Historia Ime

Letër nënës që ndava përgjithmonë nga fëmija

29 Korrik 2018

Letër nënës që ndava përgjithmonë nga fëmija

"Kur gjykatësja dha vendimin se fëmija yt do të jepej për adoptim ti shpërtheve në lumenj lotësh. Unë pulita sytë dhe u përpoqa të fshihja lotin që më ra mbi shpatulla.

Sepse, sapo mora vesh se për ty do të jepej ky vendim kalova netë të tëra duke bërë gati dokumentet për adoptimin e fëmijës tënd.

E dija që ti thellë e doje atë dhe kjo do të të rëndojë e do të të gërryejë nga brenda për gjithë jetën tënde. Por gjithashtu e di që ti nuk e mbaje dot të sigurtë atë, nëse ai do të lihej në kujdesin tënd gjithça që do ta priste do të ishte dëmtimi ose vdekja. Më e pakta ai do të përfundonte duke jetuar një jetë që asnjë fëmijë nuk duhet ta provojë. Ai është thjesht një foshnje, ai nuk i bën dot zgjedhjet e tij dhe as nuk ndryshon dot gjë, mua më duhet t’i bëj këto për të.

E kam parë se nga ke ardhur ti, sa e tmerrshme ka qenë fëmijëria jote dhe pasojat e saj. Askush nuk bëri për ty zgjedhjet e duhura, askush nuk të mbrojti, ndaj as ti nuk e bëje dot gjë për të. Shërbimet u munduan të të ndihmonin, për një kohë të gjatë megjithëse ishte shumë vonë. Si një e rritur ti ke të drejtën për të marrë vendime, por në këtë rast je e pafuqishme për të ndryshuar diçka.

E di që ti ma vë fajin mua dhe më urren pikërisht mua, në situatën tënde edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë.

Ama ende kam një shpresë për ty, se një ditë me pak ndihmë ti do të arrish t’ja dalësh. Atëherë do të kesh kuptuar se ti vlen më shumë se sa një thes boksi, që përtej drogërave ka një jetë tjetër dhe që ti meriton dashuri dhe përkujdesje. Sinqerisht shpresoj që kjo ditë të vijë…

Qava në makinë pasi u ktheva nga gjykata: qava për ty, për të, për të ardhmen që nuk do të keni bashkë.

Do t’i gjej atij prindërit adoptues më të mirë që mundem, do të bëj të pamundurën që ai të marrë gjithë dashurinë dhe mbështetjen për të cilën ka nevojë, që fytyra e tij të buzëqeshë…

Të uroj gjithë të mirat!"

Marrë nga: The Guardian