Pak ditë më parë, çifti i famshëm i këngës “Him & I” deklaruan se ishin ndarë duke lënë zemërthyer gjithë fansat e tyre. G-Eazy dhe Halsey, pas një viti romance, u duk sikur u ndanë në mënyrë paqësore, #drama-free.
Por disa postime të Halsey-t në Twitter i kanë bindur fansat se ishte tradhtia e reperit që solli ndarjen. Fillimisht ajo postoi dhe fshihu më pas emoji-n e gërshërëve. Deri këtu nuk ka asgjë, por duke iu referuar këngës “Him & I”, ku G-Eazy thotë “Nëse ajo ndonjëherë do të më kapë duke e tradhtuar, mund të jetë e aftë të ma presë penisin”, bindemi se nuk ka qenë e paqëllimshme.
Sikur të mos mjaftonte, këngëtarja i hodhi sërish benzinë zjarrin.
pumpkin eater.
— h (@halsey) July 4, 2018
“Pumpkin Eater”, që nuk është e vështirë t’i bësh lidhjen me fjalinë “Cheater, Cheater, Pumpkin Eater”.
Kjo frazë ka dalë nga një përrallë për fëmijë, ku personazhi Peter nuk mund ta mbante mirë gruan e tij, kështu që e vendosi atë në një kunkull të madh dhe e la atje përgjithmonë. Më pas, përralla u transformua dhe fraza i referohet tashmë tradhtive.