Celebrity

Zyrtarisht, Cristiano Ronaldo është pjesë e Juventus-it!

10 Korrik 2018

Zyrtarisht, Cristiano Ronaldo është pjesë e Juventus-it!

Ylli i Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo është zyrtarisht pjesë e ekipit italian, Juventus-it, duke u bërë kështu një nga 4 futbollistat më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Marrëveshja mes skuadrave u mbyll me 112 milion euro dhe shumë shpejt, Ronaldo do të jetë pjesë e kampionatit italian të futbollit. Gjatë 9 viteve të tij tek Real Madrid-i, 33-vjeçari është fitues i 4 titujve Champions League.

“Kishte ardhur koha të nisja një epokë të re në jetën time, prandaj i kërkova klubit ta pranonin transferimin tim.”- është shprehur ai.

Sigurisht ikjen e Ronaldo-s, Real Madrid-it nuk mund ta linte pa komentuar ashtu si ylli i futbollit e meritonte.

“Për skuadrën tonë, Ronaldo do të jetë gjithmonë një nga simbolet më të mëdhenj. Ai ka provuar se është një nga më të mirët e botës dhe ka bërë histori gjatë gjithë këtyre viteve në skuadrën tonë. Real Madrid do të jetë gjithmonë shtëpia jote!”