Letra 1
persa i perket temes dua te tregoj per mashtrimin me te madh qe kam bere u lidha me nje djal ai m pyeti nese isha e virgjer apo jo dhe i thash po duke menduar se sdo me kerkonte te kryeja maredhenie me te po ne t vertet nk.isha e virgjer kisha pasur meshkuj t tjere para tij dhe nje dite ai erdhi te shpia ime e perfunduam ne krevat duke kryer marredhenie ai e pa qe nuk isha e virgjer e m tha pse m ke genjyer aty e mashtrova perseri duke i thene qe me kishin perdhunuar e sdoja ta tregoja si mhb ai e besoi prap si idiot por tani un e dua shum ate dhe jam akm e lidhur me te si thoni tja tregoj apo jo t verteten?
Letra 2
Mrb Anabel. Dua ta ndaj me ju historin time . Dua nje djal dhe ai me do mua , po eshte shume mashtrues pasi ka shume adresa fb ku tallet me gocat . Mua me ben block te mos e shoh , por nga ajo dashuri e paster qe kam per te me jep forc ti zbuloj mashtrimet e genjeshtrat e tij. I kam kerku te mos e bej kte gje nuk me degjo si duket ka lind te mashtroj . E dua shume sa po me iken jeta me lot nga kto gjera. I kerkoj ndarje por me thot ti je imja nuk te mer tjeter . Eshte xheloz per mua ne cmenduri , po un sa duhet te duroj... Me ndimoni me komentet tuaja pasi un po cmendem nga mashtrimet. Flm Eri..
Letra 3
Pershendetje!
Mashtrimi me i madhe.Normal qe do kete te tjere qe do kene bere mashtirme me te medha,por ky imi eshte mashtrimi me i madh qe kam bere une.
Punoj shitese ne nje dyqan me artikuj cilesore dhe te kushtueshem.
Pronaret e mallit dhe pronaret e dyqanit (vendi ishte me qera) paten disa probleme dhe per shkak te moskorrektesise nga ana e pronarit te mallit,dyqani kaloi nen administrimin e pronareve te dyqanit.
Pronaret e rinj nuk ia kishin idene e menaxhimit te dyqanit dhe mallit dhe une nuk e di kur dhe si (pse-ne e di) vendosa te perfitoj.
Kur u be iventari lashe shume artikuj pa numeruar dhe i shita duke marre leket per vete .
Eshte nje sasi e konsiderueshe qe kam frike ta them se sa eshte ,kur e mendoj kam frike per veten.Kur dyqani kaloi ne menaxhimin e dikujt tjeter ,sigurisht qe dolen shuuuuuume minus,po fale Zotit ata iu referuan vetem iventarit te fundit dhe e hodha pa u lagur.
Nuk dua te perqendrohem ne ato qe kam ndjere dhe kam hequr ato dite,por di te them qe mendimi sikur isha ne burg me tmerronte.
Uroj sinqerisht te kem nxene mend e te mos tundohem para situatave te tilla sepse jam e sigurt qe nuk kam per te gjetur kurre nje avokat si ai i Fullanit .
Kaq!
Nese me kapin ndonje dite,do ju tregoj si shkojne gjerat ne burg
Anonim aman se e kam dhe trendy pronaren,mos me lexon Anabelin
Letra 4
Te tregohem i sinqerte mqs mua spara me mashtrojne(ne fakt jeta te meson disi) do tregoj vtm nje rast banal mashtrimi qe me sherbeu si mesim x te tj raste.
konkretisht isha ne gjimnaz(L.Tomeo Durres)
Nje dite teksa prisja urbanin me ndaloi nje burre rom tek te 50-tat e me kerkoi leke se me demek dite me par i biri kish ber aksident te pallati sportit.ine e besova e ja dhashe.menjeher e kpt qe historia qe e sajuar.
morali:te tille tipa shoh perdite ne rruge madje ka shm njrz qe u vjen keq edhe u japin para....problemi nk qendron tek sasia e lekeve qe kerkojne por te veprimi i ndyre dhe se kta perfituesa shtohen dita dites jo veç ne rruge por dhe institucione
Letra 5
Anabeeel tema fiks sonte .....
Mashtrimi me i madh qe mkan bere dhe i kam bere si kusur xp ...por nuk mund te themi tamam mashtrim por loje ....
Erdhi dita dhe shkuam te shkolla me mare diplomat ...marr diplomen dhe certifikaten e notave dhe cte shohh ....skandal ..tmerr ....un gjith qejf gjoja ...ato notat cope cope ...me pak fjale nuk u shihte me sy ...shkoj dhe i bej namin drejtoreshes dhe ke mesues gjeta ne salle ....nga nje nxenes shembullor (sorry x modestine) u ktheva ne nje palaco qe lash nam ...i shava tgjith dhe debatova ashper dhe kur dal nga salla shoh shoket duke u zgerdhire dhe mthane qe eshte nje shaka e jona bashke me mesuesin e informatikes qe i bente kto certifikatat ....u bera tym ...njs..u ktheva i kerkova falje mesuesve dhe shokeve i thash : qesh mir kush qesh i fundit ....
Erdhi dita dhe do plotesohej formulari a2 ...e plotesova dhe kur presori nuk ndodhej ne kabinet ,i sabotoj kompjuterin ....sa keq per shoket qe sdine ta plotesojne vete formularin ...ishte dhe dita e fundit e aplikimit per Tiranen ....dhe si perfundim presori me la mua pergjegjes per te shkuar me shoket ne nje qender interneti per formularin...shkuam dhe e dini cfare i bera ???
Ate formularin ja bere me keq se notat e mia ...perfundimi dihet
Dhe per ta shijuar me shume ,ia numerova nje nga nje ne sy te gjitheve ..ngelen si.....
Morali : mos u tallni me durimin dhe karakterin e te urtit ....
Nese e publikon anonim ju lutem se esht ftohte hahah .
Letra 6
pershendetje anabel
gjeta guximin te tregoj se si jam mashtruar rreth 10 vite me para.
Tani jam 28 vjec por mbaj mend kur isha 18 vjec dhe une si gjithe vajzat e tjera u dashurova pas nje djali.ne fillim dukej lidhja me perfekte duheshim shum aq sa pas 9 muajsh lidhje vendosem te fejoheshim .u njoftuam me familjet dhe gjithcka ne rregull derisa pas 2 muajsh fejes tha qe do benim nje udhetim ne belgjike si tip muaj mjalti.dhe un budallacka e besova ndonese me 100 mezi ja mbusha mendjen familjes e ikem.
po ku ta dija un e shkreta qe ai I ashtuquajturi "muaj mjalti"do ishte vet ferri per mua.ai me mashtroi dhe nga endrra zbrita direkt me kemb ne tok ku renia ishte shum e dhimbshme me per mua.ai me detyroi te prostituohesha.dita e par per mua ishte tmerr me lot dhe dhimbje pa fund.
ashtu kalova 1 jave derisa mblofha forcat dhe 1 nate teksa po ndoshte 1 sherr mora iniciativen e ika .pa asnje qindarke ne nje vend te huaj.ja di per nder nje plaku I cili ndodhej ne ate zone I cili me coi direkt ne polici nga ku u ekstradova direkt ne shqiperi.
sigurisht qe ate tipin e denoncova un dhe familja e tij.tani eshte akoma neper burgje dergjet I vetem andej ku ska as perkrahjen e familjes pasi dhe ata nuk e prisnin ficka te tille u mashtruan si une.
Dua dhe dicka te them per vajzat ne moshe te re, ju lutem mos u nxitohuni, mos merrni hapa gjigantesk nga te cilat mund te pendoheni me vone.Mua me ndihmoi zoti te dilja nga kjo mesele , ka ende vajza te mashtruara qe jan ende pjes e ketij trafikimi.
Letra 7
Pershendetje Anabel ! Eshte hera e pare qe shkruaj , ne fakt gjeta veten tek tema e sotme . Une nuk para mashtroj por kur e bej ama sigurohem te jete super mashtrim I vitit sa qe ngeca mren. Jam 25 vjece , kam mbaruar studimet arkitektur & kam nje pune goxha te mire . Udhetoj shpesh jasht shqiprise dhe me duhet ti mashtroj prinderit sikur po shkoj me punen nderkohe qe iki me te dashurin
Letra 8
Pershendetje Anabel! Mashtrimi me i madh? Kam mashtruar dike per vite me radhe se e doja.
Ishte shoku me i mir qe mund t ekzistonte te qeshurat tona conin qytetin ne kembe,erdhi dita qe me propozoi un pranova pasi ai kishte probleme shendetsore me vinte keq ,doja qe te pakten te kishte mua ,nje arsye per te qeshur. Vitet kalonin dhe un ngeca aty ndersa ai me propozoi per martese, nuk mund ta pranoja nje gje te till edhe pse me vinte keq apo m bente t qeshte apo disa arsye te tjera nuk ma mbushen mendjen t
Letra 9
Mirembrema Anabel, te kam shkruar shume histori po asnjeren nuk e ke publikuar..tani po e bej 1 tentativ tjeter, dhe shpresoj ta publikosh... Te gjithe kemi dhe jemi mashtruar por kjo eshte jeta dhe duhet ti pranojme sfidat qe na ofrohen! E zgjata shume tani po dal drejte ne teme, jam mashtruar ne menyren me te rendomte qe ekziston nga ish i dashuri im dhe une s'ja fal sa te kem jeten... Ishte data 9 maj 2013, me merr ne tel nje vajze dhe me thote qe tmos i bie me telit te ishit tim sepse sa here ta merrja do me pergjigjej kjo "bukuroshja"... Me pas pa ditur gje mora ne tel shoqen time te ngusht dhe c'me thote ajo?! "me kan marr ne tel e me thane t'mos marresh me (ishin tim dmth) ne tel se do te dali dikush tjeter... Kur erdha ne shtepi, i shkruajta ishit e pyeta cne qe me ke marr ne tel? Dhe ky me thote dua te te takoj, une qe po beja si e forte e i thash: kur doja une nuk doje ti, tani mos me dash une, si i behet? Me tha vetem, te behet si te behet por do behet! Ok i thash, dhe e lam te nesermenper tu takuar, gjasme per te pire kafen e mengjesit ne oren 10... E nesermja erdhi sa hap e mbyll syte, dhe prisja me padurim oren qe do takohesha me te, edhe pse po vdisja nga frika se me pati kercenuar cdo here... Ora 10 kaloi dhe ai spo behej i gjall...ne oren 12 me vijne 2 sms ne tel: "dil te rruga" & "a doleeeee" dola me shpejtesine e eres, por cte shohe? Ne makine me kete ishte dhe vellai i ketij, qe kur u futa ne makine ky filloi me presionet e tija , diku tek zogu i zi marrim ish shoqen time te ngushte...aty filluan te grriceshin te 3 keta me mua...derisa ne nje moment mbaj mend qe me gjuajti, dhe me rrahu keq para vellait te tij dhe ish shoqes time. Me mashtruan bukur per vet faktin se ata donin tju dilte e tyrja pse nuk bera si thane ata... Edhe pse ka kaluar shume kohe e kam te pamundur ta harroj ate dite dhe ate skene... Jam betuar, do ta laj gjakun me gjak edhe pse nuk jam nga veriu. anonim te lutem dhe publikoje please :')
Letra 10
Aman mij anabel sot ne dhe na mashtrojn po edhe mashtrojm ,mir qe mashtrojm po dhe besojm ne ato qe themi ..un moj shoqe moj moter ter kohen mkan mashtruar mduket vetja gjytyryme ..aq shum mkan mashtru sa sdi nga ta nis e nga ta bitis .. nejse anonim please
Letra 11
Anabel mirembrema, turp eshte por mua me kane mashtruar.
U lidha me nje vajze kur isha student dhe e doja shume. Kisha ndermend ta beja gruan time te ardhshme dhe ja prezantova edhe priderve.
Nje dite kur po sghkoja te shtepia e saj per ti bere nje surprize, ne ate kohe hape dera dhe del nje burre qe ma prezantoi si babain.
U ulem te tre bashke dhe une isha gjithe siklet qe po takoja babin e saj.
Dukej burre serioz e i rrepte dhe me kerkoi shume llogari sepse ishte i shqetesuar a isha i sinqerte me te bijen por mendova se eshte gje normale per nje baba.
Edhe kur e prezantova me prinderit i thashe te merrte babin me vete dhe e mori e hengrem dreke me prinderit e mi.
Shume kohe me vone mora vesh se ai nuk ishte babai por dashnori qe i paguante cdo gje. U turperva edhe me prinderit qe u mashtruam ashtu.
akoma sot nuk e kuptoj pse dhe si e beri
Letra 12
Kte mashtrim jam e sigurt qe e kane bere shumica e njerezve. Sa here duhet te ngrihesha ne mesim merrja fletoren e shoqes per tu cuar ne tabele dhe merrja note te mire jithmon! Dhe me kane mashtruar duke qene se di te vizatoj mire, me kane marre pikturat edhe idene edhe thonin qe i kishin bere vete. Jam ndjere shum e indinjuar edhe sido ka qene puna, gjithmon kam treguar kujdes qe pas asaj qe me ndodhi. Esht ndjenje shume e keqe te te vjedhin ate me te cilen ti jeton!!
Letra 13
Pershendetje Anabel ! Eshte hera e pare qe shkruaj , ne fakt gjeta veten tek tema e sotme . Une nuk para mashtroj por kur e bej ama sigurohem te jete super mashtrim I vitit sa qe ngeca mren. Jam 25 vjece , kam mbaruar studimet arkitektur & kam nje pune goxha te mire . Udhetoj shpesh jasht shqiprise dhe me duhet ti mashtroj prinderit sikur po shkoj me punen nderkohe qe iki me te dashurin.
Por mami vdes te dije I cik per gjerat e mija personale dhe nje dite me kishte lexuar biseden me te dashurin per detajet e udhetimit te rradhes . Aty ajo e kapi situaten dhe me tha :
- Po ti moj bij me kte ke bredh gjithe kohen dhe ne e dim me punen ? Po kush eshte ky e nga vjen e kur do vij tet kerkoj doren e tjer e tjer si mamat mo . Une kam 2 vite lidhje ne fakt por se kemi me ngut , mua as qe na shkon mendja per fejese sepse te dy kemi plane tjera per tju perkushtuar puneve . Insistonte tja tregoja ne foto nderkohe hap shpejt fb dhe kerkoj nje kolegun tim , I cili eshte goxha I paraqitshem, me I pershtatshem per mamin. Ja tregoj . Mamit I pelqeu shume dhe insistonte qe ai te vinte per fejese . Nderkohe I them mamit qe ne kishin ndermend te fejoheshim ne gusht por I vdic vellai ( ai esht cun I vetem ska vlla fare) dhe e kemi shtyre per ca muaj. Me mori ne pyetje per famijlen e shokut , ku punojn , nga jan si agjente fix . Dhe une ja bera dhenderrin perfekt te kulluar qe ta flinte menjen mos ta kapte tensioni . Vazhdimisht me pyet he si e kam dhenderrushin , te keqen mami sillu mir , mos e nevrikos djalin. Sikur te mos mjaftonte mami , shoqet e mamit tezet ajo vete I thot babit . Kshu kshu goca ka nje cun te mir me pune te mir familje super pergatitu se shpejti do na vijne ne shpi. Mua gati sa sme ra tavani mbi koke kur e mora vesh . O bobo cme gjeti thash . Si do vej ky pershesh me dhenderrushin imagjinar te mamit ;( . Tani sa her qe dal e kam me te lehte sepse kujtojne se po dal me ate , dhe udhetoj me shpesh , me e qete . Ky pra mashtrimi im vazhdon cdo dite jeton ne famijlen time dhe sdi si tja hedh . Sa her qe vete ne pune kur shof kolegun me vje per te qesh . - Ah mor I uruar ta dish ti ca fati tka ren sikur ta dije ca ka prrallisur kjo budallacka menja ime dhe ai me buzeqesh pa te keq ! Tani duhet me shpik serine e rradhes se mashtrimit se ka vajt puna keq Ps:( sja tregoja dot te dashurin ne foto se e kemi ne lagje dhe e njef dleçi :P:P
Letra 14
Mirbrema Anabel
Cfare mashtrimi i beme nje TREGTARI qe shiste gjela deti.
Une dhe nje shoku im ky shoku.
Shikojm tregtarin qe theret gjela deti gjela deti,dhe i shkon ky shoku im nga mbrapa dhe i mbyll syte.
He i thot gjeje kush jom ?!haahha dhe jesh Shoku
He me mthuj kush je se spo tnjof !!hahahhah qesh Tregtari
Po gje pra ti kush jom ?! hahhahah qesh Shoku
Ore me thuaj kush je se po te njoh!!! hahhahah qesh prap Tregtari
Nderko qe ai i kishte syte e mbyllur une shkoj dhe ja marr qe gjel.
Ja heq duart nga syte ku shkok,dhe i thot me fal se te paskam ngatarru me i shok.hahahahahahhahhahahaha Anonim se na fute ne burg nje vit heqje lirie
Letra 15
Prsh Annabel. Jam njekse e rregullt e juaja. Por tlt te mbetem anonim. Kam disa vite e martuar me mbleseri. Nga kjo martes erdhi ne jet dhe nje engjell sh I bukur qe esht Arsyeja e jetes time.... Burri Im nuk punonte Por Por u mundonte gjithmon nga e lehta psh drog etj... Punoja un u Beja cop qe te mbaja familjen. Nje dit te bukur me Thot ik shqiperi se un vi pas nje jave. Jo qe nuk erdhi Por kishte ik me dashnoren me pushime.nejse vjen pas dy muajsh pa asnje Lek ne xhep (gjasmen kish ca Lek per te mart) I them kshu nuk vazhdohet ok me tha dhe un kshu them. Ika ne shpi time me engjellin Tim.... Nejse kalon 2 vjet gati kerkon te kthehet. Pasi na do sh. Por qe asgje ndryshe nuk punon as nuk di si jeton e asgje... Me dhimbset femia qe te rritet pa baba Por a ja vlen te bashkohem
Letra 16
Pershendetje
nuk kam shkruar asnjehere me pare ne rubrikat e mbremjes, ndonese i kam lexuar rregullisht, por vendosa ta bej sot sepse si shume te tjere jam mashtruar... (Ju lutem anonim)
Vite me pare njoha nepermjet nje shoqeje nje shokun e saj... qe ajo e njohte nga shoqeria e perbashket
Dolem disa here ne grup. Ishte vertete i pashem, por ajo qe me terhiqte tek ai nuk ishte as pamja e tij e jashtme dhe as fakti qe pretendonte qw vinte nga nje familje me gjendje te mire ekonomike. Paraja nuk ka qene kurre e rendesishme ne nje lidhje per mua, duke qene se ndihem me fat nga kjo ane. Kam qene gjithmone shume e kujdesshme me ndjenjat e mia, dhe kurre nuk kosja pelqyer dike aq shume. Por me kujdesjen qe tregonte ndaj meje, vemendjen edhe ndaj detajee me te vogla, personalitetin e tij me fitoi zemren. ishte i vetmi me te cilin mund te qendronim me ore te tere ne kafe, duke folur edhe per kalamanlleqe te ndryshme, te qeshnim pafund.
Kaluam nje vere te bukur bashke, pa u lidhur. ai studionte jashte, dhe une nuk doja nje lidhje ne distance.
Por edhe kur iku vazhduam te flisnim madje duke kaluar tere kohen duke bisediae me njeri tjetrin. Pranoi qe ndjente per mua dhe une bera te njejten gje.
Dhe cdo gje shkonte per mrekulli deri kur zenkat filluan te shtoheshin, dhe xhelozia e tij. por kam qene gjithmone e durueshme, dhe shume e drejtperdrejte me mendimet e mia. Prandaj mundohesha ta beja te fliste, te me tregonte se ce shqetesonte. Por sa mw shume afroheshin, sa me shume hapej me mua, aq me shume largohej ne te njejten kohe. Ndo1here me shtynte, thoshte qe unemeritoja shume me shume se ai. Me la te shikoja nje ane te pasigurte te tij, ate anen e djalit te pambrojtur e qe i mungonte dashuria ne jete. Ndonese pretendonte qe kishte nje familje me nje mardhenie shume te ngrohte. Duroja ndryshimet e tij te cuditshme te humorit duke u munduar ta ndihmoja.
Kaloi shume kohe keshtu, takoheshim kur mundeshin, madje me prezantoi te emen.
Nuk dyshova kurre per asgje tek ai, deri sa nje dite krejt rastesisht marr vesh qe gjithcka qe me kishte thene rreth vetes ishte nje genjeshter e madhe. Nje mashtrim
Nuk kishte ate mbiemer qe pretendonte se kishte, dhe prinderit e tij nuk ishin aspak ne profesionin qe pretendonte. E ema dhe i ati ishin te ndare. Nuk studionte ne qytetin qe tjoshte por ne nje krejt tjeter, madje edhe shoku i tij i ngushte fiksional ne fb nga gjermania ishte nje sajese e tij.
Por gjithcka ishte ndertuar ne nje menyre kaq perfekte, me gjenialitetin e nje mendjeje psikopate qe vuante nga cregullime personaliteti sa askush nuk dyshoi tek ai per asnje moment. Kishte 2 shoqeri paralele ne te njenten kohe. Ato qe e njihnin me historine e vertete dhe ne, mua dhe tere shoqerine tone qe e njihnin si X. Gjenjeshtra pafund. Dhe ishte nje rastesi e fatit qe zbulova gjithcka. Falenderoj zotin.
Ishte dashuria e pare, dhe zhgenjimi ishte i madh. Ai u zhduk pa lene gjurme nga jeta ime, kur provova ta konfrontoj. Pas shume kohesh me shkroi serisht, duke kerkuae nje shanc te ri por refuzova.
Dhw perpos loteve te fillimit, tani seshte vecse nje eksperience prej se ciles duhet te mesojme. Jeta do na vere para sfidave te ndryshme dhe ndoshta kjo ishte vec e para, dhe dicka qe me beri me te forte dhe me me kembe ne toke.
Letra 17
ershendetje Anabel
hmm mashtrim nfakt per mua ashtu esht
kam qen ne gjimnaz ,,ishte periudha sinqerisht e cila te terrbon dhe n mesime nk isha mir..rrezikoja t ngelja ne 3 lend e kisha menjen x te dal fb budalliqe qe vtm tmira sna sjellin n jet..po afronte fundi i shkolles mas 2 muajsh dhe vendosa te ikja n pune pasi nqs prindrit d ta merrnin vesh do me hiqnin nga shkolla ...nejse fillova pune ne nje call center 4 ore punoja prinderit nuk e dinin u thoja qe kete muaj do punoja shum me 1 shoqe per provimet e fundit..nejse mbaroja shkollen ikja pak n shtepi haja buk shpejt pastaj vrapoja per n pun..1 dit ne shkoll shoqja ime kishte nje problem dhe ishte shum keq..un e lash oren e kimis dhe po rrija m ate x ta qetsuar..zysha kujdestare imja ishte super e rrept dhe u tha nx e klases qe nuk na pranonte nklas pa prindin ...mendova se e kishte harruar kur mvjen nklas t nesermen uleriste mtha ke oret tgjtha mungesa nsr po ssolle prindin do i kesh punet keq..sinqerisht u bera shum keq ,,,me ndihmoi shq iku mami i saj tfliste me meusesen ajo uleriste si e cmendur .ato 3 muaj isha nstres nuk haja asgj e xjetovva shum keq po gjths shyqyr kaloi mir..pastaj mbaroi shkolla zysha mkaloi madje nuk mvuri 5 po 6 te dy lendet e tjera u mundoja shum qe mos rrezikoja t ngelja..gjthsesi tani kur e kujtoj them qe isha shum camarroke cdo gj rregullohet dhe sduhet t kisha genjyer kurr po tu trg prinderve tvrrten sepse prindi nuk ta kthen shpinen kurr :))
flm anabel..anonim
Letra 18
Nje cun nga Elbasani kishte mbyll biznesin dhe i kishin ngelur disa pompa uji Kineze (te dobta) dhe ç'ben:
Iken ne Librazhd tek nje dyqan qe shiste materjale ndertimi,i thote pronarit kam disa poma te mira,kam i pergjigjet pronari disa lloj markash,meri kembgul Elbasanlliu se jan te mira,ose te pakten mbaj dy cope per moster,epo pranan.Mbas dy ditesh Elbasanlliu i con nje shokun e vet dhe mer nje pompe nga keto,mbas disa ditesh i con nje njeri tjeter blen dje ai nje pompe (dhe te dy keto ja lavderojne pompat) dhe i treti shkon per te kerkuar por nje pomp te tille me rekomandim se ishin te mira pompat por ai skishe me!Mer Elbasanlliun ne tel dhe i thate me bjer si ajo marke pompe sa te kesh se mi kan pelqyer shum!
Letra 19
Pershendetje Anabel.
Un nuk mashtroj asnjehere dhe as nuk me pelqen te mashtroj ... por pa dashur un po mashtroj 2 persona qe me duan dhe I dua shume,un I dua te dy dhe nuk heq dot dore nga asnjeri gjith kto mashtrime po I bej nga dashuria . Nuk heq dot dor nga asnjeri, nuk e di si te dal nga kjo situate por e di qe jeta ime pa te dy sdo kishte kuptim ... shpesh kam menduar te heq dore nga te dy sepse nuk e meritojn kete qe po ju bej por smundem ,I dua . Nuk e di cfare do te behet me mua diten qe ata do e marin vesh kete mashtrim timin, jam shum e deshperuar ju lutem mos me paragjykoni por me ndihmoni me nje mendim, cfare te bej ... anonim te lutem
Letra 20
Pershendetje!
Po iu tregoj nje mashtrim qe ka ndodhur 2 vite me pare bashke me 1 shokun tim, ai kishte nje servis PC dhe bente printime. Se si na shkon mendja te fallsifikojme nje 50 mije leksh ngaqe dinim mire ti bejm keto gjera pas shume mundimesh arritem ta benim gati ne menyre perfekte. Duke perfituar qe ne lagjen tone ishte 1 dyqan, ku shites ishte nje plak i vjeter, ikem dhe i kerkuam 1 shishe coca-cola,e morem dhe bashk me shishen e coca-coles tashme dhe leket e vertete. Ikem me vrap dhe filluam te qeshnim me tmadhe,e duke shijuar tani leket e mare. Anonim se na nxorre namin pastaj.
Letra 21
Mirembrema Anabel, eshte gjithnje e veshtire te pranosh se te kane mashtruar, sidomos kur ai vjen nga nje person per te cilin ke dhene shume dhe per te cilin ke mbyllur shume dyer . Ne fund te matures,njoha nje vajze, e kishte emrin Elona. Ishte nga ato tironset shtat-selvi, belin e holle dhe faqet tipike si ato bonbonat. Nuk dua ta ekzagjeroj por ishte me e mira nga ajo zona. Qe diten qe e pashe rashe keqazi ne dashuri, ishte si nje helm qe me paralizoi, ndihesha kaq i pafuqishem si te me kishte shtypur treni. Shpesh i kalonim pasditet tona nga liqeni, dhe i mbyllnim me sex ne makine. T'ju them te drejten rashe edhe nga pesha. Nje moment pasi po dilte nga makina na pa edhe e ema, por zor se e kuptoj. Me falni nqs u zgjata me shume detaje, nje dite prej ditesh Elona tregoi fytyren e saj te vertete. Kisha porositur birre dhe mesa duket me hodhi dicka aty, per momentin se kuptova por pas pak mu keputen gjunjet. filloi te me kontrollonte xhepat e xhupit dhe mi mori te gjitha. Kam fjetur gjith naten te kafeneja qe quhej Danubi. Ne mengjes me zgjuan dhe mbaj mend te isha teper i nervozuar por pasi hengra nje zup dhe piva dicka u qetesova. Pse u soll Elona keshtu me mua? Ndoshta papunesia, anarkia dhe nje shoqeri qe ne pergjithesi eshte ne kulm te deshperimit. Nese do me pyesnit per nje titull te historise sime do e pershkruaja me disa vargje
" zoti eshte per te gjithe,
secili eshte per vete
nqs harron gje sot,
te nesmen me se gjete"
Te lutem anonim, eshte nje nga ngjarjet me te rendesishme te jetes sime. Faleminderit
Letra 22
Edhe une jam mashtruese dhe me e keqja eshte qe me shijon.. nje here nje i njohur me kerkoi qe ta ndihmoja qe ti jepte nje ryshfet nje pedagogeje me te cilen i kisha mardheniet e mira,ne menyre qe te merrte provimin. Ne te vertete me pedagogen kemi mardhenie familjare dhe nuk ishte nevoja fare per ryshfet,mjaftonte t'ja kerkoja si nder qe ta kalonte dhe ishte e kryer. Djalit i thashe qe duhen 200 euro por meqe nuk mund t'ja japim parate ne dore duhet te blesh nje parfum dhe ti fusesh leket brenda. E dergova qe ta blinte parfumin tek dyqani i vellait. Kur dolem,une u ktheva dhe mora nje parfum te njejte dhe e futa ne cante. Kur shkuam tek zyra i thashe djalit te fuste leket brenda ne kuti,te ma jepte mua parfumin dhe do ja jepja une asaj ne menyre qe mos te vihej ne siklet. E takojme,flasim dhe une nxjerr parfumin tjeter pa leke dhe ja jap pedagoges duke i shpjeguar qe eshte ne shenje falenderimi meqe do na ndihmoje. Ajo thonte qe nuk eshte nevoja dhe une i lutesha zotit qe mos ta hapte aty para tij. Me pas i lutesha zotit qe mos ti kem dhene kutine e gabuar dhe do mbetem perseri pa leke. E di qe zoti s'ka lidhje fare me keto pune po c'te them,edhe ne mashtruesit kerkojme ndihmen e tij. Nejse,kur u ndava nga djali i cili me falenderoi me mijra here,hapa kutine dhe leket ishin aty. Mision i kryer me sukses. A ndihem keq per ate qe bera? Fare. Djali eshte shume i pasur dhe aq leke i shpenzon ne nje fundjave. Ne fund ishim gjithe te lumtur.Djali mori provimin,pedagogia parfumin dhe une leket.. tani pres moralista
Letra 23
Hahahaha mashtrim e qa mashtrimi vinte nje burr te blinte hekra nga lagjja dhe ne i mblidhnim hekrat per tja shitur . Ai ishte pak i moshuar dhe nuk shihte mir ne si femij te poshter benim sikur e po e ndimonim per te peshuar hekrat e medha (llamarinat) me shum e ulnim se sa e ngrinim Ose kishte hekra qe ja shisnim 2 her rresht dmth e peshonte e vinte ne karroc ne ja vidhnim dhe e peshonte perseri . Ndersa kur i shisnim kanaqe i fusnim gura mbrenda dhe i shtypnim per te peshuar me shum
e dim vet ti Anonim
Letra 24
Anabel,dua te tregoj mashtrimet e shpeshta qe ben nje shoku im qe quhet M.T. Ai mund te kete aq shume profili fallso sa ti se merr me mend. Nje dite me ane te nje profili fallco po gjuante nje femer dhe u fiksua fare ky me te dhe rrinte cdo dite cdo ore fliste me te. I kerkonte per te dale por ajo i thoshte jo. Nje dite shkuam te shpi e nje shokut tone G.K dhe rastesisht ne pc ky shoku zbulon qe paska qene ky G.K ai me te cilin ka qene tu fol gjithe kohes. Imagjinoi te qeshurat tone. Ti behet mesim. Anonim te lutem
Letra 25
Revista Anabel te lutem shume anonim sepse eshte nje gje shume private dhe me prish shume pune.
Jam i martuar me gruan me te bukur e me te mrekullueshme se ciles i kam thene se jam steril e nuk mund te bej femije dhe ajo eshte aq shpirtmire e me do dhe me ka pranuar keshtu dhe rri me mua edhe pse kemi kete problem.
Por e verteta eshte qe ue kam bere nje vazktomi qe para se ta njihja gruan sepse nuk kam dashur kurre te bej femije. Jam me teper njeri i dhene as karrieres e lukseve, mendoj qe jo te gjithe duhet te behen domosdoshmerisht prinder se keshtu do shoqeria.
Por kur e njoha ate dhe u marrosa pas saj nuk pata guxim tja tregoja sepse ajo tere kohen me tregonte me sy enderrimtar sa shume i donte femijet.
Duhet ta genjeja nese doja te rrinte me mua.
E vleesoj sakrificen e saj por nuk dua te rrzikoj ta humbas duke i treguar si eshte e verteta.
Ky eshte mashtrimi im me i madh.
Faleminderit
Letra 26
Mirmbrema Anabel! Po shkruaj dhe un se si jam mashtruar nga nje hajdut, po dilja nga dera supermarketit vec kur me flet ky tipi dhe me thot zonjush a doni te blini nje kamer dhe nje cel vetem 300 euro por un i thash jo nuk i dua se jan te vjedhura, dhe kisha frike ti blija mirpo hajduti me bindi ti blija duke me then se ishin te tijat por kishte nevoj per lek, un i thash ok por me nje kusht do ti mar 200€ jo me shum dhe nderkoh qe ai thoshte jo vetem 300 u largua tek motorri i tij qe e kishte aty afer, dhe un ju pergjigja ok nuk po i mar allora! Ok ok me thot ky mua meri 200€ ishte kamer e bukur dhe re edhe celulari po ashtu, kur me beri offerten per 300 i kisha ne duar celin dhe kameran i provova ishin ne rregull, do thoni ju ku esht mashtrimi ktu ma futi hajduti moj Anabel kur vajti tek motorri vet ai kishte nderruar canten qe mbante celin dhe kameran brenda, dhe me dha te njejten cante, un sa i dhash leket ai hipi motorrit dhe iku fluturoi dhe un e lumtur po kthehesha ne shpi..duke ecur thash me vete ta provoj cik tel, ndersa kameran po thoja me vete do ja jap vellait pasi jetoj jasht me familjen, kur hap canten cte shoh brenda Anabel nje kuti kripe e zez, sa nuk me ra pika ne koke jo per leket por si me mashtroi sy per sy duke nderruar canten qe e mbante rezerve tek motorri ai pipino dreqit.. Anonime te lutem
Letra 27
Edhe un kam ber mashtrime si te gjith por gjthm kujtoj kur kam qen 15 vjec dhe punoja ne nje dyqan qe shiteshin haribo , lodra dhe tullumbace (kohe vere). Beja futje ne rritje cmimi dhe e nxirja diten 5 mij deri ne 10 mij lek pervec rroges mujore . Nje dite ne dyqan vjen nje djal rreth te 20-ave , shume i entuziasmuar , syt i shkelqenin na gezimi dhe kerkoi nje tullumbace me nenshkrim "i love you", ajo bente 5 mij lek, un i thash 7 dhe i shkreti :\ kishte 20 mijshe, une i thash qe skam tia thyej nga gezimi i madh qe kishte me tha :mbaji te gjitha, mbaji nuk ka gje " Oo sa shum fat i kam uruar atij djali ate dit shpresojjj ti ket ecur sa me miir se dhe mua me beri te me ecte shume mire ajo dite
Ps: skam par me cuna te till sot e ksaj dite i pari dhe i fundit, dukej aq shum i dashuruar *_* mir q skam par per te tjera po per mua pse skaaa
Letra 28
Pershendetje Nuk jam tip qe para genjej per gjera te medha,ose qe I bej dem dikujt nga ato qe them,por dhe une kam mashtruar icik ,po qe erdhi si nga halli po ashtu dhe nga sikleti.une punoj ne nje call center dhe aty ku jam ,operatoret ndahen ne te certifikuar dhe te pa certifikuar.ata qe fiillojn pune nrm jan te pa certifikuar dhe duhet te bej 5 shitje ku njera eshe 4 pike ,dhe certifikohen me 20 pike.te pa certifikuarit paguhen me 1'28 cent ata te certifi paguhen me 2'80 cent......une po beja gati 3 jave dhe shoket e mi ishin certifikuar dhe un jo,kisha bere 2 shitje po me duheshin dhe 2....po flisnim mhb jashte ne pausa dhe me pyesin sa kontrata ke,u them 3 ,nga zori ,turpi dhe inati,me duhet dhe 1 dhe certifikohem.aty kalon supervizori dhe me degjoj mtha ska gje mos u mrz bej dhe nj qe te certifi...ate dite bera dhe1 gjithsej kisha 3 po ai e dergoj imail in me 4 kontrata ngatroi kodin me dike te nesermen ,m tha qe isha I certifikuar dhe un qe mundohesha ti thoja te verteten po qe ne fakt po me dhimte shum xhepi ishte vere duheshin leket e mart e mira
Letra 29
Kam dhe une nje mashtrim ndaj prinderve te mi. fillimisht tju them moshen, jam7 vjec. Atehere po hy ne teme,un genjej prinderit qe te mos shkoj ne shkolle, pergatis nje preparat me shkumes te shkrire ne uje qe me ngre temperaturen e trupit, per kete praktike me kan ndihmuar tekstet shkollore si dhe anabeli ju lutem anonim se ma lexon i dashuri i cili i ka shum inat genjeshtrat qe pas nje eksperience te hidhur me te dashuren paraardhese. p.s Nuk po ju mashtroj
Letra 30
Mirembrema....Qe thoni juvee une jo mashtrova prindrit po desh rezikova te mos me flisnim me me goj... Kisha nje lidhje qe ecte cop cop, me keq nuk shkonte,nejse kur u ndava prindrit ben party...Mbas dy vjetesh rigjendem ne fb me nje mikun tim...Duke fol kuptuam (pranuam qe ndjenim divka per njeri tjetrin)e keshtu vendosem te takoheshim ne Shqiperi..Nejse u takuam vertet dhe cdo gje shkoj me teper se perfekte...Aq shume madje sa. Per 48 ore shkuam shpallem martesen dhe mbaj 1 jave kryem celebrimin...ku qendon genjeshtra do thoni ju...Em cfare bem si tham gje njeri por vazhduam qendronim jashte ne te njejtin shtet por qytete te ndryshem (3muaj kjo gje) Mbas 3 muaj babit i duhej nje certifikat familjare,dhe shkon e merr... Kur cte shikonte o njerez une nuk isha me pjese e certifikates...Eh eh kush e pa kaurrin e su tremb o popull... Nejse gjendja keq fare sepse djalin se njifnin fareeee.Qe mos ta zgjas plasi lufta e trete boteroreeee po si gjithmon mamushi ishte ajo qe i qetesoj gjerat...Dhe cdo gje shkoj super...Tani im Ate jo vetem dhendrin e do por dhe na mban e djalin gjithe kohes qe jemi ne pune...Prandaj kur genjejme mire eshte ta themi vet se pastaj kercet sherriii...byee
Letra 31
Shpresoj te jete dicka e pa derguar ..
ju sygjeroj ta lexoni
Persa i perket temes se mashtrimeve . doja te thoja qe kjo tem nuk me ben shume pershtypje sepse ne te vertete eshte si nje loje qe shume njerez nuk dine ta luajne .. Duke mare ne konsiderate se shume profesione edhe biznese mbarvajtja e tyre qendron tek mashtrimi dhe kjo menyre ka ekzistuar vite me rradhe dhe ende po vazhdon ... Une personalisht kam nje biznes , ku blej gjera qe shesin njerzit ( pak rendesi ka lloji i biznesit ) dhe kur vijne qe i shesin shpesh here flasin sikur duan te me mashtrojne sikur une do te ndikohem nga ato edhe do ma ngecin . por ne shumicen e rasteve mashtrimi i tyre eshte aq i bukur sa qe mua mi mbush xhepat edhe ato kujtojne se boobob e hengri i shkretit .. njs por edhe ne ato raste kur klienti nuk e din cfar ka lojen e mashtrimit e bej vete . keshtu qe mashtrimi per mua eshte nje menyre qe me siguron anen financiare . Anonim Flm nqs e publikon
Letra 32
Eh mi anabel cna bere me kto mashtrimet,duke lexu letrat me vine ndermend mashtirmet qe i beja ish tdashurit... Kam pasur 6 vjet lidhje, dhe gjeja qe me mungon jan ato mashtrimet qe i beja, ja prsh kishte party ai nuk donte tme merrte me vete dhe un ne at menyren "djallezore" timen e mashtroja edhe pse gjat gjith dites me thoshte "JO" ne darke me merrte ne tel per 1 ore jam aty tek lagjia behu gadi. (Eh ajo buzqeshia ime vesh e ne vesh)
Po ai mashtrimi kur mu shkrepte ne mendje te ikja tek ai ca dite (sepse jetonte jadht shtetit) ai thoshte jo po un me ato mashtrimet e mia e bindja,puna ime ishte mashtrimi puna e tij ishte mendimi i genjeshtrave se qa do i thoja shtepsise. Ja dhe kjo u realizu
Mbasi ndenja nja 4 dite kur u ktheva me tha qe eshte hera e pare dhe e fundit sdo te ndodh me. Dhe ja pas ca muajash meqe ai nuk mundi te vinte dot per vit te ri,perseri e njejta gje mu shkrep mua,qe tshkoja e ta takoj,ai thoshte jo kur flisnim ne tel mbasi mbylli tel me dergon sms ok vetem 2 dit do rrish jo me shum.
E si te vjen nje e qeshur nje lumturi ne ato momente. Nejse ai tha 2 dite po une ja zura deren 5 dite. E di dhe e pranoj jam shum mashtruse po asnjeher ne kuptim te keq.
Anonim dhe une.
Letra 33
Pershendetje anabel . Edhe mua me kane mashtruar . Me kane mashtruar me thane eshte nje faqe anabel . Bji like sa t shikosh ndonje postim e do vazhdosh jeten pastaj . Me genjyeeeen o anaabeeeel . Sm tha njeri qe do fiksoheshim ktu nate e dite duke lexuar e hidh e prit komente .. sm tha njeri qe do ja shisja shpirtin dalines ,sqenka gje djalli paska meshire . Meqe ra fjala komplimenta dalina je nder personat me karizmatik ne shqipri e nje cin cin per anabelin qe na mblodhi te gjitheve
Letra 34
Meqe eshte kjo teme me lejo te refej edhe un nje mashtrim qe as papa Francesku zdo ma fal po ta degjoj.... un kam mashtruar dike duke i then qe nuk e doja por ne te vertet e doja pa mase, E kam mashtruar duke i then qe eshte nje person jo i pershtatshem per mua por ai ishte perfekt me nje zemer shum te mire, dhe te gjere sepse e dija qe familia ime nuk do e pranonte kure dhe do niste lufta e trete boterore... PO PO LUFTA E TRETE BOTERORE Ahh Prindrit e mi me profesione dhe me pasuri nuk do pranonin kurr nje dhender pa asnje lloj prespektive e dija se ma kishin thene... POR un jam penduar sot pas 3 vitesh e kuptoj me mir ne nje kasolle edhe e lumtur se sa ne nje Keshtjelle dhe e trishtuar duke ju ber qefin prinderve kshu qe me mir kam vendosur mos martohem fare...... Faleminderit
Letra 35
Anabel une kam mashtruar qe kam hyre ne pune. C'te beja?
Sapo kisha mbaruar shkollen e mesme dhe kur me intervistonin ju thoja qe ''Po, kam ndermend te vazhdoj universitetin''. E per cfare pune po intervistohesha se? Sistemim ne supermarket. Provova ne 4 vende dhe u refuzova. Ama zura mend. Veren qe erdhi u detyrova te shpallem PA SHKOLLE TE LARTE ne menyre qe ato 4 muaj te shkrete te veres te fitoja ndonje lek. Dhe ja vlejti. Nuk ka menyre tjeter. E te mendosh sa keq u ndjeva kur genjeva...fundja ishte vetem nje genjeshter e bardhe.
Letra 36
Vjet ne vere me vjen nje fshatar dhe me kerkon vaj kompresori (per makine akulloreje) po i them,kam nje cilesi sllovene qe kushton 4 mij leke litri dhe tjetri 6 mij leke litri (te vjetra)!
E dua te mire kemgulte...E kam bler makinen e akullores 12 mij euro or cun.
Ne moment me punoj mendja dhe i them:Kam nje vaj tjeter po gjerman por eshte 15 mij lek litri (i thashe per 6 mij lekshin) ate bjer me tha!
I nxora 4 litra,i mora leket flm ai flm une!
Skisha cti beja tjeter vete me shtyu ne "mekat"
Letra 37
Prsh anabel ! Ndoshta eshte turp te tregoj se cme ka ndodhur por edhe mua si shm te tjere me mashtruan . Para rreth 1 viti njoha 1 djale nfb . Me tregoj historine e jetes se tij dhe me erdhi keq per te . Kaluan kohe dhe ne me shm lidheshim me nj.tj ... Me quajti moter pasi nk kishte moter . Mesova ta dua si vellane tim . Flisnim per cdo gje bashke . Ai ishte gjithmon i gatshem te bente cdo gje per motren e tij , pervecse te dilte ne takim . Gjithmon gjente nje justifikim per tmos me takuar . Edhe ne skyp nk dilte asnjehere . Por vuajtjet e tij me bene ta kisha shm perzemer , madje u mundova ta ndihmoja qe te zgjidhte problemet qe kishte . Me pat thene se ishte i vetem ne ket jete . Babi i kishte vdekur , mami nk e donte dhe e kishte bo lanet . Motra e vellezer nk kishte , e dashura e la dhe u martua me nje tjt ; me fisin nk fliste sps nk e donin ; ishte ne gjak me njerzit qe i kishin vrare babin . Me pak fjale ishte krejtesisht i vtm . U mundova shm qe te behesha nje moter e mire per te dhe tmos e ndjente veten vtm ... Para rreth 1 muaji mora vesh se gjithcka ishte genjeshter e mashtrim . Asgje nk ishte e vertete nga ata qe mkishte thene . Prinderit i kishte gjalle dhe jetonte me ta . Kishte edhe 2 vellezer dhe gjyshen nshpi . Madje me kishte genjy edhe per emrin , edhe per fotot per gjithcka deri ne detajin me te vogel . U ndjeva e shkatrruar shpirterisht edhe moralisht . Nk e di ckerkonte nga un . Ai e dinte shm mire qe lek me mbajt ate nk kisha , atehere cdonte nga un . Nk e kam ne mend me u mar mo me te por i kam lon Zotin . Zoti i ardhte hakut sps kte gje nk e ka bere vec me mua por me te gjithe femrat qe ka friends nfb ...
Letra 38
Hej Anabel !
Jam nje fanse e re dhe mendova te te shkruaj dhe un nje mashtrim qe I kam ber shoqes sime te ngusht ne ver... ishte nat dhe po flisnim ne fb... sesi me erdhi ne mendje ti beja nje loj... dhe keshtu e fillova... I thash asaj qe un jam lezbike... ajo nuk po I besonte syve asajt qe po lexonte mundohej qe te me nxirrte genjeshter sepse e dinte qe jam nje tip qe bej cmendurira por prap se prap un ja gjeja pergjigjen pyetjeve.. I thash qe e doja marrezisht ate prandaj I rrija afer dhe e ngacmoja dhe mendoja se ajo e kishte ven re.. nga ana tjeter ajo kishte filluar te qante hahaha sa si ra te fikt moj Anabel hahahahaha kurse un qeshja me madhe .. nuk do ta harroj asnjeher ate nat..
Do isha mirnjohese nese do ta postoje ... Flm
Letra 39
Mirembrema anabel...shum teme interesante kjo...nejse edhe un doja te ndaja dhe te merrja mendimin e fansave per nje nga mashtimet e mia qe mendoj se eshte paksa i rende ndonese ne demin tim...mos ta zgjas...mbarova gjimnazin dhe doja me domosdo te vazhdoja shkollen e lart si cdo moshatar imi me pak fjal me ish merzitur jeta ne fshat dhe doja te largohesha nga aty... skisha ndonj mesatre nejse fitova ne nje nga deget qe kisha hedhur ne nje nga universitet e tiranes...vazhdoi viti i pare me se miri shkoja ne shkoll rregullisht po nk isha sh korrekt me petagoget me disa prej tyre edhe kisha debatuar ashper...erdhi fundi i viti nisi sezoni i provimeve...nk i plotesova kreditet per te kaluar ne vitin tj...e dija kte gje se disa petagoge me ishin betuar qe sdo ma jepnin lenden..e keshtu ngela se mora mundimin te shkoja ne vjesht se ishte e kot mirpo familjes nk i kisha then keshtu i thash qe e kalova vitin...filloi universiteti serish i bie tisha viti i 2 qendrova ne tr edhe pse nk isha nshkoll gjeta nje pun edhe jetoja mire keshtu ndodhi edhe nje vit me von qe i bie tkishaa viti i 3...beja nje jet normale ne tr po njekohesisht ndjehesha shum keq qe e kisha genjyer familjen se vazhdoja te isha ne shkoll...para nje muaji i kam treguar atyre te verteten dhe se priten aspakt mir nrm si cdo prind...ndihem sh fajtor per kte gje se di me jepni nje mendin cfar te bej dicka qe ata te kenaqen vertet nga un apo te ndihen krenar...publikojeni ju lutem...anonim..faleminderit..