Meqë jemi në atmosferën e Botërorit, revista e mirënjohur britanike “Monocle” mendoi të formonte një skuadër të fuqishme duke bërë bashkë 11 kryebashkiakë nga e gjithë bota. Në këtë formacion imagjinar, ndër të tjerë, një pozicion strategjik i është dhënë edhe Erion Veliajt, atë të sulmuesit të krahut.
“Me ethet e Kupës së Botës që na kanë rrëmbyer të gjithëve, menduam të formojmë së bashku një skuadër kryebashkiakësh superstar- ë, të gatshëm të japin 110% “në fushën e lojës”. Të gjithë e dimë se ndeshjet fitohen me gola dhe duke filluar nga përmirësimi i transportit publik (për këmbësorët) deri në trajtimin e temës së racizmit, skuadra jonë e kryebashkiakëve ka plot golashënues.” nis shkimi në fjalë.
Sipas revistës ajo çka i bashkon këta 11- të drejtues është mënyra e të menduarit me një nuhatje të pazakontë që i karakterizon.
“Rregulli i futbollit na ka treguar shpesh se një ekip me kampionë, del i dyti vetëm pas ekipit kampion. Por, Njëmbëdhjetëshja jonë e Kryebashkiakëve Botërorë i përfshin të dyja këto. Ndryshe nga shumica e trajnerëve që u është dashur të sjellin vetëm një skuadër në Kupën e Botës, ne patëm mundësi të zgjidhnim nga e gjithë bota - por kjo, sigurisht, e bëri edhe më të vështirë detyrën tonë.”
Pasi përmblidhet puna e kryebashkiakëve të përzgjedhur, vjen radha e Veliajt, i njëmbëdhjeti në renditje.
Sulmues/ Erion Veliaj - Tirana
Përpjekjet e Veliajt për të ulur makinat në qytet dhe rritur përdorimin e biçikletave në rrugët e qytetit, e kanë bërë Tiranën më efiçente. E shkuara e tij si aktivist, i fal atij pasionin ikonoklasik të një ish redaktori reviste.
Më poshtë keni një pasqyrim të gjithë skuadrës:
PORTIER
1. Phil Goff - Auckland, Zelandë e Re
MBROJTËS
2. Libby Schaaf - Oakland, Kaliforni
MBROJTËS
3. Bart Somers - Mechelen, Belgjikë
MBROJTËS
4. Carolyn Goodman - Las Vegas,
MESFURSHOR-MBROJTËS
5. Mitch Landrieu - New Orleans
MESFUSHOR
6. Ko Wen-Je – Taipei, Kinë
MESFUSHOR
7. Park Won-soon – Seoul, Korea e Jugut
MESFUSHOR
8. Valerie Plante - Montreal, Kanada
SULMUES
9. Jenny Durkan - Seattle, SH.B.A
SULMUES
10. Ridwan Kamil - Bandung, Indonezi