Bota

E quajti pedofil: Njeriu që shpëtoi 12 fëmijët në shpellë hedh në gjyq Elon Musk!

16 Korrik 2018

E quajti pedofil: Njeriu që shpëtoi 12 fëmijët në

Gjeniu britanik Vernon Unsworth, i cili ideoi gjithë planin për të shpëtuar 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre që për më shumë se 2 javë qëndruan të bllokuar në një shpellë në Tajlandë, u shpreh në një intervistë për CNN se do të nisë betejën ligjore kundër Elon Musk.

E quajti pedofil: Njeriu që shpëtoi 12 fëmijët në

I gjithë debati nisi kështu: Si fillim Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, u shpreh se do të shpikte një nëndetëse, e cila do të vepronte shumë shpejt dhe do t’u lehtësonte punët zhytësve. Nëndetësja u testua, por në mes të operacionit u tërhoq prapa me urdhër të Forcave të Marinës.

E quajti pedofil: Njeriu që shpëtoi 12 fëmijët në

Më pas, Elon Musk reagoi përmes një deklarate (tashmë të fshirë) në Twitter duke fyer drejtuesin e zhytësve, të cilin e quante “pedo” (pedofil).

E quajti pedofil: Njeriu që shpëtoi 12 fëmijët në

I pyetur si ndihej në lidhje me komentet e Musk, Unsworth u shpreh kështu:

“Nuk do të bëj ndonjë koment të mëtejshëm për të, mendoj se njerëzit e dinë se çfarë njeriu është. Nëndetësja e tij nuk kishte asnjë shans të funksiononte. Ai mund ta marrë dhe ta fusë ‘atje ku i dhemb më shumë."

Për më shumë mbi ngjarjen që mbajti gjithë botën në ankth, mund të lexoni duke klikuar këtu.