Celebrity

Plas sherri mes Kim-it dhe modelit: ‘Ajo s’është natyrale, ai është gay’

1 Gusht 2018

Plas sherri mes Kim-it dhe modelit: ‘Ajo s’është natyrale,

Kim Kardashian është gjetur në një tjetër debat publik me një person të njohur, këtë herë me modelin Tyson Beckford, i njohur kryesisht për punën e tij me Ralph Rauren. I gjithë debati nisi nga një koment i modelit mbi veshjen e Kim Kardashian për shfaqjen e saj në Jimmy Kimmel Live.

“Më vjen keq, por nuk më intereson fare sinqerisht. Ajo s’është e vërtetë. Doktorët e kanë dreqosur punën tek vithet e saj në anën e djathtë.”

 

#Kanye bout to #cash #TysonBeckford #ousside ?? #KimKardashian ?: @gettyimages

A post shared by The Shade Room (@theshaderoom) on

Sigurisht që një koment i tillë është cilësuar si shumë i pasjellshëm nga ana e tij, por as komenti i Kim-it nuk mbetet pas. Ajo nuk zgjodhi as ta injoronte apo thjesht të mbrohej, por iu drejtua në një mënyrë që deri diku i uli pikë vetes.

“Motër, të gjithë e dimë që nuk të intereson”, shkroi Kim-i.

Shumë njerëz iu kundërvunë yllit të “Keeping Up With the Kardashians” duke e akuzuar për homofobi.

“Shpresoj që të gjithë ta keni kapur përgjigjen homofobike të Kim Kardashian kundrejt Tyson Beckford.” – shkruan dikush.

"Kim Kardashian, ti po vë në pikëpyetje seksualitetin e Tyson Beckford a thua se të jesh ‘gay’ është diçka mizore. Po sikur të shqetësoheshe më shumë për shëndetin mendor të burrit tënd, sepse duhet të jesh më shumë e përqëndruar për shëndetin i tij sesa për faktin që dikush është gay. Nervat e kësaj gruaje. Jo sot Kimberly." - shton një tjetër.

Më pas, erdhi një kundërpërgjigje nga ana e modelit që nisi me një koment drejtuar faqes @TheShadeRoom, ku theksonte se mendimi i tij për gratë që bëjnë operacione plastike është po njësoj,

Plas sherri mes Kim-it dhe modelit: ‘Ajo s’është natyrale,

dhe përfundoi me një ironi therëse: "Gjithmonë do të zgjedh një Beyonce mbi gjithë të tjerat."

Plas sherri mes Kim-it dhe modelit: ‘Ajo s’është natyrale,

Burimi: Cosmopolitan