Kupat menstruale janë pikërisht ajo që kuptoni nga emri: kupa të vogla silikoni cilësor që vendosen brenda vaginës për të mbledhur gjakun menstrual. Gratë kudo në botë po heqin dorë nga tamponët për të vendosur këto kupa gjatë periodave. Nëse keni qenë skeptike për përdorimin e tyre, atëherë ja disa gjëra që duhet të dini:
Me praktikë do të përmirësoheni
Heqja ose vendosja e tyre nuk është e vështirë. Duket e sikletshme në fillim por do të mësoheni. Nuk do të ndjeni sikur keni diçka që varet brenda trupi tuaj. Nëse e ndjeni, atëherë nuk e keni vënë mirë, siç ndodh edhe me tamponët.
Rrezikshmëria është e njëjtë si me tamponët
Sindroma e Shokut Toksik vlen edhe për kupat menstruale ashtu si për tamponët. Kjo sindromë është e rrallë, por duhet të siguroheni që ta hiqni atë për ta pastruar për çdo 12 orë.
Pastrimi është çelësi
Duhet të siguroheni që ta pastroni kupën në mënyrë e duhur çdo 12 orë. Duhet të përdorni sapun pa përmbajtje vajrash apo parfumesh dhe në fund të ciklit, sugjerohet ta lini për 5- 10 minuta në ujë të valuar.
Mund t’i blini në përmasa të ndryshme
Ka dy versione të kupës: një për femrat nën 30 vjeç që nuk kanë lindur dhe një për ato mbi 30 vjeç.
Nuk do t’ju dëmtojnë buxhetin
Ndryshe nga pecetat menstruale ose tamponët, kupat nuk blihen çdo muaj. Do të kurseni shumë para.
Janë miqësore me ambjentin
Ndryshe nga produktet e tjera, kupat menstruale mund të zgjasin nga 3 muaj në 4 vite, gjë që nënkupton shumë më pak mbetje.