Fashion & Beauty

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më i mirëmenduari, te më i sikletshmi

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më

Lidhja e Ariana Grande dhe Pete Davidson po ecën me shpejtësinë e dritës. Deklaruan se ishin bashkë më 21 maj, shpallën fejesën më 12 qershor dhe së fundi, tatuazhet janë bërë pjesë e pandashme e dyshes. Davidson ka bërë tatuazh veshë lepuri pas veshit në nder të Ariana-s, ndërsa ajo ka bërë një tatuazh dedikim për babain e Davidson, i cili u nda nga jeta në sulmet e 11 shtatorit.

Shumë prekëse dhe e ëmbël, për sa kohë janë bashkë, por këtë s’na e siguron kush. Sidoqoftë, të dashuruarit më të rinj të Hollywood-it s’janë të parët që shënjuan në bojë të përjetshme lidhjen e tyre. Më poshtë gjeni tatuazhet dedikim më të mirëmenduara dhe më të sikletshme.

Jay-Z dhe Beyonce

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më

Të dy bënë tatuazh “IV” në gishtat e unazës pasi u martuan. Numri romak simbolizon ditët e tyre të lindjes (4 shtator dhe 4 dhjetor), ditën e dasmës (4 prill), albumet (4 nga Beyonce dhe 4:44 nga Jay-Z), emrin e mesit të së bijës (Ivy) dhe linja e rrobave (Ivy Pak). Asnjë nga këto s’e ndaloi Beyonce-n ta ndryshonte tatuazhin që t’i ngjasonte më shumë një 4-e të mirëfilltë.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më

Cyrus dhe Hemsworth janë fejuar dy herë deri tani dhe e kanë shënjuar dashurinë e tyre me tatuazhe që citojnë fjalimin e Theodore Roosevelt nga 1910-a për Citizenship in a Republic. Tatuazhi i Hemsworth thtoë: “Nëse ai dështon, të paktën dështon duke guxuar fuqishëm,” ndërsa i Cyrus: “Vendi i tij s’do të jetë mes shpirtrave të ftohtë dhe të druajtur që s’njohën as fitoren as mposhtjen.” Të dy tatuazhet thonë, në fjalë të tjera: “Haters, shihni punën tuaj.”

Drake dhe Rihanna

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më

Në 2016-n, Drake deklaroi dashurinë e tij të pamatë për Rihanna-n  gjatë një ceremonie çmimesh. U puthën dhe pastaj u bojosën bashkë. A i rezistoi ndjenja kohës? Dëgjoni albumin e fundit të Drake ku flet për djalin që fsheu nga bota dhe flasim pastaj.

Katy Perry dhe Russel Brand

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më

Kur Perry dhe Brand u martuan, të dy kishin tatuazh në bicepse shprehjen në sankrit “Anuugacchati Pravaha” që do të thotë “Ec me rrymën”. Edhe pse ata janë ndarë, tatuazhet mbetën. Merreni si provë që dashuria zgjat pak, por sloganet klishe që s’kanë vlerë zgjasin përjetë.

Liam Payne dhe Cheryl

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më

Vjet, Payne zbuloi e kishte bërë tatuazh në krah syrin e Cheryl. Ishte një deklaratë e bukur dashurie që i rezitoi... si thatë? Janë ndarë? Sapo janë ndarë? Ah, e sikletshme.

Charlie Sheen dhe Denise Richards

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më

Sheen dhe Richards kishin tatuazh emrat e njëri-tjetrit në trup kur u martuan, por të dy i kanë ndryshuar me kohë. Richards e shndërroi në një zanë, ndërsa Sheen e ktheu emrin “Dennise” në “Ëinning”.

Johnny Depp dhe Winona Ryder (dhe Amber Heard)

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më

Në vitet ’90, kur aktori ishte i lidhur me Winona Ryder, bëri tatuazh “Winona forever” (Ëinona përgjithmonë). Pastaj u ndanë dhe Depp e rregulloi në “Wino forever”. Vite më vonë, kur ai filloi të dilte me Amber Heard, aktori bëri tatuazh fjalën “SLIM”, një nofkë përkëdhelëse për Heard. Pastaj u ndanë dhe ai e ktheu në “SCUM” (llum). Johnny Depp duhet t’i japë fund tatuazheve.

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Tattoos that VIPs make for each other, from the most well-liked, to the most embarrassing

Tatuazhet që VIP-at bënë për njëri-tjetrin, nga më