Për mendimin tonë

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta shihni me patjetër!

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2018

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Prej kohësh bota është fiksuar me një serial, që edhe pse drejt fundit, po kthehet në një fenomen kulturor. Megjithatë shumë shqiptarë (si edhe shumë njerëz të tjerë nëpër botë) mund të mos kenë parë asnjë seri të vetme. Bëhet fjalë për “Game of Thrones”, që pushtoi mbarë botën, por jo shqiptarët.

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Në fakt, seriali i famshëm transmetohet në Top Channel nën titullin “Froni i Shpatave”, por sigurisht nuk e ka aspak suksesin e pretenduar. Takimi i parë dhe i fundit i pjesës më të madhe të shqiptarëve ishin interpretimet e aktorit Florian Binaj dhe pjesës tjetër të trupës së Portokallisë, por aq, nuk shkoi më tepër.

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Ndryshe ndodh me serialet spanjolle, turke apo ato indiane tani së fundmi, që po i bëjnë njerëzit të ngulen para ekranit, edhe pse fabulën e kupton lehtësisht edhe një fëmijë i vogël. Gjithsesi të mos zgjatemi shumë me arsyet pse nuk u kthye kurrë në të preferuarin e shqiptarëve, por le ta kthejmë ndryshe diskutimin: Pse duhet të kthehet?!

Së pari, për këdo që është skeptik se mos ndoshta kemi të bëjmë me ndonjë serial mesatar, më lini t’ju them se rrjeti “HBO” ka investuar me miliona dollarë për NJË EPISOD TË VETËM. Të mos flasim për numrin e shikueshme në televizionin “HBO”, të ndjekësve online dhe të atyre (si unë) që e shkarkojnë ilegalisht. Kot për ta ditur, në sezonin e 7-të, episodi i fundit arriti 16 milionë e 500 mijë shikues vetëm në tv.

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Nëse shikuesit nuk ju bindin, kalojmë tek çmimet. 2 vite më parë, “Game of Thrones” triumfoi në ndarjen e çmimeve Emmy me plot 12 fitore, si “Seriali dramatik më i mirë”, “Regjia më e mirë”, “Skenari më i mirë” etj.

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Sikur të mos mjaftonte, sërish bëri namin në nominimet Emmy të pak ditëve më parë, me shifrën më të madhe krahasuar me të tjerët, 22 nominime (“Seriali më i mirë dramatik”, “Aktori më i mirë jo protagonist” me Nikolaj Coster-Waldau dhe Peter Dinklage, “Aktorja më e mirë jo protagoniste” me Lena Headey etj), ndjekur nga “Westworld” dhe “Saturday Night Live” me 21.

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Së treti, vlen për t’u adhuruar trajtimi i figurës së femrës. Në seritë e fillimit, gratë janë përgjithësisht të çmendura, të ashpra, por edhe të guximshme. Me kalimin e kohës ato ndryshojnë dhe kthehen në të preferuarat e publikut. I pyetur nga një gazetar, shkrimtari George R.R. Martin u shpreh kështu: “E dini pse ndodh kjo? Sepse i kam konsideruar gjithnjë gratë si njerëz, si gjithë të tjerët.”

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Tjetër detaj i rëndësishëm është intensiteti i emocioneve. Çdo moment duket sikur jeni ju kundër dikujt tjetër. Edhe momentet më të qeta kanë dramatikën e tyre që do t’ju mbajnë të mbërthyer pas ekranit.

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Përsa i përket mesazheve, ato jepen të thurura me një botë mitike, fantastike dhe gjeniale. Shumë personazhe kthehen nga të pasur e të fuqishëm, në të varfër dhe të papërfillshëm.

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Mund të duket e komplikuar, por linja e historisë rrjedh aq mirë sa çdo gjë ka kuptim. Gjithçka nis me një familje dhe më pas degëzohet në shumë, shumë karaktere, ngjarje që s’jua pret mendja: dashuri, kaos, luftë, dragonj, magji, heroina, heronj.

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Ah, një pjesë e mirë e personazheve vdes, por që kur është e thënë që duhet të jetojnë të gjithë?!

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Për informacion të përgjithshëm, ngjarjet janë të bazuara siç e thamë në romanet e shkrimtarit George R.R Martin. Ato zhvillohen në kontinentet imagjinare “Westeros” dhe “Essos”, ku trajtohet gjithë lufta për “Fronin e Hekurt” midis 7 mbretërive. Sezoni i parë u transmetua në prill të 2011-s, ndërsa sezoni i tetë dhe i fundit mendohet se do të transmetohet në janar të vitit 2019.

Pra, nëse nuk keni ndonjë gjë më të mirë për të bërë, mund ta kaloni verën duke nisur “Game of Thrones”. Mund të na falenderoni më vonë.

Ps. Ka edhe shumë personazhe si këta të dy, por shihini vetë më mirë.

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Seriali që pushtoi botën, por jo shqiptarët: 6 arsye pse duhet ta

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Sindi Salaj
Gazetare