
Letra 1
pershendetje anabel..
un qe po shkruaj jam 18 vjec.. kam 3 vjet e lidhur me nje djale.. kemi kaluar shume veshtiresi sebashku por vjet kur un doja te shkeputesha prej tij ai me injoroj publikisht qe askush ms te me afrohej ( ne ato momente me qendroj perkrahe shoku im me i mire) .. pas shum tentativash un vendosa te dal me te por ne pesuam aksident dhe pasi pash pothuajse e vdekur qe ai ulej ne gjunje duke i kerkuar zotit te me shpetonte mua vendosa qe ti jap dhe nje shance te dyte... u lidhem dhe per 4 muaj cdo gje shkonte per mbrekulli por perseri ai si shum here me tradhetoj dhe per te shpetuar veten me akuzonte mua per tradheti .. mundohem te largohem por ai me kercenon ...thote : o e imja o e askujt.... plus ai shoku qe me qendroj perkrahe kur i dashuri me ofendoj ne syte e botes me dashuron.... ndihem e mbrojtur perkrah tij sepse gjithmon me ka ndihmuar ,me ka keshilluar dhe ka qendruar prane meje kur un kam pasur nevoje ndryshe nga i dashuri im..... si thoni ju cili me meriton ?? ju lutem mos ofendoni ... anonim te lutem
Letra 2
Pershendetje anabel. Dua te ndaj me ju nje nga ato momentet ku njeriu ndjen nje lufte te brendshme pasi...
..........................***............................
Sepse nderkohe qe e therrisja ne emer me kujtonte ate. Cuditerisht ndjeja sikur te me ishte kthyer nje copez mbrapshte, dhe nderkohe edhe aq me mjaftonte. Mbyllja syte dhe teksa e perkedhelja ne faqe kerkoja te gjeja ate nishanin, ose dhe gropezen qe kishte ne faqe... Me dukej sikur e kisha perseri. Pastaj ashtu e perhumbur ne endje deshirash e kujtimesh ndesha shikimin e tij te te ngrohte... dhe me puthi. Ai, sepse une duhej te mbyllja perseri syte. Vetem ashtu do me shijonin puthjet e tij, nen hijen e dikujt tjeter. Me dhimbsej! E dija qe do i neveritesha nese do mi njihte mendimet, s'kishte si te ndodhte ndryshe. E nderkohe nuk me vriste ndergjegja se po shtiresha, kjo ishte edhe ne te miren e tij. E ndjeja perqafimin e tij te ngrohte, dhe papritur me friksonte afeksioni qe kishte filluar te shfaqte ndaj meje. Ndoshta padashur e lendoja. Mundohesha ta mbaja larg, por mesa dukej kjo e shtynte edhe me teper ndaj meje. Gjithsesi eshte fakt qe ne nje marredhenie njeri jepet me shume dhe shorti i kishte rene atij. Ishte bukur te ndiheshe e dashuruar nga dikush per te cilin nuk ushqen te njejten gje, edhe pse mund te duket egoizem. Papritur kishin filluar te me llodhnin ato perkujdesjet e teperta ne detaje, me merrnin frymen, edhe pse ia njihja qellimin e mire. Me bezdisnin, me dukej sikur me zinte hapesirat ku une s'kisha ndonje plan ti lejoja qendrimin. Here-here doja tia thoja te gjitha dhe ta mbyllnim ate raport ndoshta te pafilluar akoma.
Kisha ndezur nje cigare dhe po qendroja mbeshtetur pas krevatit. E shihja teksa flinte. Nuk e di nese po ma shpifte ai, apo vetvetja. Nuk me kishte shijuar fare fakti qe kisha shkuar me te, me dukej sikur dike e kisha tradhetuar. Ndihesha ndotur! Bosh! U pendova ne cast dhe po mendoja se ndoshta ende isha ne kohe per ti dhene fund. Nuk me plotesonte, ia ndjeja prezencen vetem kur me kaplonte nostalgjia e...
Ndeza nje cigare tjeter.
Letra 3
Mirmbrema "shpatulla jone" ( e vetmja ku qajme hallet pa piken e problemit! )
Tema qenka fiks per mua sot.. ehh ç'hall kam moj derbardhe..
Prej 4 vitesh jam e lidhur me Aldon! Nje dashuri e nisur heret qe ne vitin e pare gjimnaz ather kur nuk dija cdo te thot te duash..e cdo te thot te jesh e lidhur! Ashtu si pakuptuar koha kalonte per mrekulli , un dhe Aldo gjithmon çifti perfekt ne sy te te gjithve aq sa shum prej shoqeve te mia budallaçka mendon se ishim çifti i "shejnte" .. kaluan 4 vite te jetes sone duke rendur cdo dit pas njeri tjetrit.. puthje perqafime, sherre, ndarje te banges me nje vije ne mes e kte e theksoj se kemi qen ne te njejtem klas e ne te njejten banke prej 3 vitesh , me pas perqafime perseri etj etj qe mos ti lodh lexuesit ! Pas gjith gjerave te bukura ne lidhjen ton nisin zenkat .. xhelozit, mosperfilljet e shum e shum te tjera.. Aldo iken ne Austri per tre muaj e me premtoi se do flisnim cdo nat..sdo me harronte..sdo me tradhtonte blla blla blla..
Nena e tij e shtyn akoma me shum larg meje duke e bindur te mos kthehet me.. te gjente dike atje qe te siguronte nje jet me te mir.. ai u shendrrua ne nje person tjeter.. nuk interesohet me per mua madje as per ditl nuk me uroi duke u justifikuar se isha ne pun e do te merrja pastaj me zuri gjumi.. ai me lendoi me shum kir vajza pa fund me sjellin ne inbox sms ne lidhje me faktin se ai te tradhton..kur e pyes cjan keto me thot qe jan thjesht budallalleqe ..ti ske pse tju besosh cfare thon te tjeret.. dhe un e fal harroj gjithcka e perseri gjerat marrin te.njejtem rrjedh.. ndihem e pavlersuar .. ndihem bosh ..
Prindrit e mi moren vesh per kete lidhje dhe ai nuk denjon te vij te prezantohet me te duke u justifikiar se skam asgje gati per fejes.. pastaj mamaja e tij nuk me do per arsye se qenkerkam nga Tirana !
Kan kaluar gati 3 muaj dhe skemi biseduar .. vendosa te ndahesha.. por ai me shkruan duke me then se me do etj por nuk esht gati.. dilema me e madhe per mua esht se esht shfaqur dikush tjeter tashme i cili esht pak me i madh se mua ne mosh .. e shikoj tek siguri e maturi ..ka takuar prinderit e mi e pret vetem pergjigjen time per te nisur nje jet sebashku larg nga ktu.. ne nje shtet tjeter !
Cte bej aman .. te rri te pres Aldon +maman e tij + sherreve+tradhetive+harresave etje.. apo Djalin qe u shfaq nga hici duke tronditur ndjenjat e mendimet e mia.. te ndjek zemrem apo mendjen ??? Kush vlen me shum..
Letra 4
Mirmbrema Anabel. Problemi im eshte nje tjeter: Me duket se po hyj ne nje marrdhenie qe SDUHET. Kam tre vite me nje djal dhe ska shume kohe qe jemi fejuar. Kalojme shume mire bashke. Por problemi qendron se keto kohe po bisedoj shume me nje klient te vazhdueshem te puna ime i cili nuk ehste shqiptar. eshte kaq inteligjent dhe me kaq horizont saqe sa here them qe sdo ti flas pikerisht atehere ai del me nje teori te tijen super terheqese dhe biseda merr rrjedhen e saj. Shkembyem add e emailit dhe tani pres emaile padurim nga ai. Nuk ehstre asgje konkrete, thjesht biseda te ndryshme ne lidhje me ushqyerjen apo ku ta di une... Por te dy hedhim kunja nga larg. Eshte 47 vjecar por duket si 30. e une 28 vjecare.Me pelqen aq shume saqe kam filluar ta fantazoj e ai me hedh ca shikime qe me perpin i teri... Spo shkeputem dot... Cfare dreqin duhet te bej??????? Anonim please
Letra5
Sapo shikon temen te shkon ne mendje te shkruar. Po po , te shkruash dhe ti , te shkruash per nje histori / marredhenie te cilen nuk do ta vazhdosh me. Shume prej jush , ndoshta dhe une vete do e kisha ne "maje te gjuhes " pergjigjen : NDAHU , kjo ndoshta do te ishte dhe pergjigjja e pare qe une do ti kisha dhene motres , shoqes , kusherires apo dhe nje femre qe sapo e njoh.
Te kerkosh ndihme per nje marredhenie qe ngec mund te jete shume e lehte dhe shume e veshtire ne te njejten kohe .
Une jam ne nje marredhenie te cilen nuk dua ta vazhdoj me ...
Kam shume vite qe jam dashuruar me personin ne fjale , kemi kaluar shume gjera bashke , te mira dhe te keqija .
Por gjerat nuk shkojne gjithmone " vaj " dhe kur gjerat nuk shkojne mire , ate keshille qe une do i jepja te gjitheve ja dhashe vetes : "Ndahu " - kjo do te jete zgjidhja mendova .
Dhe ashtu bera , u ndava , u ndava duke insituar madje qe kjo ndarje te ndodhte , dhe sot ku gjendem ???
Gjendem duke kerkuar :NDIHME ! Ndihme per te mbyllur nje histori qe ngec , qe marredhenie qe sdua te vazhdoje me ...
Sot une po kerkoj ndihme per te mbyllur nje marredhenie , e cila eshte vetem brenda VETES TIME- zemres dhe mendjes time.
Kerkoj ndihme per ti dhene fund dashurise qe ende ndjej per ish te fejuarin tim , edhe sot pas me shume se 2 vjet ndarje... Kerkoj ndihme per nje gje qe ndoshta sado ndihme te kerkoj une , nuk do gjeje zgjidhje ... sado qe une do dua ti jap fund kesaj marredhenieje nuk do mundem
Ajo qe dua te shpreh nepermjet ketij shkrimi , Vajza / Djem marredhenia ka ulje ngritje , mos mendoni se zgjidhja e pare eshte ndarja , te pakten keshtu ishte rasti im , e di fare mire qe e njejta gje ndodh me ish te fejuarin tim , ndjen sikurse une , por krenaria qenka gjeja me e keqe
Anonim please
Letra 6
Ndim jam ne nje martes qe nuk dua ..por per hir te femijeve duroj..kampothujse 10 vite martes..,vitet e para u mundova me mish e shpirt kesaj martese edhe pse me martuan me mbleseri..duke pritur vlersimin e dashurin e ketij personi qe kisha ne krah..kjo jo qe nuk ndodhi por ai pas ca vitesh filloi te me bente presion qe une te mbulohesha..tanik e urrej ate qe ndaj krevatin cdo nat, urrej cdo levizje qe ai ben neper shtepi..kam neveri kur don te me prek..ohhhhhhh sa kam nevoj per nnnnddddiiiiimmmm...ohh femijet po me fusin ne dhe te gjall do duroj..apo kam rrugezgjidhje ???
Letra 7
Ndihme , kam ngecur ne nje marredhenie qe sdua,
Jam nje vajze para 1 viti e ca u njoha me nje djale nga nje X qytet. Lidhja jone vazhdonte me takime cdo jave. Ngadale fillova ta doja kete dhe mendoja se edhe ky me donte. Kam bere shume per kete njeri e ai asgje ne krahasim me ato qe kam bere un. Rastesisht kuptoj qe ky fliste me dike tjeter sme erdhi mire e i kerkoj te ndahemi , mbas shume kembnguljesh ai me thote qe me dashuron mua e jo ate e me premton qe sdo komunikonte me me ate tjetren. E besova pasi kur do dike je e gatshme ti besosh gjithckaje. Mbas nje periudhe takimet tona u rralluan ai gjente gjithmone justifikime nga me te ndryshmet per tu mos u takuar . Nje dite takohemi e ate dite kap ne telefonin e tij disa sms nga nje tjeter e zhgenjyer nga kjo situate i them te zgjedh mes meje e asaj, ai zgjedh ate tjetren me kerkon qe mos ti shkruaj me as ta shqetesoj ne rast se e doja. Isha shume keq pavaresisht ndjenjave qe kisha per te i them te vazhdoj jeten e tij e nga un sdo kishte te tilla shqetesime sepse nuk isha femer e tille. Mbas nje fare kohe me shkruajti ai i pari ,i them ta mbaj fjalen ai te mos me shqetesoj me , e me thote qe nuk rri dot pa pranin time pavaresisht se ai vazhdon me ate tjetren. I them qe zgjedhjen e bere ti e jo un prandaj rri me Ate qe zgjodhe e me lere mua te jetoj jeten time. kerkoj nga ju ndihme si duhet te veproj sepse se largoj dot nga mendja. Si duhet te veproj ne rast se ai me shkruan perseri? Ju lutem punlikoheni edhe anonim
letra 8
Pershendetje Anabel! Nese mundem, do te doja edhe une te tregoja historine time, pershtatet me temen tuaj. Kam ngecur keqazi ne nje lidhje. Para dy vitesh, atehere kur kjo lidhje filloi, cdo gje shkonte per mrekulli! Ndihesha si neper filma, nuk me besohej qe ky djale ekzistonte! Jam shume femer mosbesuese, nuk besoj tek askush, aq me pak te meshkujt, i urrej! Vec babait tim, te gjithe meshkujt me jane dukur te felliqur, madje dhe im vella. I urrej te gjithe, nuk e di nese ka ndikuar kjo ngjarje qe do ju them tani, por mbaj mend qe dhe para saj, me dukeshin te urryer meshkujt. Jam perdhunuar ne moshen 12 vjecare, me rrembyen 3 cuna, tentimet e 2-ve i mposhta, njerin nuk munda, ndodhi... Me perdhunoi... Dhe aty mu thyen te gjitha, i denoncova pa hezitim, ata u dergjen burgjeve, por e meritonin, nuk ishte faji im, njerezve u vinte keq per ta, se ishim djem te vegjel, 18 vjecare te dendur ne birra e hashash, plehra per mua, njerezit kembengulnin ta hiqja denoncimin, une s'e bera kurre. Nese askujt nuk i vinte keq per mua, une s'e doja meshiren e askujt, doja drejtesine. Ajo qe me ndodhi mua mund t'i ndodhte nje motre, nje bije dhe nje vajze tjeter neser. U mbylla ne vete e ne shtepi, nga turpi, nga dhembja, nga gjithcka, por jam femer shume e forte dhe u ngrita perseri ne kembe, me koken lart dhe krenare dhe pse ne qytetin tim me shihnin ndryshe, pasi familjaret e maskarenjve qe me shkaterruan jeten, hapen llafe dhe dola une e keqja, vec autoriteteve dhe shume pak njerezve te tjere, te gjithe me paragjykonin, sepse mendonin se me moshen qe kisha, s'mund ta pesoja ate "pa e dredhur bishtin vete" -shpreheshin njerezit. Do cuditeni me moshen time dhe ju, por ngjaja si 16-17 vjecare, pa ekzagjerim. Isha me e gjata ne klase, bjonde, syblu, isha e mbushur ne trup dhe me forma thuajse perfekte, per mos ta ekzagjeruar, por flas me mendimin e te tjereve tani. Bija ne sy kudo kaloja, sidomos per te pasmet e mia qe ju binin ne sy te gjitheve cfaredo vishja. Dukesha sikur provokoja, por c'faj kam une per trupin tim?! Ndaj me benin mua fajtore. Kjo histori dhe ne lidhjen time me ka sjelle gjithnje probleme. I dashuri im ma kujton gjithnje. Megjithate, ne fillim kalonim mrekullueshem, me therriste princeshe dhe ashtu me trajtonte, me bente te ndihesha si neper filma, nuk kishte asnje te mete, romantik, i dashur, i zgjuar, por pas nje viti e ca filluan problemet. Me ndau nga gjithe njerezit qe ne fillim, por une e pranoja, se nuk e merrja me te keq. Pas nje viti e ca e tepronte, me ndau nga gjithe fisi, te dajot e hallat nuk behej te me linte te shkoja, por as tek motra ime. Me ndaloi te vazhdoja universitetin, kisha mbaruar vitin e pare. Kembengulja per shkollen, e doja, se mesoj shume. Ai vete nuk e ka mbaruar dhe s'dua ta kem gruan e ardhshme me shkolle ja bente. Arriti sa vuri dore mbi mua, kane kaluar 3 muaj dhe ende nuk me ka ikur totalisht nxirrja dhe enjtja e syrit. U be i padurueshem. Doja te ndahesha, me kercenonte, me hapi fb me fotot e mia intime, me kercenonte se do me vriste, une nuk u theva nga asgje. Vazhdon ende me kerkon dhe kercenon, po e kam mbledhur mendjen te vazhdoj jeten time. Kisha nje lidhje tjeter para kesaj, u ndava per arsye fatkeqesie qe i ndodhi djalit qe kisha, ai me donte tmerresisht shume, une thjesht perzemersi ndjeja. Kete tjetrin e dashuroja me shpirt. Se kuptoj si u shnderrua keshtu, me sakte si u shtir kaq kohe. S'mund te shkruaj me gjate, por kam kaluar tmerr me te. C'nuk me ka punuar. Tani jam ndare, por ai kembengul te pajtohemi si i pacipe, asnje nuk e di qe jemi ndare. Kam ngecur shume keq. Mendoj per familjen, po u ndava, te gjithe c'nuk do thone. Une s'e kam problem, por s'dua te vuajne familja. Dje viktime e nje perdhunimi, sot viktime e dashurise... Do me paragjykoni, mos e beni, jam mjaftueshem e zgjuar, por kam ngecur per arsye te renda, jo se ma ka hedhur njeri... ANONIM TE LUTEM! Dhe pse disa lexues do e kuptojne kush jam!
Letra 9
Mirmbrema Anabel.
Persa i perket temes, kam dhe une dicka per te treguar.
Perpara dy vjetesh kam qen e lidhur me nje djale. Ne tvertet ishte shume arrogant dhe ambicioz, rashe ne dashuri. Pas disa muajsh ai u largua nga shqiperia per te punuar ne nje shtet brenda europes. Gjerat u ftohen, ne fakt u ftohen nga ana e tij. Pas disa muajsh u kthye ketu x te ndenjur disa dite, u takuam, folem gjate dhe rame dakort ta mbyllim lidhjen. Edhe pse vazhdoja ta doja nuk e lejova veten te poshterohesha para nje njeriu qe nuk ndjente asgje per mua. Pas disa muajsh me kerkoi rikthim por une nuk pranova sepse rikthimin e kerkonte vtm kur vinte ne shqiperi, nrm x te kaluar ditet qe qendronte ketu. Me pas u njoha me nje djale te mrekullueshem, afer prefeksionit. Ai u dashurua marrezisht me mua. Lidhjen e nisa per te harruar ate tjetrin , . Une kete djal mendoj se e dua gjthsh por nuk jam e sigurte. Nuk ndjej te njejtat gjera qe ndjeja me pare, nuk me emocionon fakti qe do ta takoj ose do ta perqafoj. Por kur zihemi behem shume keq, nk dua ta humbas. Nuk e kuptoj cpo ndodh me mua. Nuk dua ta braktis sepse me vjen shum keq x te, sdua ta lendoj sepse me trajton shume mire dhe nuk e meriton.
Jam shume konfuze
Letra 10
Eee ca te shkruaj per mardhenjen time: jam njofur me burrin me lajmesi dhe kur ste ngjit qe ne fillim e tani mbas 4 vjetesh martes cdo gje eshte ftohur, kot si thone : djelli duket qe ne mengjes. Gjithsesi une e kam ndar mendjen atij nuk i ndahem se kam dy femij, dy yje qe i dua pa mas dhe per hir te tyre kam ngec ne kete mardhenje. me vjen keq per vete se ndonjeher bej si e dashuruar kur ne te vertet nuk ndiej asgje i lutem Zotit per nate qe gjerat te ndryshojn!
Letra 11
Hmm me duket se ke qen pas tavolines time sot kur i ankohesha shoqes.Kam perkrah mashkullin perfekt per cdo femer.Me respekton deri ne detaje Me blen rroba,parfum dhe cdo moment qe eshte me mua thote cdo kompliment te mundshem.(jo se jam e bukur eee po me do shume).Eshte shume i bukur dhe kur ecim rruges na shikojn te gjithe me admirim.Por... Eh keto "por" te mallkuara.Une nuk e dua as sa cereku qe ai me do.Kam dy vjet me te dhe ai thot se ka ardhur koha te fejohemi.Ndoshta dhe jam trembur sepse jam e vogel,veten njezet e nje vjece.Me ka cuar dhe ne shtepine e tij,kishte prinder te mrekullueshem.Normal,kot nuk eshte dhe ky kaq i mire.Me vjen keq te ndahen pasi e di qe e lendoj,e kam provuar madje por nuk mundem te mos pajtohen kur e shikoj si behem Ndihen shume keq dhe me eshte neveritur vetja qe pse nuk e dua.Ndoshta nuk me besoni por eshte vertet perfekt.Ne fillim te lidhjes me ka tradhtuar por nje dite kur e pa se nuk duroja me ai ka bere nje rrotullim treqind e gjashtedhjet grade.Me ka ndihmuar per cdo gje te mundshme pasi punon dhe i pelqen mos te na mungoj asgje.Problemi qendron se ka nje super vile,ne fshat! Une nuk mund te behem nje shtepiake e deshperuar pasi atje as dyqan nuk ka.Normal qe atij i kam treguar mendimet e mia dhe me ka premtuar nje shtepi ne qytet pasi as ai nuk e do shtepine ne fshat.Kam frike se do ngelet thjesht nje premtim.E di qe mund te thoni se po pretendoj shume por besoj se asnje vajze nuk do te bej muhabet me pulat e te udhetoj me makin per te vajtur ne dyqan.Ka kohe qe nuk di cfare te bej.Ok,per te mos lenduar ate une do behem nusja e tij.Nuk ka rendesi nese une nuk jam e lumtur.Fundja ka femra qe nuk kan buke e uje ne shtepi.Por... Ja vlen te mbyll jeten time kaq shpejt?Faleminderi
Letra 12
Pershendetje Anabel!
Fillimisht, meqenese eshte hera e pare qe po shkruaj, dua tju uroj per argetimin e madh qe me falni dhe qe me mbushni mbremjet bosh me cdo post tuajin (sepse ne mesnate lexoj gjithe postet e dites). Faleminderit!
Tani po kaloj tek problemi!
Jam 21 vjec dhe jam e lidhur me nje djale qe e dashuroj ne cdo aspekt sepse me ploteson dhe gjej tek ai gjithcka qe dua te nje mashkull! Nuk mund te them qe kam ngecur me te por kam ngecur me vesin e tij qe eshte kaq I padurueshem per mua! Ai eshte duhanpires! Per mua ne disa caste eshte e neveritshme ta puth , seriozisht! As eren nuk ia duroj dot duhanit! Ndoshta ka lidhje me faktin qe asnje ne familjen time nuk e pi! Nuk e di pse me duket nje problem kaq madhor ... Madje me genjen per sasine qe pi ne dite sepse me ka thene qe ndihet keq te me thote te verteten, por Kjo gje me acaron edhe me shume ...
Sdi ndonje menyre efektive per reduktimin pse lenien e duhanit . Edhe ai e ka te veshtire, sdi cfare te bej ...
Ju faleminderit nqs e postoni
Dhe anonim kuptohet
Letra 13
Mirmbrema Anabel. Problemi im eshte nje tjeter: Me duket se po hyj ne nje marrdhenie qe SDUHET. Kam tre vite me nje djal dhe ska shume kohe qe jemi fejuar. Kalojme shume mire bashke. Por problemi qendron se keto kohe po bisedoj shume me nje klient te vazhdueshem te puna ime i cili nuk ehste shqiptar. eshte kaq inteligjent dhe me kaq horizont saqe sa here them qe sdo ti flas pikerisht atehere ai del me nje teori te tijen super terheqese dhe biseda merr rrjedhen e saj. Shkembyem add e emailit dhe tani pres emaile padurim nga ai. Nuk ehstre asgje konkrete, thjesht biseda te ndryshme ne lidhje me ushqyerjen apo ku ta di une... Por te dy hedhim kunja nga larg. Eshte 47 vjecar por duket si 30. e une 28 vjecare.Me pelqen aq shume saqe kam filluar ta fantazoj e ai me hedh ca shikime qe me perpin i teri... Spo shkeputem dot... Cfare dreqin duhet te bej??????? Anonim please...
Letra 14
Pershendetje Anabel!
Para nje viti e gjysem u njoha me nje djale nepermjet shoqerise tone te perbashket! Ai ishte shume serioz,kishte nje prezence mashkullore qe me terhiqte jashtezakonisht shume,vishej bukur (pasi ishte shume mire nga gjendja ekonomike,kush eshte ai qe ka e sdi te vishet).Hyj ne muhabet me te,me pelqeu. Filluam te frekuentonim shoqerine e njeri tjetrit dhe u lidhem se bashku. Me pelqente menyra si me trajtonte,me bente te ndihesha ne qiellin e shtate sa here e shihja ne sy. Kjo lidhje zgjati rreth 6 muaj. U ndame per disa gjera banale,ishte nje cast dobesie qe nuk arritem ta zgjidhnim.Por mendoj se po te donte ai,pasi nga ana ime kishte kembengulje,mund ta zgjidhnim kete problem. Por ai krijoi nje lidhje tjeter,qe dyshoj se e ka pasur nderkoh qe ishte me mua...Pas asaj nje lidhje tjeter...Lidhje pas lidhje e keshtu e me rradhe. As une se di sesa lidhje mund te kete pasur ne harkun kohor prej 1 viti e gjysem. Te pakten 5 me kane dal mua . Problemi eshte ketu. Edhe pasi u ndame,kaloi nje periudhe rreth 1 muaj e ca qe nuk flisnim,pastaj u pajtuam. Por jo si te dashur,por "shoke me te drejta". Jam afeksionuar aq shume tek ai njeri sa nuk mund te krijoj nje lidhje tani,cdo mashkull qe me propozon nuk ma mbush dot mendjen per te krijuar nje lidhje. Une vertet kete djalin e kam thjesht partner seksi,ama une ndiej se e dua vertet ,dhe per mua kjo situate eshte kthyer ne stresante. Sme vjen te heq dore prej tij pasi nuk dua ta humbas . Kam rreth nje muaj qe flas me nje djal tjeter por qe se ndiej veten aspak mire sepse ndergjegjia sme le rehat. Une e di shume mire qe ne situaten time ndodhen dhe femra te tjera,por une personalisht jam turbulluar nga kjo situate. E di qe do te heq dore,por kjo gje dua qe te ndodhe sa me shpejt.
Anonim ju lutem
Letra 15
Mirmbrema anabel..
Un jetoj nje histori dashuri qe se dua. Ne gjimnaz njoha nje vajze ,me sakt ajo me njohu mua se ne fshatin ku jetoj un ,tjeret nuk e dinin qa ishte geli flokeve dhe levantoja ,un i rregulloja floket si di caprio dhe hedhja livanto si uje,pra me pak fjale isha me vipi ne katund. E kshu moj moter anabel me kapi ajo goca me tha fiks kshu
- o ismet ,rri mos luj se te du e je per mu,te kam pa ne enderr un ti dhe 8 femije tu punu aren me kollomoq..
U emocionova shume ,nuk e prisja dhe lash takim me te te mullari i qezos, aty tek me puthte me gervishti se kishe ca qime ne fytyre qe vetem nga afer dukeshin, njs bera sikur se ndjeva. Pas 2 muajsh kishim mbylljen e shkolles dhe un dhe ajo ishim te dashur, ajo me ngriti kurth me tha hajde te mullari se kam vesh streqe,un e lash buken me kos dhe delet ne mal dhe shkova me vrap ,kur tek vazhduam te putheshim kur na zuri i ati i saj dhe 3 vellezerit e saj,u be nami,kishin pushke dhe as vrap nuk ikja dot,dhe qendrova si burrat dhe durova shqelmat apendisitit .
Tani ate e kam te fejuar dhe se dua moj moter, qa te bej,nga te shkoj.. Mjer un per fatin tim thuaj ,hajt ju rujt zoti ju ishalla. Respekte anabe
Letra 16
doja tju tregoja historine time te me jepni nje mendim.
gjithcka me nje lidhje sa per tshtyr kohen por me kalimin e kohes nisa ta doja vertet . kisha besim te ajo per cdo gje kalonim shum kohe bashk , dilnim bashk benim gjithcka bashke deri sa pas nje viti dolen disa genjeshtra qe mkishte thene qe para se tlidheshim dhe qe nga ai moment ndjen vetem neveri . Gjithsesi e fala vetem qe ta beja te vuante tnjejtat gjera , dhe u bera njeriu perfekt. gjithm i beja supriza , i blija lule , dhurata qe ta beja tme donte sa me shume qe te lendohej sa mshume. tani ja kam then qe nk e dua dhe dua tndahem po ajo behet shum keq kur i them kshu dhe gjithm mthot do vras veten nk mundem pa ty. Por un nk mundem ta shty dot kte lidhje dhe qe e takoj e bej vetem per keqardhje . Si mund ta bej te largohet nga un sepse dhe sdua qe ti ndodhe gje ?
Shakatoret dhe ironiket ms komentojn. Faleminderit.
Letra 17
PRSH ANABEL ! I LEXOJ SHPESH LETRAT QE DERGOJN KETU DHe ME PELqEN FAQJA JUAJ ! SI PERFUNDIM PO JA BEJ DHE UNe nJE HeRE BAM E PO SHKRUAJ KETU PER TEmEN E SOTME!
Puna eshte se une kam 2 vjet i lidhur me nja vajze qe nuk e dua. U lidha me kete ne fillim dhe cdo gje shkonte ok . Ishte vajze e mire e sjellshme kishte sh virtyte qe ne meshkujt i duam tek nje femer . Por cdo gje u prish kur e prezantova me familjen filluan te dlinin ne pah ato gjera qe une si duroj tek nje femer : xhelozi e tepruar, kerkese e llogarive, dhe perkushtim me shume sec duhet ne nje lidhje. Por kam rene ne bela sepse familjes time i pelqen shume dhe thone o ate o ska tjeter. E di qe se dua jam i bidur per kete dhe po i shtyh ditet me te sa per te thene. nuk eshte e zonja per te me bere per vete. Ndoshta qendron problemi dhe tek une . JA kam thene edhe kshu larg e larg qe ta kuptoj vet sps sdua ta lendoj e ka kuptuar por nuk largohet. Njs e di qe halli im Sju intereson po hajd mo.DHE SI PERFUNDIM ZAKKONIN ANONIM
Letra 18
e me falesh.......... : Oct 1, 2008
Sot te tradhetova per te saten here... perseri me ate...te mallkuaren
Me ate qe nuk dua... kesaj here kur erdhi me gjeti te vetmuar...me mbeshtolli me aromen e saj kundermuese e duke e mpleksur neper krahe ..me perdhunoj ashtu embel .........
Sa e rende te besh mbrojtjen kur qepallat te rendojn mbi sy ....
Heshtje .,..Pastaj... zgjati rrenjet dhe me trazoi zgjimin per tme tregu qe ti ishe aty me mua por pa mua prane......
Te thirra me ze te mekur ,nga turpi lotet pikova mbi varret e kraheve qe ta fshihja,
Me dukej makaber ajo tradheti qe kisha bere ...po ajo si pike ne hapsire ishte akoma aty!
Ti nuk e pe, ishte fshehur nen mengen e gjate te robdeshanes gjysem te grisur ... Ti nuk ma njohe shikimin tim, t´u duk i huaj ndaj ktheve supet. Ulerimat e mia u mbyten ne pusin e harreses.. Cigarja e urryer qe gojen me puthte tinezish me tha " Libera bere i ishe betuar sdo e tradhetoje jo jo ......je e burgosura ime ne kte dashuri". Ti me shtyve pak NGA pak ne kte rruge me hamendsimet e medyshjet hamletjane e provoj apo jo ...... nga humnera ku rrokullisesha te kerkoja ty te me nxirrje ....nuk doja te vuaja me shume se kaq Tani, pasi pershkoj trupin tim duke lundruar mbi gjakun rubin per te saten here...per nje moment e zuri gjumi....me damaret e zhdervjellet mundohem te te arrij ..Venat me keputen ...flutura shperthen mbi damaret e mi ...e une prap endem pas teje .Do doja te te ulesha prane, te te merrja fytyren e trishtuar nder duar, te te thoja "Sot te tradhetova per te saten here me ate te mallkuar ... ti nese mundesh te me falesh....falme ....me pak vullnet dashurije
Por nuk mundem,veten genjej ,e di prap do te te tradhetoja ..nse jo neser pas nje jave mbase po .... nuk me le "cigarja" si korb me ndjek.E per te saten here prap po te tradhetoj, me heshtjen kesaj here...
Ti nese mundesh te me falesh...me fal ......................
ANONIM se na vrane Grat e lagjes
Letra 19
E moj Anabel dhe anabelista mua me ka mbetur ai... nuk eshte burre i martuar jo qofte larg! Ai eshte ai cun qe nuk e mendoja dhe nuk e mendoj dot si shok jete po cte bej me ka mbetur. Ne per pak muaj bejme 4 vjet bashke po ai moj Anabel nuk ndryshon ne lidhje me gocat, vdes te kete shume shoqe, vdes te jete ne qender te vemendjes ne nje tavolinne, vdes te shohe dhe te me thote me detaje pamjen e cdo goce qe kalon, eshte ekspert per dallimin e celulitit e cte them tjeter. Jam bere disa here gati per tu ndare po jo moj moter ath ai vjen me perkedhel me perqafon behet vete dashuria dhe un e dua prape.E dua pa u menduar, e dua me gjuhen e trupit, e dua pa arsye. Po ai nuk ka mbaruar akoma shkollen eshte 27! po ai nuk me flet asnjehere per te ardhmen o Anabel, ai mendon se un gjthm do ta dua, do jem aty per ate perhere. Dhe me e keqja Anabel eshte fushekrujs
Letra 20
anabel te lutem hidhi nje sy historis sime, jo se esht imja por eshte vertete e bukur, mbajtem nje miqesi per 10 vite dhe i fejuari im nuk i humbi kurre shpresat dhe pse une u martova, tani jemi bashke po su rrin gjuaha shqipetareve, do flasin se i dhimbsem une qe e kam te fejuarin 20 vite me te madh se vetja, kur ai me do e me trajton si princeshe, ate qe mashkull shqiptar nuk e ben dot. Ish bashkeshorti im ishte ishqipetar e i mire ne fillim por me vitet nxori koken e me tradhetoi, nuk mundesha ta falja keshtu qe u ndame e me pas ndarjes nje mije fjale te zeza si femer e pa moralshme une qe dua te bredh ter boten e nuk me pelqen jetesa ne shqiperi, monotone, sme linte as ne pune, ne fillim me thonte e bukura e mencura ime me ngriti ne qiell, kur me pati me ulte, me thonte shi si je bere si derr, nuk shihesh me sy, po ku din ti moj nje injorante je te rrofte shkolla jashtetit. me zinte lemza e me thonte po te kujtojn dashnoret e huaj. E te mendosh qe ai ishte mashkulli i pare i jetes sime.
Letra 21
I mir , i pashem , perfekt . Ama nuk po me ngjit me ....e kam mendjen ne vend tjeter ,aty ku nuk duhet ta kisha...po lej gjith kete mundesi te mir per "ate"....ok per momentin kam ngecur dhe sinqererisht nuk di si tja them qe nuk dua te vazhdoj me te pasi e kam mendjen tek ish i dashuri problematik ...Anonim si gjithmon
Letra 22
Sa e veshtire kur nuk e kupton as veten tende,pyet zemren dhe ste jep pergjigje,kur nuk dine cfare don... apo ndoshta kjo e imja quhet shperfillje qe po ja bej jetes sime dhe ATIJ per shkak te dickaje qe nuk e di a mund te quhet dashuri.
Historia ime eshte kjo para 3 vitesh u njoha me mashkullin perfekt,ate qe cdo femer e enderron qe ne femijeri:intelegjent,i respektueshem,romantik,i embel,i dashur me familjen e shoqerine time...gjithcka perfekte deri ne diten kur njoh nje tjeter krejt ndryshe nga ai (nuk jam ne lidhje me te thjesht mendoj qe dita dites po dashurohem ne te ).Ai krejt ndryshe nga i dashuri im...ai e merr jeten ashtu si i vjen,jeton per sot e neser le tbehet cte behet.Nuk e di cfare me shtyn ta dua kete njeri,ai eshte i shkolluar,i dashur,nga ana romantike sja thot dot por ndoshta eshte humori i tij qe me beri te dashurohem ne te pa e kuptuar fare.
Une e dua te dashurin tim por ndoshta ajo monotonia e nje lidhje perfekte,nga dy njerez qe planifikojne cdo gje deri ne detaje me shtyri te dashurohem ne diken tjeter.
Nuk dua ta lendoj te dashurin tim se me te vertete e dua por ndoshta jo mjaftueshem sa dikur.Une po dashurohem ne nje tjeter,ne nje qe e respekton ne maksimum lidhjen time,ai kur e kuptoi qe jam ne nje lidhje u terhoq taman si nje burre i vertete por une smund ta luftoj teksa e shoh per cdo dite aty ne pune me ate humorin e tij,me pozivitetin qe e shfaq me ben te dashurohem ne te dita dites.
Une nuk e di spo e kuptoj veten, ne momentin kur mendoja qe isha e kompletuar ndjenjat e mia u luhaten nga nje person tjeter...cili eshte i duhuri...a mund ti duash dy persona njekohesisht apo eshte e vertete se nese don 2 persona njekohesisht,zgjidhe te dytin se nese dashuria per te parin do ishte ac e madhe sdo kishe sy per diken tjeter ???
Letra 23
Prsh Anabel. Mesa duket, me erdhi edhe mua radha per te shkruar ketu. Pash temen e sotme dhe mu kujtua historia ime, rreth 2 vite e gjysem me pare.
Ne ate kohe ekzistonte dikush, te cilin e kisha pelqyer qe femije por qe nuk ishim as miq. Kaluan vitet dhe fati beri qe te njiheshim e te beheshim miq te mire. Gjithcka per mrekulli! Per t'i rene shkurt, muaj me vone ai me shprehu ndjenjat dhe lidhem me te. Isha femra me e lumtur ne bote, Anabel. Kisha ne krahe ate qe kisha dashur gjithmone, ose te pakten keshtu mendoja ne ate kohe.
Por situata nuk ishte aq perfekte sa duket. Qe ne fillim te lidhjes fillova te degjoja gjera te tipit ''kete hiqe nga shoket e ate tjetrin as mos e pershendet fare''. Ne nje kohe te shkurter, te vetmit meshkuj te cilet mbaja si miq ne FB qene ai vet dhe im vlla. Megjithese nuk ndjehesha mire kur hiqja nje nga nje shoket e femijerise e te klases, nga ana tjeter kjo gje me lumturonte disi sepse e mendoja si nje shenje te xhelozise se tij ndaj meje. Por kjo ''xhelozi'' kaloi ne posesivitet kur filloi t'me kontrrollonte FB e telefonin cdo dite, kur me lejonte te dilja vetem me 2 shoqet e ngushta e asnje tjeter, kur me detyronte te vishja vetem pantallona te gjata e bluze me menge ne mes te beharit , ku vinte ne cdo lokal ku isha, kur i binte telefonit tim rreth 10000 here ne dite, ku linte njerez gjithandej per t'me ruajtur, ku me ndalonte te hidhja foto neper rrjete sociale, ku zihej me cdokend qe me shihte apo me bente ftese etj. Deri ne veprime ekstreme e te paimagjinueshme. Ishte tipi i mashkullit super xheloz por njekohesisht i bezdisshem e mbytes. Kjo situate, sado e pabesueshme mund te te duket, filloi t'me bente te ndjehesha keq. Ndjehesha si nje e burgosur Anabel, nuk beja dot asgje pa lejen e tij. *KUPTOVA SE KISHA NGECUR NE NJE MARDHENIE QE NUK E DOJA.*
Doja te largohesha me cdo kusht nga ai. Nuk doja te perfshihesha me thelle ne nje situate aq mbytese e stresuese.
Me beso, te largohem nga ai ka qene nje nga gjerat me te veshtira qe kam bere deri me sot. Me eshte dashur shume vullnet e pune per t'ja nisur nga e para, per te njohur miq te rinje e per te rifituar ata te vjetrit. Me eshte dashur te jem shume e forte, kur me kur me merrte malli per te. Me eshte dashur shume kuraje per te larguar gishtin nga butoni ''Send'' sa here qe filloja t'i shkruaja nje mesazh.
Me ka dhembur shume ndarja me te, kam qare shume, kam kaluar nete pa gjume e dite pa ngrene por kurre s'hoqa dore nga deshira per te qene e lumtur.
Dhe ja ku jam sot! E rrethuar nga qindra miq qe me duan e i dua, e lire si nje shqiponje dhe e pavarur aq sa nuk thuhet. Kam prane dike qe le koken per mua e qe me ben super te lumtur, shokun time me te mire. Kam edhe 2 mikeshat e zemres, me te cilat flas 24/7 dhe perseri nuk merzitem. Kam dhe nje familje te mbrekullueshme, qe me mbeshtet ne cdo gje qe bej. Kam kaq shume arsye per ti buzeqeshur jetes e per te qene e lumtur, saqe nuk me shkon mendja per t'a vene perseri lumturine time ne duar e nje mashkulli. Jam single, dhe e them me buzeqeshje.
- Ndersa ai ? Pavaresisht te gjithave, nuk mund t'a urrej. As t'i mbaj mëri. Atij i jam mirenjohese qe me beri te kuptoj sesa e cmuar eshte LIRIA dhe te dalloj fiksimin e moshes nga dashuria e vertete. I jam mirenjohese sepse fal tij sot ndjehem nje njeri me i pjekur, me optimist. Me beri te kuptoj qe pavaresisht viteve qe mbaj mbi supe, jam ende femije, per te nisur nje lidhje. Me beri te kuptoj qe duhet t'a jetoj jeten ashtu sic dua, sepse vetem nje jete kemi. Dhe nuk i ve faj as per karakterin e tij posesiv, fundja nuk e zgjedhim vet tipin tone.
Dua t'i them dicka te fundit vajzave qe jane te ngecura ne nje mardhenie si e imja Anabel.
- Largohuni nga ai person! E di qe eshte e lehte te thuhet dhe e veshtire te behet, por me besoni, askush nuk ka te drejte t'ju trajtoje si skllave. Largohuni nga ai qe ju kufizon e nuk ju le te veproni si te doni. Njihuni me njerez te rinj, merruni me aktivitete te ndryshme, lexoni libra, dilni shetitje... SHIJOJENI JETEN SI TE DONI JU , JO SIC DO AI.
Me falni qe u zgjata kaq shume.
Letra 24
Pershendetje te gjithve... kjo eshte historia ime, fundi i se ciles edhe ne fund i la gjurmet e saj. Rrefimi mund te jete i gjate, por shpresoj te lexohet (duke marr parasysh edhe faktin se mu deshen disa ore per ta shkruajtur). Shpresoj te publikohet.
"Pasi terhoqa disa dokumenta ne zyren e finances, ne korridor rastisem serish. Preferova ta shmang, por ai vazhdoi te ecte qetesisht pas meje, ashtu pa folur. Arrij ne dalje te nderteses dhe ndalova... U ktheva nga ai dhe ne moment i ndaloi hapat. U perpoqa ti buzeqesh.
-E mbarove punen? - me pyet duke me buzeqeshur.
-Jo, por do shkoj ne Banke per te firmosur ca procedura.
Nderkoha i buzeqesha, dhe vazhdova te ecja. Ai nuk levizi.
-A mund te te ftoj per nje kafe? - e degjoj nga pas.
Per sa kohe valle e kisha pritur dikur nje ftese nga ai? Nje shenje per te me treguar se une ekzistoja? Nje, vec nje mesazh, te kuptoja te pakten se i kishte lexuar mesazhet e mia...
Ashtu ngadale kthehem nga ai me keto mendime ne koke. Ngrita supet. Dalloja shikimin e tij lutes.
-Me nje kusht...
-Vetem me thuaj.
-Do ikim me makinen time, - dhe i tregova celesat e makines qe mbaja ne duar.
-Sepse me pare duhet te shkojme pak nga Banka dhe pastaj ulemi diku per kafe,- vazhdova une. Vazhdova te ec, nderkohe Eri me ndiqte pas ne heshtje.
Kishte ndryshuar! Papritur u bera sh kurioze te dija se si i kishte ecur jeta keto kohe, por njekohesisht u ndjeva ne faj...
Hipem ne makine, " ne makinen time", keshtu doja ta shihte ai. Ndeza kasetafonin dhe vura nje kenge te qete me pak volum. Arrija te perceptoja shikimet e tij me cep te syrit. Dukej i habitur! Ndoshta priste te shihte ende ate studenten e juridikut, qe pasi e dashuroi si e marr, doli nga vetja, u tjetersua pa vetedije ne nje "po" per gjithcka ai thonte. Ndoshta permes ketyre shikimeve perpiqej te vidhte "pak" nga ajo "shume" dashuri qe ajo i fali ne cdo frymemarrje te saj, te zhvaste nje veshtrim nga ajo ngrohtesia qe nuk u lodh kurre ti falte! E kerkonte mes hapesires qe po ndanin brenda nje makine, por... spo ia gjente dot gjurmet...
-Me cfare je marre keto kohe? - vendosa te thyej heshtjen, dhe nderkohe u mundova mos ta shihja ne sy.
-Vazhdoj ende tek zyra ku kam punuar atehere kur ishim te lidhur bashke.
I hodha nje veshtrim pak te habitur.
-Me kujtohet qe ke thene se do hapje zyren tende.
-Nuk e kam marr dot akoma licensen, - foli me ze te qete.
Kishte ndryshuar! E mbaja mend gjithmone si djale shakaxhi, te rrembyeshem here pas here... energjik.
Nuk po flisnim dhe nderkohe une vazhdoja ti jepja makines.
-Duket qe fiton mire ketu, apo eshte makina e kompanise? - tha duke buzeqeshur dhe vazhdoi,- A te kujtohet sa fiksim e kam pasur dikur te ta mesoja makinen dhe te merrje makinen time?
E veshtrova. Ndjeva mall ne zerin e tij.
-Epo ja ku te iku edhe ky fixim,- ia ktheva si me shaka.
Heshtem serish.
-Si te ka ecur jeta gjate kesaj kohe? - guxova ta pyes pasi ne fakt nuk po duroja dot nga kurioziteti.
U kthye nga une dhe mu pergjigj:
-Kam qene i fejuar para dy vjetesh, por kam gati nje vit qe jam ndare.
E cuditur kthehem nga ai. Nuk e kisha marr vesh ndonjehere per fejesen e tij.
-Por pse jeni ndare?
-Nuk po gjenim me komunikim,- uli syte dhe une qe e shihja nderkohe qe mundohesha te ruaja perqendrimin me makinen.
-Me vjen keq! Po tani?
-Tani, beqare,- dhe zeri i mori nje hov.
Vazhduam te ecim ne makine ne heshtje. Banka ishte larg.
Papritur vura re qe po me shihte ngultas nga duart, nderkohe qe i jepja makines... me shihte duart ne timon dhe dicka sikur i terhiqte vemendjen i habitur.
-Po, eshte nje unaze martese ,- i parapriva medyshjes se tij.
Shtangu! Kishim ndaluar ne nje kryqezim dhe kjo me jepte mundesin te shihja me gjate nga ai. Po me shijonte ai moment, teksa e shihja drejt e ne sy...
-Nuk po thua asgje?
-A je e lumtur?- zerin ia ndjeva disi te shuar.
-Shume!- dhe ne moment u hap semafori jeshil.
Vazhdova rrugen pa i folur... E shihja aspak te qete. Nuk e priste. Prisja te thonte dicka, cfaredo qe te ishte... Thjesht doja te merrja mbrapsht dicka nga nje borxh i vjeter.
Ishte zilja e tel tim ajo qe theu heshtjen.
-Me thuaj?- u pergjigja ne tel.
Eri me shihte teksa buzeqeshja ne telefonate, nuk po e kuptoja dot nese ishte thjesht kuriozitet apo xhelozi... Gjithsesi pak rendesi kishte per mua...
-Une po shkoj te mbyll faturat ne banke sic te kisha thene...
Kurioziteti i tij dyfizhohej, e dalloja qarte. Ne nje cast kthehem nga ai nderkohe qe vazhdoja biseden me bashkeshortin tim.
-Te lutem ne oren 2 a mund te shkosh te marresh pak djalin tek mami, se une do vonohem pak.
Permes syve arrija ti depertoja ne shpirt... Doja te lendohej te pakten gjysmen e asaj qe isha lenduar une dikur. Nuk me vinte aspak keq, perkundrazi, me behej qejfi qe i plasa me ne fund edhe une nje bombe ne duar... Ajo qe nuk dija deri ne ato momente, ishte mllefi, zemerimi i akumuluar gjate ketyre viteve...
-Dakort zemer, ma puth djalin. Te puth edhe ty.- dhe e mbylla.
U ktheva para duke e lene ne mendimet e tij.
E pse duhej ti bente pershtypje qe une isha martuar? Normalisht qe do vazhdoja jeten time, edhe pse nuk e pata aspak te lehte tia filloja edhe njehere nga e para. E prita te kthehej, por jo kaq vone... Hodha syte para pikerisht atehere kur u binda se nuk do me kerkonte me! Madje edhe ate dite nuk me kerkoi, thjesht rastesi e fatit. Apo cfare priste ai, te vonohej edhe nja dhjete vjete te tjere dhe une qe do vazhdoja ta prisja... Ai zgjodhi te largohej... Jo gjithcka mund ta gjesh aty ku e le, sepse vjen nje moment ku dashuria thjesht ngelet nje kujtim i bukur, nje kornize ne nje dhome te vjeter, ne muret e asaj dhome qe njohu cdo milimeter sekondi... Dashurine duhet ta ushqesh o njeri, me prezence, me ndjenje, ngrohtesi... Sepse nuk ka dashuri te pavdekshme! Edhe dashuria me gjigande shuhet nese nuk i jepesh... -Sa vjec e ke djalin?- e degjoj papritur.
-Tete muajsh.
-Te te rroj.
E moren mendimet... Sa kurioze u bera te dija se cpo mendonte. Mbase imagjinonte sikur te ishte femije e ne te dyve, sic sa e sa here imagjinoja une dikur...
Hapa kroskotin e makines, nxorra prej aty nje foto te djalit dhe ia zgjata. Po e shihte me kureshtje.
-Eshte vete jeta ime!- i them duke buzeqeshur.
-Eshte bukur te kesh femijen tend, e?- e me pyet ne nje menyre te pafajshme.
-Nuk ta pershkruaj dot!
Djali im! Gjitha bota per mua! Madje edhe bota eshte pak... Me kujtohet kur e pash per here te pare ne inkubator...! Jam trembur shume atehere kur e linda djalin shtatanik dhe mjeket kishin frike. Mu desh te prisja dy muaj per ta mbajtur ne krahe.
Ai e la foton ngadale duke hedhur shikimin pertej dritares qe kishte ne krahe duke psheretire. I hodha nje veshtrim te shpejte.
-Disa here e kam pyetur veten se si do kishte qene nese di kishim vazhduar bashke.- rrefehet papritur duke me pare ngultas.
-Kurse une i kam harruar domethenien. Kur e pyete veten, sot kur me pe ne zyre?- ia kthej me ironi.
Thjesht me veshtroi sikur nuk po me njihte. Hapa dritaren nga ana ime se me dukej sikur po mbytesha.
-Po bashkeshorti yt me cfare merret?- nderroi teme.
-Eshte aksonier i firmes ku punoj une. Aty e kam njohur,- i pergjigjem me krenari.
Bashkeshorti im! Eshte njeri i mrekullueshem. Vetem te lumtur me ka bere qe nga dita e pare kur e kam njohur. E ndjeja veten me fat qe Zoti e solli ne rrugen time. Edhe prej faktit qe kemi njembedhjete vjet diference ne moshe, arrijme te kuptohemi shume mire, e ndjej veten te plotesuar me dike si ai ne krah. Mesoi si te fitonte nje respektin tim. Nuk me ka kursyer kurre mbeshtetjen, perkrahjen, dashurine... Shpesh here ndihesha disi ne faj qe une nuk mund ti jepja aq shume sa me falte ai... por ai me dha kohe... mesoi si te me fitonte ngadale!
-E dashuron?
U ktheva nga ai. Sa e cuditshme ta degjoja kete pyetje prej tij. Cfare paradoksi rezervon jeta. E ku e kisha menduar se ndoshta do vinte nje dite ku do konsumoja nje bisede te till me Erin...
-Normalisht qe e dua. Edhe bashkeshorti dhe babai i femijes tim.- u ndjeva mire. -Kam nje familje te mrekullueshme qe per asnje dhe asgje ne bote nuk do e braktisja. Eshte familja qe perhere kam enderruar te kem.
Ai vazhdonte te me shihte ngultas.
-A e di burri qe ti je me mua ne makine.
Cfare pyetje? Me erdhi shume keq qe e degjova te shprehej ashtu. Akoma nuk me kishte njohur!
-Ai ka besim tek une. Nuk e kam zhgenjyer kurre!
Ngadalsoj makinen dhe mundohem te hap krahun. E kuptoi. Ndalova. U ktheva nga ai. I cuditur me pyet:
-Po kafja?
-Po ti a ma dhe ndonjehere mundesin per kafe? Sa shume te jam lutur dikur per nje kafe te fundit!
Qeshi disi me ironi nderkohe qe une isha pak e acaruar.
-Po merr hak?
-Thjesht nuk kam cfare bisedoj me me ty!- e shihja drejt e ne sy.
Ai tundi koken duke qeshur.
-Zbrit te lutem.
Hapi deren. U kthye prape nga une.
-Dil!
-Ndoshta shihemi prape neser kur te vij te marr makinen.
Nuk i fola. Prita sa mbylli deren, i dhashe gaze makines dhe vazhdova rrugen duke menduar pushimet jashte me familjen te nesermen e asaj dite."
Shpresoj tia kete vlejtur koha qe harxhuat per ta lexuar (gjithmone nese publikohet)
Letra 25
Prsh! Po e shkruj dhe une historin time ne lidhje me temen e sotme.
Gjithcka filloi pasi u ktheva para tre vitesh ne shqiperi per t filluar shkollen per mjeksi ....edhe pse nuk doja u shtyva nga bashkeshorti im...sepse me shifte qe isha ne gjendje katastrofike e mbyllur ne shpi duke rritur dy femij...e pa u angazhur me asnje gje tjeter!
Por kthimi ne qytetin tim ishte dhe "fundi" per mua ...pasi u regjistrova ne shkolle...fillova normalisht studimet ,ku shkoja dhe nuk kisha asnje shoqeri ..dhe kete kisha vendosur mos te ngaterohesha me asnje . Por....dite kalonin ...dhe shikimi u ndesh me "ate" personin qe kisha antipati qe diten e pare qe e kisha pare!...Filluam komunikonim ...si dy shok...po mardhenia filloj behej akoma dhe me e ngusht ..saqe nqs rrija pa folur apo pa e par filloja ndjeja mungesen e tij!...gjerat ecnin si ne nje perrall ne fillim ku une haroja cdo gje dhe kisha sy vetem per ate ...por me kalimin e kohes filloi te behej shume xheloz ..aq sa harronte se cfare ishim ne, kishte dore..shante ..ofendonte ..per 5 minuta qe kish nervat..pastaj kthehej sikur asgje skish ndodhur ...vetem me ty me ka ndodhur kjo gje thoshte...vetem ty t dua si nuk kam dashur askend ne jeten time...njs dhe une isha e dashuruar tej mase me te...! Por...ndodh qe e mer vesh familja ime dhe cdo gje kthehet ne nje makth per mua...kisha presion e familjes qe nqs nuk e lija ate e largohesha nga shqiperia do ua thoshin "bashkeshortit" ku do me mernin dhe femijt!...vendosa te ndahem...te largohem nga shqiperia...POR mendja ,zemra...UNE...jam atje me ate qe dua...e nuk e di nqs nonje dite do e harroj edhe pas gjithckaje qe me ka ber...! Anonim te lutem
Letra 26
Pershendetje, pervec se te tregoj dicka nga situata personale gjithashtu dua te di dhe nese ka cifte te tjera me mardhenie si kjo e imja.
Jam e lidhur prej 2 vitesh me nje djal qe fillimisht jemi njohur ne nje menyre shume te bukur etj po kjo ska rendesi.
Jemi te dy ne nje moshe te pjekur.
Problemi im qendron qe une zihem shume me te dashurin tim, cdo dite te mundshme. Lidhja jone ka patur disa faza, edhe ne fillim ziheshim shume per shkak se une ankohesha se ai me bente te ndihesha e pa dashuruar. Mezi ja nxora fjalen te dua pasi eshte tip qe nuk shprehet dot.
Para ca kohesh u ndam per nje keqkuptim te madh dhe pas 1 muaji ishte koha rekord qe nuk ishim takuar, ai vjen dhe se kisha pare kurre te tille. Me rrinte afer , thoshte se me donte etj madje per here te pare folem dhe per gjera te metejshme qe me shihte si partnere te jetes se tij. Dukej romantik dhe vertete i dhene ksaj rradhe..
Por pas asaj faze qe zgjati as 2 jave filluan perseri zenkat, shume e me shume e te dy kalojme ne kriza nervore bertasim kemi filluar dhe te ofendojme njeri tjetrin.
Ndihem shume keq pasi me duket sikur nuk dilet nga kjo situate. Gjate gjithe kohes une shpresoja qe do ishim nje cift normal po zenkat nuk mbaruan kurre! Sic zihemi ashtu pajtohemi por nuk ka dite qe nuk zihemi eshte e habitshme saqe jemi mesuar si dicka e perditshme madje bejme dhe batuta rreth ksaj gjeje.
Mendoj shpesh here te largohem sepse eshte e pa rregullueshme por problemi tjeter qendron qe une e kam te pamundur te ndahem.
Ndjenjat me thone qe dashuria eshte me e madhe se zenkat dhe acarimet e kota, por vetedija ime e di qe paqja eshte gjeja me e rendesishme ne jeten e njeriut.
Gjithashtu dua te di nese ka cifte te tjera ne kete situaten time, mbase disa mund te jen dorezuar ose vazhdojne si puna ime me shpresen e ndryshimit.
Anonim, Faleminderit nese e poston.
Letra 27
Jam femij i vetem..nuk kam punuar kurr..dhe kjo esht arsyeja qe nuk kam as lek te nis divorcin..qe bashkshorti im nuk pranon kurrsesi tma jape...jam dhunuar e kam duru per hater te femijve..kam mar borxh duke mbyll pislleqet e tij..shum nga ju do me gjykojn si te dobet..ndoshta...!
por ndonjeher jemi te detyruar nga rrethanat...duhet ti vuash ne kurrizin tend ca gjera qe te japesh nje mendim te sakte..te gjith ne jet kan vuajtur..pak a shum..un bashkshortin tim e zgjodha vete..kur mamaja ime qante..un i thoja..o ate o ska..kam ber plot gabime..tani asgje nuk kthehet mbrapsh..as jeta ime..
As kjo jet qe para ca muajsh provova ti jap fund...e vetme me dy femije..pa asnje lek...truri te hyn ne nje tunel e nuk sheh me drite...nje nene ndjehet qenia me e keqe ne bote kur sja ploteson dot kerkesat femijes...Cfar don nje mashkull...im shoq...pati nje femer te ndershme..nje qe gatuante shkelqyeshem...mbante rregull e pasterti...adhuronte lulet..i rrespektonte familjen...cfar kerkoj...kur pinte e prisja deri ne 2 te nates zgjuar....i pergjerohesha..te lutem..do na shkaterrosh...
Po ndodh..ne shpin ton ka vec sherr..per te nuk me ka ngel me asnje ndjenj..pervec urrejtjes.....un e gjall apo e vdekur me te do divorcohem.....flm qe merni mundimin e lexoni.,Anabel Flm nese e poston..Me respekt...Ana....