Një specie e rrallë, e ngjashme me një balenë dhe delfin njëkohësisht, është zbuluar nga Grupi i Kërkimeve Cascadia në brigjet e Hawaii-t.
Hibdridi i rrallë thuhet se është pasardhës i një nëne balenë dhe një baba delfin, dy specie të rralla në Oqeanin Paqësor.
Robin Beird, biologu që udhëhoqi grupin e kërkuesve, u shpreh se është një zbulim i rëndësishëm. Shanset për të gjetur një hibrid të dytë janë të pakta dhe të largëta, por hulumtimet do të vazhdojnë.
Burimi: The Independent