
Sipas mjekësisë tradicionale kineze, çrregullimet kronike të gjumit zakonisht shkaktohen nga një mosbalancim Yong- Yang që vjen si pasojë e përçarjes së energjisë në trupin tuaj. Kjo energji quhet Qi dhe besohet të jetë kudo në Tokë.
Kur jeni në gjendje të mirë shëndetësore, Qi rrjedh normalisht në trup, por nëse keni probleme rrugët nëpër të cilat ajo kalon bllokohen, çka shkakton zgjim gjatë natës.

Por pikë së pari, ç’është ora kineze?
Sipas orës Kineze të Organeve të Trupit, Qi qarkullon në 12 meridianë kryesorë të lidhur me nga një organ përkatës. Ky cikël zakonisht zgjat 24 orë dhe secili nga sistemet e trupit ka 2 orë kohë për t’u furnizuar me Qi. Kur diçka nuk shkon me ju, energjia e ka të pamundur të depërtojë ndaj dërgohen sinjale në tru që ju shtyjnë të zgjioheni. Më poshtë keni disa orare zgjimi të lidhura drejtëpërsëdrejti me organet problematike.
21:00-23:00 — Tiroidja

23:00-01:00 — Fshikëza e tëmthit

01:00-03:00 — Mëlçia

03:00-05:00 — Mushkëritë

05:00-07:00 — Zorra e trashë

Burimi: Bright Side