
Marsi, i cili ka qenë në prapavijë këto javë, do të kthehet drejtpërdrejt në 27 gusht, si një shenjë që ritmi i jetës është gati të shpejtohet ndjeshëm. Do të jeni në gjendje ta nisni shtatorin me energji. Kuptoni që bota e do punën tuaj.
Teksa hyni në muajin gusht, mund të jeni ende duke u marrë me detaje që kanë ardhur nga eklipsi i Hënës së plotë në Ujor më 27 korrik. Hëna ndikon mirë tek shenja juaj (pa marrë parasysh se në çfarë shenje ndodh të bjerë) dhe kjo është arsyeja pse eklipset hënore janë më të rëndësishme për ju krahasuar me ato diellore.
Ky 27 korrik ndezi Shtëpinë tuaj të Tetë të parave të njerëzve të tjerë që mbulojnë detyrime financiare si komisionet, shpërblimet, trashëgiminë, pagesat e sigurimeve, taksat apo gjëra të tjera të ngjashme. Kjo shtëpi merret gjithashtu me çështje të shëndetit, kryesisht ndërhyrjet kirurgjikale. Një çështje shëndetësore mund të vijë në vëmendjen tuaj.
Marsi ka qenë i përplasur me Uranin, planetin që drejton Ujorin, shenja këto të eklipsit të fundit më 27 korrik. Mund ta keni ndjerë që javët e kaluara ishin tejet emocionuese, sepse lajme surprizuese ia behën papritur duke ndikuar mirë tek paratë, miqësitë apo shëndeti.
Eklipsi mund t’ju ketë vendosur në pikëpyetje duke dyshuar mbi një mik të caktuar nëse është apo jo i vërtetë në raportin tuaj. Eklipsi i korrikut ishte një ndër më të vështirët e këtij viti, por tani e hodhët prapa.
Pa dyshim, shpenzimet kanë qenë të larta nga mesi i muajit për shkak të Marsit në Ujor duke kaluar në Shtëpinë tuaj të Tetë të kredive, gjë që do të vazhdojë për pak kohë, ndoshta deri në mes të nëntorit. Ndërkohë, ndiqni një lloj metode financiare konservative kur të vijë puna tek shpenzimet.
Në fund të muajit do të jetë koha perfekte për të udhëtuar; gjeni një paketë të volitshme, vizitoni laguna, përrenj, ujëvara, plazhe të virgjëra. Sikur të mos mjaftonte, një trekëndësh me shkëlqim do të ndikojë akomë edhe më shumë tek udhëtimi juaj, ku Saturni, Urani dhe dielli do të dërgojnë sinjale për ta përforcuar këtë ndryshim.
Një kombinim i tillë ndikon edhe tek kontratat, kështu që mund të ndizen sinjale jeshile për ju. Nga ana tjetër, planetet do të punojnë së bashku për të patur lumturi dhe harmoni të plotë – mund të planifikoni një dasmë ose të merrni pjesë në një ngjarje të ngjashme të një miku apo klienti.
E në fund, qershia mbi tortë: Jupiteri, dhënësi i dhuratave të fatit në Shtëpinë tuaj të Pestë të dashurisë, i jep Gaforreve beqare lajmin se së shpejti Cupid-i do t’i shigjetojë. Nëse jeni të martuar, Jupiteri mund t’ju ndihmojë të keni një fëmijë nëse kjo është dëshira juaj e hershme.
Merrni pak kohë për të shijuar jetën të dashur Gaforre, sepse janë shtuar presionet mbi ju në çështjet e punës, ndaj duhet të argëtoheni mjaftueshëm.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.