Bota

Gjithë bota ka sytë tek ai: Ç’do të shpikë Elon Musk për të shpëtuar djemtë në Tajlandë?

8 Korrik 2018

Gjithë bota ka sytë tek ai: Ç’do të shpikë Elon

12 futbollistët e vegjël dhe trajneri i tyre 25-vjeçar po mbajnë në ankth gjithë botën, pas incidentit të frikshëm që i bllokoi brenda një shpelle për më shumë se dy javë, ngjarje për të cilën mund të lexoni më shumë duke klikuar këtu.

Gjithë bota ka sytë tek ai: Ç’do të shpikë Elon

Në këto çaste vendimtare, Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, është në përgatitje për të shpikur një pajisje që do të mund të veprojë sa më shpejt.

Gjithë bota ka sytë tek ai: Ç’do të shpikë Elon

Përmes disa postimeve në Twitter ai u shpreh se është në rrugën e duhur për t’u ardhur në ndihmë sa më parë.

“Kam marrë disa lajme të mira nga ekspertët e shpellës në Tajlandë. Jemi në bisedime për të krijuar një pajisje që mund të rezultojë shumë e sigurt nëse e provojmë. Gjithashtu po ndërtojmë një tub që do të minimizojë presionin duke mos lejuar humbjen e ajrit.

Në thelb bëhet fjalë për një nëndetëse duke përdorur tubin e tranferimit të oksigjenit të lëngët të raketës Falcon. Do të ketë mjaftueshëm dritë për të kaluar 2 zhytës nëpër ngushtica. Jashtëzakonisht e fuqishme.”

Falcon Heavy është raketa më e fuqishme në botë e themeluar nga Elon Musk, e cila u ngrit në fluturim për herë të parë më 6 shkurt 2018.

Gjithë bota ka sytë tek ai: Ç’do të shpikë Elon

Lidhur me misionin e shpëtimit të djemve, situata momentalisht po përshpejtohet sepse kushtet e motit janë duke u përkeqësuar.

Gjithë bota ka sytë tek ai: Ç’do të shpikë Elon

Gjithë bota ka sytë tek ai: Ç’do të shpikë Elon