
Modelja Emily Ratajkowski u martua krejt papritur para katër muajsh, veshur me një kostum nga Zara, në një ceremoni minimaliste në Las Vegas. Deri më sot, në dorë mbante një rreth të thjeshtë martese, por ç’është një martesë Hollywood-i pa një ose disa diamantë...
Kur i propozoi, bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard përdori një kapëse letrash dhe për ta kompensuar disi, i dhuroi një unazë madhështore me jo një, por dy diamantë pranë njëri-tjetrit.

Njëri është në formë loti, ndërsa tjetri katror, të vendosur mbi një rreth të hollë ari. Unazat me dy gurë po bëhen gjithnjë e më popullore kohët e fundit, pasi mesa duket simbolizojnë unitet dhe harmoni.

Hëna < Unaza e Emily-t.